Ylli Manjani: Pas Alqi Bllakos të lirohet edhe Lefter Koka, nuk mund të burgosen njerëzit me denoncime partiake 

Ylli Manjani: Pas Alqi Bllakos të lirohet edhe Lefter Koka, nuk mund të burgosen njerëzit me denoncime partiake 

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, mendon se Alqi Bllako dhe Lefter Koka janë futur në burg për lojë politike të LSI-së, rrjedhimisht të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Duke komentuar lirimin e Alqi Bllakos sot, Manjani thotë se nuk mund të burgosen njerëz me urdhra partie. Sipas tij, gjykata duhet të lirojë edhe Lefter Kokën.

"Nuk mund të paraburgosen njerëz me denoncime partish! Nga sa kemi lexuar e dëgjuar për çështjen, Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bërë mirë që ka liruar Alqi Bllakon. Për të qenë të drejtë dhe për barazi para ligjit,kjo gjykatë duhet të lirojë nga paraburgimi edhe Lefter Kokën. E theksoj nga paraburgimi dhe jo detyrimisht nga akuzat, aq më tepër që këto (akuzat pra) duken ende të pakopsitura me prova dhe me një llogjikë të fortë. SPAK nuk duket se ka hetuar më shumë se çka denoncuar LSI. Skema e shkarkimit të parave të buxhetit në persona anonimë, pensionistë e azilantë duket si mashtrim me taksat që kanë bërë kompanitë përfituese dhe jo si korrupsion i Lefterit.

Njerëzit nuk mund të arrestohen e mbahen në arrest me kallëzime partish, por me prova bindëse dhe akuza të llogjikshme. Ndaj masa e sigurisë me arrest në burg është dukshëm jo proporcionale, ligjërisht e pajustifikueshme dhe krejt e panevojshme. Gjithmonë për barazi para ligjit e kam fjalën. Sepse me zbulimin e skemës mafioze të inceneratorëve as është marrë njeri e as kanë ndërmend të merren... Arrestimet e Lefterit, Alqit dhe disa zyrtarëve ishin dhe mbeten show për të mbuluar të vërtetën mafioze".- shkruan Manjani.

Ish-deputetit i Partisë Socialiste Alqi Bllako, u lirua nga qelia me vendim të Gjykatës së Posaçme, pas kërkesës për ndryshim të masës së sigurisë.

Gjyqtarja Irena Gjoka caktoi “arrest shtëpie” për ish-deputetin, i cilin tashmë do të ndjekë hetimet e SPAK nga banesa e tij. Përmes avokatit Sokol Hazizaj, Bllako argumentoi para gjykatës se është ezauruar i gjithë procesi hetimor dhe për shkak të largimit nga funksioni si deputet nuk ka asnjë mundësi të prishë provat ti shmanget hetimit apo të ndikojë në procesin hetimor ndaj tij.

Ndër të tjera theksoi se gjendja e familjes së tij është e rënduar, pa përkujdesje, pasi bashkëshortja e tij është e punësuar dhe lëviz nëpër rrethe. Prokuroria e Posaçme nuk bie dakord me vendimin e gjykatës, ndërsa pritet të ankimoj vendimin për ndryshimin e masës në Apelin e GJKKO. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025