Mançester Siti ka fituar një ndeshje të jashtëzakonshme ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e parë në Ligën e Kampioneve, të mbyllur me shifrat 4-3 për skuadrën angleze. Shifra që lënë gjithçka të hapur dhe që garantojnë një tjetër spektakël në ndeshjen e kthimit në Madrid.

MANÇESTER SITI – REAL MADRID 4-3

De Bryjn 2′, Zhezus 11′, Foden 53′, Bernardo Silva 74′ / Benzema 33′, (p) 83′,  Vinicius 55′

 

Real Madrid dhe Manchester City janë përballur dy herë në turet me eliminim direkt në Champions League. Në gjysmëfinalen e 2016 triumfoi Real Madrid, ndërsa në 1/8 e 2020 ia doli të kualifikohej Manchester City.