Sipas shtypit brazilian, sulmuesi i Paris Saint Germain, Neymar, është operuar sot në spitalin e Belo Horizonte dhe gjithçka ka shkuar mirë. Operacioni erdhi pas një dëmtimi të pësuar në këmbën e majtë të dielën e kaluar në ndeshjen ndaj Marseille.

Në këtë ndërhyrje kirurgjikale ka asistuar edhe mjeku i skuadrës së PSG-së, Gerard Salliant, për të ndjekur nga afër gjithçka dhe informuar klubin, por edhe mjeku i kombëtares braziliane, Rodrigo Lesmar, që do të informojë federatën në lidhje me rikuperimin e Neymar në prag të Botërorit. Ky sezon mund të konsiderohet i mbyllur për sulmuesin, por ai mund të jetë gati për të luajtur me kombëtaren braziliane në Botërorin e Rusisë.

s.k/Shqiptarja.com