Ylli i Davidit, pse fshehën arkeologët 
austriakë simbolin e Kishës së Beratit 

Ylli i Davidit, pse fshehën arkeologët <br />austriakë simbolin e Kishës së Beratit 
Hyrjen e këtij artikulli po e hapim me një shprehje të piktorit të madh ekspresionist hollandez, Vinsent van Gog, i cili ka thënë: “Ai artist që nuk dyshon në veten e tij pak ia mbërrin”. A duhet të jemi dyshues në punën tonë në çdo fushë të jetës? Kjo vlen edhe për të huajt që kanë bashkëpunuar me ne, po bashkëpunojnë e do të bashkëpunojnë në të ardhmen, jo vetëm kur ata na ofrojnë të dhëna sidomos mbi aspekte të trashëgimisë tonë kombëtare, si një çështje mjaft e ndjeshme për secilin prej nesh, por edhe kur çështje të ndryshme si kjo që kemi marrë në konsideratë bashkëjetojnë dhe janë pjesë e fakteve dhe historisë. A duhet t’a shprehim mendimin tonë kritik?
kisha berat
Mendimi kritik është një mënyrë e sofistikuar të menduari. Ai kërkon një reflektim të arsyetuar ku menduesi reflekton mbi njohuritë dhe pohimet e mëparshme që ai zotëron. [1] Në linjën e kësaj llogjike mbi mendimin kritik, duke mos iu mohuar kontributin e veprimtarisë së Kamilo Prashniker dhe Arnold Shober, të cilët bënë një punë serioze mbi pasurinë arkeologjike shqiptare dhe i kushtuan vëmendje vendbanimeve ilire hedh dyshimin tim, por në këtë rast konkret, mbi këta dy arkeologë austriak gjatë Luftës së Parë Botërore, për një element, fragment të një guri funerar të cilët e interpretojnë në mënyrë jo korrekte me përshkrimin që i bëjnë këtij elementi, [2] fshehjen e simbolikës që ndodhej e punuar në reliev në qendër të gurit funerar, duke e dokumentuar jo me anë të fotografimit, por me anë të një skice me titull ”Relief në Berat”.

kisha berat

Të jetë kjo ndonjë lajthitje e tyre? Ky veprim duhet të ngrejë mjaft pikëpyetje sidomos në komunitetin shkencor dhe veçanërisht tek ata që merren me studimin e shkencave arkeologjike, historike, por jo vetëm.
Ja si e pëshkruajnë dy arkeologët austriak këtë element: “Guri i varrit (?) i dhënë në fig.75 është murosur mbi absidën e djathtë të kishës së vogël (fig.1), që gjendet drejtpërdrejt prapa portës së qytetit të sipërm, majtas. Lartësia rreth 0.70m, gjerësi afërsisht 0.45m, gur gërqeror blu në gri, sipër i thyer. Në fushën e thelluar një kurorë me kokë poshtë, brenda së cilës një mbishkrim i fshirë (fig.2)” [3]
Por si ka qenë në të vërtetë realiteti faktik i këtij reliefi të punuar në gur?

kisha berat

    Në fushën e thelluar të kurorës me kokë poshtë brenda saj nuk ka pasur mbishkrim të fshirë, por simbolin e një ylli me gjashtë cepa, dy trekëndor të ndërthurur, pra simbolin e Yllit të Davidit (fig.3). Sipas një fotoje të vitit 1961 (fig.4) ky simbol është i lexueshëm. Për të qenë sa më i sigurt në këtë vrojtim të kujdesshmëm të kësaj fotoje (çdokush mund t’a quaj edhe zbulim pasi asnjeri deri tani nuk e ka evidentuar) dhe për të dhënë një përshkrim të saktë të saj iu drejtuam arkivës teknike të Institutit të Monumenteve të Kulturës –Tiranë (gjej rastin të falenderojë përzëmërsisht dy punojëset e arkivës). Në dosjen e  kishës së shën Todrit të kalasë së Beratit gjetëm edhe disa foto të tjera të disa viteve më vonë, ku simboli në qendër të kurorës ishte ende i lexueshëm.

Njera prej fotove është plan detaj i elementit mbi absidë (fig.5). Simboli i Yllit të Davidit 10cm x 10cm i cili ishte i punuar me relief të ulët 2-3mm në gjendjen e sotme nuk duket sepse faktorët natyrorë (sidomos shirat) kanë bërë që fushën e kurorës ku është punuar Ylli i Davidit ta dëmtojë dhe guri të gripohet.

    Por çfarë tregojnë simbolikat dhe kuptimi i tyre në këtë relief në gur? Kurora përfshin të lidhurit, e krijuar nga lulet e endura, gjethe, degë apo ndonjë material tjetër. Ajo simbolizon fitoren, besnikërinë, përkushtimin, kujtesën dhe kalimin në jetën e përjetshme (Hunter, 2000, 4).

Në fillim, kurorat ishin bërë nga degët e pemëve të ndryshme, kështu që ato janë ende të lidhura me simbolikën e pemëve në përgjithësi dhe të disa pemëve në veçanti. Ato ishin atributet e perëndive; dhe gjithashtu ato ishin një herë simbol-funeral. [4] Në pikturat dhe reliefet helenistike të varrimit kurora ishte një motiv i zakonshëm, i cili nënkuptonte pavdekësinë. [5] Në Bibël, një kurorë, e quajtur ose atarah ose Keter, simbolizon familjen mbretërore, fuqinë dhe nderin. Për rabinët, kurora ishte simboli themelor i nderit: “Ka tre kurora: kurora e Torah, kurora e priftërisë dhe kurora e familjes mbretërore; por kurora e një emri të mirë ua kalon atyre të gjitha”. Tre kurorat e para i referohen kurorave fizike si dhe simbolike: kurora zbukuruese e dorëshkrimit (Keter Torah), një kësulë e kryepriftit dhe kurora e familjes mbretërore. Këto tre kurora janë përfaqësuar shpesh në pëlhurën e Torah që mbulon arkën. [6] Në krishtërim, kurora përfaqëson ringjalljen e Krishtit dhe jetën e përjetshme pra, me këtë qëllim fitoren e jetës mbi vdekjen.

Ajo ka qenë një motiv popullor në art, veçanërisht në kontekstin e varrimit. [7] Kërcënimi i vërtetë për mbijetesën e Judaizmit nga kjo kohë ishte nga Krishtërimi, i cili u zhvillua nga Judaizmi dhe kishte afinitete fetare dhe kulturore me të. Kjo sfidë për pavarësinë e Judaizmit ishte edhe më e fortë mbi shek.IV, kur krishtërimi u bë fe zyrtare e Perandorisë Romake. Sidomos në këtë kohë hebrenjve iu nevojitej të mbronin identitetin e tyre dhe për këtë arsye u kthyen te simbolizmi.

kisha berat

Ata zgjodhën simbole të veçanta të cilat komunitetet hebraike, si dhe individë menduan që mund të shprehnin besimin e tyre kombëtar dhe mund të paraqesin idetë fetare me të cilën ata mund të identifikoheshin. [8] Shfaqjen e simbolit të kurorës [9] e gjejmë edhe në pamjen e sinagogës së Birim Kefar në Galile mbi derën qendrore kryesore (fig.6).[10] Shembuj të tjerë të simbolit të kurorës evidentohen edhe në qendër të arkitrarëve prej guri te dyert në sinagogat Kapernaum, Katzrin (fig.7), Eshtamoa afër Hebronit (fig.8), në Galile (fig.9) etj. Ajo gjendet edhe në pllaka altari sinagogash (fig.10) të zbukuruara me këtë simbol si në: Hamath Gader, Dashdod, Gadara etj. [11]

    Për mendimin tonë duke u nisur nga të dhënat e mësipërme, konteksti, por më thelbësorja nga prania e komunitetit hebraik në Berat, e cila dëshmohet në kohë  të ndryshme me tri grupimet e mëdha të hebrenjve: romaniotë, safardikë dhe ashkënazi, [12] por edhe simbolika e kurorës që shoqërohet me Yllin e Davidit si emblemë na e përforcon më shumë mendimin se ky fragment i murosur mund të jetë element funerar hebre. Këtë llojë konceptimi të artit zbukurimor funerar e kemi hasur edhe në elemente të tjerë funerar hebraik me këto dy simbole (shih fig.11 varrezat hebraike në qytetin Chernivtsi të Ukrainës perëndimore, ndërsa guri i varrit hebre i shek.I p.e.s në Muzeun e Apollonisë, në Libi është me simbolin e kurorës (fig.12). Emrat dhe moshat e tre personave nga një familje hebreje: 45 vjeç, 8 vjeç dhe 87 vjeç).

    Po përse arkeologët e huaj nuk na ofruan skicimin dhe përshkrimin e duhur të realitetit faktik të këtij elementi, qoftë fragment arkitektonik i një monumenti, ose pjesë e brendisë së tij, apo qoftë fragment arkitektonik funerar? Edhe n.q.s në argumentimin tonë të simbolikave, shpjegimit të tyre dhe analizës së mësipërme, të studiuar në thellësi dhe gjerësi, duke hulumtuar me literaturën botërore, fotove dhe fakteve që parashtrojmë, këto dhe të tjera mund të lindin akoma pikëpyetje tek studiues apo jo studiues të cilët mund të jenë skeptik nga sa argumentojmë, por megjithatë, pse arkeologët austriak fshehën një të vërtetë? Përse ata shtrembëruan, falsifikuan? Ky veprim mendojmë se duhet të ketë një përgjigje.

”Reliefi në Berat” nuk është një përshkrim i bazuar në kujtesë, pa riprodhim fotografie ose skice dhe pa përmasa të sakta nga arkeologët austriak, siç shprehet Prashniker ku shërbëtori i tij bashkë me pjesën më të madhe të plaçkave të arkeologut u zu rob dhe me të humbën edhe shumë prej skicave, shënimeve dhe fotografive të tij. [13] “Reliefi në Berat” është i dokumentuar, i skicuar, me përmasa, megjithëse jo shumë të sakta, edhe i botuar në “Archäologische Forschungen in Albanien und Montenegro” von C. Praschniker und A. Schober, Ëien, 1919, por për habinë tonë të madhe ai është manipuluar.

    Ne besojmë dhe jemi të bindur se simboli i Yllit të Davidit në qendër të kurorës është lënë pa u theksuar nga vetë ata, por përse t’a shtrembëronin duke vendosur një mbishkrim të fshirë? Ata mund edhe të mos e përmendnin në librin e tyre...Reliefi bie në sy tek çdo vizitor që hynë në Kalanë e Beratit që ka një nivel kulturor...pra, përfundimi është se ata e kanë parë dhe nuk iu ka leverdisur skicimi dhe përshkrimi i duhur.
    Duket se ka një konsensus të studiuesve që, duke filluar në vitet 1870, anti-semitizmi europian hyri në mënyrë dramatike në një fazë të re.

Në qoftë se kjo është me të vërtetë e vërteta, çfarë solli rritja e antisemitizmit post-1870? [14] Kjo periudhë sinjalizon një ndryshim në marrëdhëniet hebreje-johebreje brenda Evropës që kishte filluar me Iluminizmin Europian në fund të shek. XVIII. [15] Termi antisemitizëm ishte nisur në vitin 1879 nga gazetari gjerman Ëilhelm Marr në shpjegimin e kushteve mbi të cilat konflikti mes hebrenjve dhe fqinjëve të tyre ishte që të kryhet në një Evropë të laicizuar.  [16] Vala e re e antisemitizmit të Evropës do venitet pak kohë në mes të 1898 dhe 1914. Por me revolucionin e suksesshëm bolshevik [17] në Rusi, rënien e perandorive pas – Luftës së I Botërore dhe përmbysjen e ekonomisë botërore, antisemitizmi u rrit në nivele të papara në mes të 1933 dhe Holokaustit.[18]

kisha berat

    Në asnjë kohë (në dallim nga Gjermania) Austria rimëkëmbi plotësisht prosperitetin e saj para lufte. Por ajo ishte pikërisht në kohët më të këqija ekonomike, nga viti 1918 deri në fund të 1923 dhe sërish pas 1930, ku anti-semitizmi ishte në kulminacionin e vet. [19] Në të njëjtën kohë - dhe kjo është në vetvete tregues - në kontrast me të dyja Austrinë dhe Gjermaninë në dritën e disa iniciativave pak të izoluara, hebrenjtë hungarezë nuk krijojnë asnjë organ apo organizatë me qëllim për të shpallur luftimin e antisemitizmit. [20] Socializmi Kombëtar u rrit gjithashtu në Austri, ku dhuna ndaj hebrenjve ishte edhe më e përhapur se sa në Gjermani. [21]

Realizuam këtë parashtrim në vija të përgjithshme të aspektit historik pas gjysmës së dytë të shek.XIX – disa vite pas Luftës së I-rë Botërore për kuptuar se arkeologët austriak në rrjedhën e përgjithshme të politikës europiane gjatë dhe menjëherë pas Luftës së Parë Botërore u ndikuan nga tre tendencat që sollën antisemitizmin duke përfshirë variantin e tij racist (shih, Antisemitism in history: Ëorld Ëar I) [22] dhe në këtë mënyrë ata fshehën një të vërtetë tek “Reliefi në Berat”. Konfliktet midis hebrenjve dhe fqinjëve të tyre janë regjistruar për më shumë se 2000 vjet. [23]

    Për aq kohë sa shteti të jetë kristian dhe Judaisti Judaist, i pari është po aq i pafuqishëm të lejojë emancipimin për të dytin, sa dhe ky i fundit është i gatshëm ta pranojë atë. [24] Atëherë, si i jep zgjidhje Bauer çështjes së Judaizmit? Cili është përfundimi? Kritika ndaj çështjes së judaizmit është dhe zgjidhja e pyetjes mbi Judaistët. Duhet të emancipojmë veten para se të emancipojmë të tjerët. Gjithsesi, në konceptin e Bauerit, çështja e Judaizmit ka një domethënie universale, të pavarur nga kushtet specifike gjermane.

Është çështja e marrëdhënies së fesë me shtetin, e kundërshtisë midis ndrydhjes fetare dhe emancipimit politik. [25] Teori si ajo e rrathëve kulturorë, ajo e përvetësimit të kulturave të disa popujve “superior”, aktivë në kulturë, “dhe destinacionit të disa popujve“ inferior, pa aftësi krijuese, pasivë në kulturë”, teoritë raciste etj., s’kishin asgjë të përbashkët me shkencën e vërtetë arkeologjike.[26] Shembulli i mësipërm u konkretizua për të treguar se mendimi shkencor duhet të jetë i pavarur nga sistemi i vlerave sociale dhe veprimit politik. [27] Në arkeologjinë evropiane e botërore edhe zbulimet arkeologjike dhe rezultatet e tyre në Shqipëri janë pika të rëndësishme referimi. [28]

kisha berat

    Është e qartë se ne si një popull i vogël, i shfrytëzuar dhe i shtypur gjatë historisë sonë, ushqejmë natyrshëm një dyshim legjitim dhe jemi shumë të kujdesshëm për thëniet e të tjerëve. Për ne rruga më e sigurtë është që veten tonë të mos e mësojmë nga të huajt, por ta ndriçojmë me punën dhe me djersën tonë. Uji që vjen nga lart mund të ketë turbullime me dashje dhe pa dashje.

Kështu, gjithmonë, është më e sigurtë që ujin e pastër të shkojmë ta pimë drejt nga burimi. [29] Çdo copë e çikërrimë që kërkohet dhe zbulohet mund të lëshojë një dritë të madhe, të gëzueshme, sepse të gjitha këto gjëra të copëtuara, të rrënuara, të mykura e të shkrira kanë gjuhën e tyre; ato flasin më lehtë e më me vështirësi, disa here belbëzojnë si një fëmijë pa logjikë, por disa here edhe si një memec dëftojnë gjëra të mëdha, të pabesueshme.
relief








































relief















Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 5 Tetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato