Sipas burimeve për mediat e huaja ylli i serialit “Smallville” Tom Welling dhe bashkëshortja e tij prej dhjetë vitesh, Jamie janë ndarë.

Jamie ka dërguar letrat e divorcit për procedurat gjyqësore me arsyen se dallimet mes tyre ishin të papajtueshme.

Ajo ka kërkuar edhe mbështetjen e partnerit të saj për këtë gjë.

Dokumentat në fakt tregojnë se çifti është ndarë që në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

tom welling

36 vjeçari Tom Welling dhe Jamie kanë lidhur kurorë në korrik të vitit 2002.

Ata nuk kanë fëmijë me njëri-tjetrin dhe pjesën më të madhe të jetës në çift e kanë kaluar në Vankuver për tu zhvendosur në vitin 2011 në Los Angeles, paas përfundimit të "Smallville".

Pas përfundimit të serialit të famshëm “Smallville” Tom ka pasur disa angazhime të tjera si producent ekzekutiv në seritë “Hellcats” dhe dy role të tij në filma të ndryshëm të cilët pritet të promovohen në vazhdim.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)