Ylli gjerman mbetet jashtë
Euro2016, ja lista e 'pancerave'

Ylli gjerman mbetet jashtë<br />Euro2016, ja lista e 'pancerave'
Trajneri i kombëtares gjermane të futbollit ka përzgjedhur 23 lojtarët të cilët do të grumbullohen me kombëtaren e 'panzerave' për Europianin e "Francë 2016". Një emër i madh i futbollit gjerman ka mbetur jashtë Europianit. Bëhet fjalë për yllin e Borussia Dortmund, Marco Reus, i cili do t'i mungojë këtij Europiani.
 
Reus, në 27 ndeshje të luajtura gjatë këtij sezoni, shënoi 20 gola, ndërsa dha edhe 8 asiste.
 
Megjithatë, Low ka vendosur ta largojë atë, për shkak të lëndimeve të vazhdueshme të mesfushorit, të cilat vazhdojnë të jenë problematike.

reus
 
Reus humbi humbjen miqësoren ndaj Sllovakisë për shkak të një problemi fizik - ai gjithashtu humbi edhe Kupën e Botës 2014 për shkak të lëndimit.
 
Pavarësisht se kaloi një sezon të varfër, përfshirë edhe lëndimet me Manchester United, Joachim Low ka marrë në Europian mesfushorin Bastian Schëeinsteiger, duke përmbyllur kështu listën e 23 lojtarëve.
 
Low ka grumbulluar gjithashtu edhe dy mesfushorwt e rinj Joshua Kimmich e Julian WEIGL.
 
Në sulm do të jetë Mario Gomez, i cili udhëhoqi Besiktas drejt titullit turk me 26 gola. Ndërsa përkrah tij do të jenë edhe Thomas Muller e Lukas Podolski.
 
Lista e lojtarëve të kombëtares gjermane
 
Portier: Manuel Neuer (Bayern Munich), Marc-Andre ter Stegen (Barcelona), Bernt Leno (Bayer Leverkusen).
 
Mbrojtës: Jerome Boateng (Bayern Munich), Emre Can (Liverpool), Jonas Hector (FC Köln), Benedikt Höwedes (Schalke), Mats Hummels (Bayern Munich), Shkodran Mustafi (Valencia), Antonio Rüdiger (AS Roma).
 
Mesfushor: Julian Draxler (VfL Wolfsburg), Mario Götze (Bayern Munchen), Sami Khedira (Juventus), Joshua Kimmich (Bayern Munich), Toni Kroos (Real Madrid), Mesut Özil (Arsenal), Leroy Sané (Schalke), Andre Schürrle (VfL Wolfsburg), Bastian Schweinsteiger (Manchester United), Julian Weigl (Borussia Dortmund).
 
Sulmues: Mario Gomez (Fiorentina), Thomas Müller (Bayern Munich), Lukas Podolski (Galatasaray).

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve