Jessica Alba dukej tepër në formë me një fustan në ngjyrë blu elektrik dekolte dhe me gjatësi treçerekshe.
Aktorja ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Cash Warren.
Ndërsa, aktorja Rosario Dawson ka treguar që ajo është një diva e bukurisë edhe pa u ngarkuar me make-up dhe bizhu.
Aktorja kishte veshur një fustan të zi lëkure tepër klasik. Jamie King i ka kushtuar një ditë të tërë parapregatitjeve për mbrëmjen premierë të filmit Sin City: A Dame To Kill For.
Ajo është parë duke ikur në sallonin e bukurisë në Beverly Hills që në mëngjes, ndërsa në darkë është parë me një fustan të gjatë të zi dhe tepër elegant i cili i zbulonte njërën këmbë.
Aktorët e tjerë që janë pjesë e këtij filmi janë yjet, Josh Brolin, Jessica Alba, Mickey Rourke, Joseph Gordon-Levitt, Eva Green and Lady Gaga të cilët do të jenë të pranishëm edhe më 22 gusht në shfaqjen në teatër.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)