TIRANE- Ky është 7 marsi i fundit që do të festojë me kolegët dhe në një klasë të mbushur plot me nxënës. Pasi vitin që vjen, Ylli Canci, mësuesi më i mirë i Matematikës në qytetin e Tiranës do të dalë në pension. Në një intervistë për “Shqiptarja.com”, ai na rrëfen se si ka ndryshuar lënda e matematikës, në kuadër të maturës shtetërore, e bashkë me të edhe ai. Ndërkohë që thotë se një ndër çastet më të bukura për të ka qenë kur e njoftuan se ishte shpallur “mësuesi model për vitin 2011”.
Profesor Ylli, ju u shpallët mësuesi model për vitin 2011, a ishit në dijeni të këtij propozimi?
Në të vërtetë jo. Madje u surprizova, kur më morën në telefon nga Ministria e Arsimit dhe më thanë se disa nxënës kishin propozuar emrin tim si mësuesi model i vitit 2011, vetëm për Tiranën. U gëzova, sepse kjo është në një farë mënyrë një shpërblim nga nxënësit për punën time dhe nuk kam se si të mos ndihem krenar.
A morët ndonjë mbështetje financiare?
Edhe mbështetja financiare është e rëndësishme, por më e rëndësishme është stimulimi. Dhe kjo është ajo që për ne ka më shumë rëndësi.
Ju jeni një mësues i vjetër i matematikës, a e keni të vështirë t’i bëni nxënësit për vete, kur dihet se shumica nuk e pëlqejnë këtë lëndë?
Nëse punon me nxënësit, dhe i trajton ata si shokë gjithçka është më e lehtë. Unë nuk kam pasur kurrë probleme apo konflikte me nxënësit dhe klasa ime ka qenë gjithmonë e mbushur plot. Ndoshta kjo edhe për shkak të eksperiencës sime, ku punën si mësues e kam nisur tek akademia “Skënderbej” ku kishte rregull e disiplinë.
Ju keni punuar edhe në zonat periferike të Tiranës, dhe prej gati 20 vitesh jeni mësues në një ndër gjimnazet më me emër të Tiranës, a është njësoj e vështirë si të punosh në periferi, si të punosh te “Sami Frashëri”?
Për mua është njësoj e vështirë, dhe nxënësi të do vetëm nëse iu përkushtove. Në të kundërt ke dështuar si mësues. Nuk mund të jesh mësues i suksesshëm në qytet dhe në fshat jo.
Pas kaq vitesh në arsim, a ndiheni i shpërblyer?
Profesioni i mësuesit është një profesion mjaft i vështirë. Jam i shpërblyer nga nxënësit e mi. Kënaqem kur ata ecin përpara në jetë dhe më përshëndesin, por mendoj se shteti duhet t’u kushtojë më shumë vëmendje mësuesve.
A e kanë të vështirë nxënësit të mësojnë matematikën, sidomos me këtë sistemin e ri të maturës shtetërore, kur kanë matematikë të thelluar dhe matematikë bazë?
Sigurisht që është e vështirë të përshtaten, por ne mësuesit u jemi gjithmonë pranë. Ka vështirësi për tema të caktuar, për kapituj të caktuar, por rezultatet e maturës kanë treguar që nxënësit e përpithin mirë matematikë, pavarësisht shkallës së vështirësisë.
A ju rastis që gjatë punës tuaj, të takoni “gjeni” matematike?
Unë merrem edhe me olimpiadën e matematikës. Në fakt kjo është një pikë e dobët e sistemit arsimor, pasi nuk ka fare shpërblime për ata që fitojnë në këto konkurse në rang kombëtar. Nëse deri para ca kohësh, nxënësit fitues kishin edhe stimulime, tani kjo nuk ndodh më. Ndërkohë që nxënësit e “Sami Frashërit”, kanë fituar çmime jo vetëm në olimpiada kombëtare. E njëjta gjë edhe për mësuesit. Unë merrem prej vitesh me përgatitjen e nxënësve pjesëmarrës në olimpiadë, dhe do t’i çoj deri në fund këta që kam, por mësuesit e rinj nuk kanë interes, Pasi askush nuk bën orë shtesë pa marrë pagesën.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com