TIRANË- Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka akuzuar qeverinë se ka vonuar në kohë shpërndarjen e pensioneve për të moshuarit. Ai sjellë rastin e babait të tij, ku siç tregon Manjani, i sëmurë duke ecur me shumë vështirësi kishte shkuar që të merrte lekët, por ishte kthyer duarbosh.  

"Im atë, që mezi lëviz shkoi sot të merrte pensionin, që i takon nga KEMP. Nuk kishin ardhë lekët-më tha.  Nuk i thashë gjë, që qeveria s'ka paguar 100 milionë Euro tek Sigurimet Shoqërore... Pse ta ngatërroj me këto gjera?!", shkruan Manjani.

Postimi i plotë i ish-ministrit Manjani

Megjithatë, ajo që u vërtetua ishte se e gjitha kjo akuzë e ish-ministrit është e ndërtuar mbi mashtrime. Siç shihet në këtë dokument, babai i Manjanit ka marrë pensionin që në datën 16 tetor, plot 14 ditë më parë.

Dokumenti që nxjerr zbuluar ish-ministrin Manjani