E përshëndes nismën e Ministrit të Drejtësisë për amnisti penale. Padyshim, kemi sistemin më agresiv penal në Europë dhe si i tillë duhet patjetër të ketë masa relaksuese. Jemi shumë pak njerëz dhe me këtë ritëm burgu për çdo gjë po bëhet rracion për të gjithë.

Nisma meriton respekt. Jam i gëzuar që disa shqiptarë do përfitojnë nga kjo amnisti. Por njëkohësisht ndjej edhe pak trishtim sepse janë po ato argumente që kanë qenë gjithmonë për bërjen e një amnistie.

Kjo tregon se asgjë skemi mësuar nga e shkuara. Më ka qëlluar të jem nismëtar i dy amnistive penale në të shkuarën, ku shumica politike parlamentare nuk ka qenë kaq e qartë sa sot. Na është dashur të luftojmë shumë dmth për çdo votë deputeti.  Por këto argumente si këto të sotmet përdorëm.

Për fat të keq, as në kohën time e as sot, nuk dalim dot nga një mentalitet disi hipokrit. Totalisht i pasinqertë dhe, i mbushur me 100 komplekse krejt idiote. Vendi, sot më shumë sesa në të shkuarën, ka nevojë për një amnisti penale të mirfilltë politike.

Duhet një amnisti që të peshojë më fort tek ndjekja penale. Në fakt për këtë fazë është shpikur koncepti amnisti. Se për të dënuarit ka falje të individualizuar.

Sot është momenti që Parlamenti ti japë një mesazh të fortë drejtësisë, veçanërisht ndjekjes penale për fjalë goje apo mesazhe celularësh; ndekjes penale për inate politike kundërshtarësh; ndjekjes penale ndaj medias e gazetarëve; ndjekjes penale pa pasojë e fakte kriminale; ndjekjes penale që kënaq turmat dhe nxit drejtësinë popullore.

Po, po, parlamenti duhet të amnistojë Erion Velinë si jeri i votuar ende në detyrë dhe Ilir Metën si president i këtij shteti, që nuk provohet ende ti ketë sjellë dëm shtetit. Mund ti ketë sjellë dëme vetes e partisë së tij, por jo shtetit.

Sigurisht që po, amnistia duhet të çlirojë kryetarin e opozitës nga çështje penale që janë pa asnjë lidhje me të shkuarën e tij si Kryeministër.  Bashkë me të edhe familjarët e Tij, që janë në ndjekje penale vetëm pse janë familjarët e tij.

Duhet me se s'bën një amnisti penale për bisnesin që të gjendet në ndjekje penale kot fare. Po fare fare. Të bësh tregëti, të lidhësh kontrata e të fitosh nuk mund të quhet krim, o njerëz!

Gjykimi në një amnisti, padyshim që është politik. Nuk ka pse kompleksohet politika me teori pislliqesh jokobine mbi "pandëshkueshmërinë". Çdo me thënë pandëshkueshmëri, kap e fut në paraburgim njerëz pa prova?!

Ky është momenti, amnistia është instrumenti kushtetues, që i jep drejtim këtyre fenomeneve jakobine. Po mor po, jakobinët do duhet të jenë të palumtur nga amnistia politike penale.

Parlamenti e ka këtë të drejtë kushtetuese që të vlerësojë politikën penale në vend dhe të japë mesazhe dhe zgjidhje për parregullsitë, kur bëhen normë sjellje. Dhe mos na thoni se amnisti të tilla nuk na i lejoka Amerika. Pash zotin mos na fyeni të paktën!

Cili amerikan do ishte kundër një amnistie sovrane të një vendi sovran? Po Donald Trunpi që amnistoi e amniston ende njerëz që kanë vrarë atje. E pra e bën politikisht e pa e pyetur parlamentin fare. E keni dëgjuar  që thotë se polici që vrau atë aktivisten e majtë është në mbrojtje federale, apo jo?!

Apo doni faljen që presidenti Biden i bëri të birit?! Ndaj mos na hapni barkun me amerikanizma e me jakobinizma. Vendi e ka të nevojshme një amnisti, pse jo një paqe penale për të krijuar një qetësi që duhet ti paraprijë reformave shumë të thella që kërkohen.

Parlamenti është krejt legjitim ta bëjë, pavarësisht nismës së cunguar të qeverisë për amnisti. I duhet vetëm përgjegjmëri dhe qytetari që ta bëjë këtë gjë./Marrë nga profili i autorit në Facebook