Gjatë ndarjes së çmimeve “Emmy Awards” sigurisht që një pjesë të madhe të vëmendjes e ka tërhequr paraqitja e yjeve në tapetin e kuq.

Fustane të gjatë, elegantë, në ngjyra të ndryshme të dizajnuar nga stilistë të famshëm dominuan mbrëmjen e djeshme në Nokia Theatre në  Los Angeles.

Mediat e huaja kanë renditur emrat e femrave më të hijshme mbrëmjen e djeshme dhe që kishin goditur me zgjedhjet e tyre.

Aktorja January Jones ka tërhequr vëmendjen me fustanin e saj në ngjyrë pink të lehtë dhe stilin e saj “vintage”.

Aktorja amerikane Zooey Deschanel, aktorja Claire Danes dhe Kerry Washington bënë gjithashtu një hyrje plot finesë me fustanet e tyre elegante.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)