Ylli i Real Madridit drejt
Manchester United

Ylli i Real Madridit drejt<br />Manchester United
Futbollisti kolumbian ka zbuluar të ardhmen e tij.

James Rodriguez do të largohet gjatë kësaj vere nga Real Madridi për të kaluar në Manchester United. Mesfushori Kolumbian, James Rodriguez ka arritur marrëveshje personale me Manchester Unitedin dhe tashmë duhet të akordohen edhe skuadrat. James nuk aktivizohej sa duhej nga trajneri Zidane dhe mesa duket kjo është një nga arsyet kryesore pse ylli Madrilen dëshiron të largohet nga skuadra.

Sipas The Sun, James do të ndjek hapat e Alvaro Moratas, por duhet të arrihet marrëveshje në mes të Unitedit dhe Real Madridit. “Krejt çka duhet është marrëveshja në mes të dy skuadrave, Real Madrid dhe Manchester United. Çmimi i Jamesit sillet nga 70 deri në 80 milionë euro”, shkruan The Sun.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rusia: Ballafaqimi me Perëndimin është i pashembullt në histori

Rusia: Ballafaqimi me Perëndimin është i pashembullt në histori