Ylli Pata: ‘Rithmelimi’ i një partie për Ilir Metën që strehon Sali Berishën

Ylli Pata: ‘Rithmelimi’ i një partie për Ilir Metën që strehon Sali Berishën

Ilir Meta dhe Sali Berisha

Stafi mediatik i Ilir Metës  ka shpërndarë instruksionet për televizionet që do të ndjekin hapjen e fushatës zyrtare, të shtunën 15 prill në fushën e “Air Albania”.

Një detaj, organizativ ky që tregon shumë mbi atë çfarë është realisht “Bashkë Fitojmë”.

Politikisht, askush nuk fiton përveç dy protagonistëve, të cilët dhe ata  kanë të sforcuar  e të rrudhur rëndë konceptin e fitores, në një mbijetesë të përkohshme.

Bëhet fjalë për një subjekt elektoral, që si politikë, përveç natyrshëm kundërshtimin me qeverinë dhe mazhorancën, ka identitetet e Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Por ky i fundit, nuk se ka një superstrukturë politike, pasi partia e vjetër është firuar rrugës, ngaqë e merrte nga dy grupimet e mëdha në mesin e fushatave zgjedhore. Më 25 prill 2021, demokratët që votuan LSI në 2013-n e 2017-n, në shumicë u rikthyen  në shtëpi.

Por Meta, ka një shtëpi politike të legalizuar, të cilin e takojnë siç ndodhi sot edhe përfaqësuesit e SHBA.

Edhe pse kandidatët e foltores i mëshojnë argumentit që kemi të bëjmë me një koalicion politik, realisht nuk është asnjë element që e tregon këtë formacion si një aleancë politike.

Në territor nuk ka një bashkëpunim mes degëve apo strukturave, por vetëm një Pazar nga lart të vendosur nga Ilir Meta dhe Sali Berisha. Të cilët kanë zgjedhur kandidatët sipas preferencave të tyre. Primaret në qytetet kryesore ishin me detyrim e përcaktim, ndërsa në bashkitë ku realisht pati një rivalitet, ose kërciti pushka si në Laç, ose dështoi procesi dhe u anlulua rrugës si në Dibër. E ky proces nuk ka qenë një ngjizje mes strukturave të foltores dhe PL-së së Metës, por thjesht një imponim që Berisha do të zgjedhë kandidatët për kryetarë, e Meta do të silurojë emrat e kreut të listës për këshilltarë bashkiakë. 

Po si do të funksionojë ky subjekt politik pas 14 majit? Kur dy personazhet që e drejtojnë janë njerëzit me perceptimin më negativ në publik, të ndëshkuar nga Perëndimi, si dhe të izoluar politikisht nga gjithë pjesa tjetër e opozitës. Amalgama Berisha-Meta është në një distancim social me çdo forcë politike opozitar në fuqi, apo edh ato që do të lindin nesër. Kandidatët e BF-së, nuk do të mund të arrijnë të kapërcjnë kufirin e një idntitti politik të sërës së lartë, ndoshta jo nga mundësitë e tyre, por kufizimet që vijnë prej kupolës.

Gjithsesi, sikur të gjitha gjërat të shkojnë fjollë, si Berisha e si Meta, e di se ata nuk do të mund të qëndrojnë dy gjela në një kotec politik. Procesi i imponimit të sforcuar në politikë do të prodhojë një efekt ortek, që herët a vonë do të nisë të rrokulliset nga maja. Shembulli më i fundit është rasti i Milo Gjukanoviçit, i cili në krahasim me Berishën e Metën është ku e ku, e që gjithsesi ka një përkrahje të madhe elektorale në vend, por kokëfortësia për të mos hapur rrugën një pasardhësi të tij solli një efekt domino që po humb zgjedhje pas zgjedhje që nga viti 2020.

Por natyrisht ky nuk është rasti, asnjëri nuk po synon një fitor, thjesht Sali Berisha kërkon një strehë ku të qëndrojë dhe Ilir Meta kërkon një parti pas asgjësimit të LSI-së në 2021-shin. Parti që kërkon ta marrë në ato seksione të PD-së që janë larguar nga partia zyrtare e i janë futur kësaj aventure të re.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emil: 13/04/2023 08:00

    Ja ke futur kot o Pata shkruaj nje fraze te vertete te pakten !!! Kaq frike kane kto nga Saliu sa as te kandidoje me siglen e vet nuk e lane …. Nje sistem i ndyre drejtesie qe rikthen nje ceshtje per rigjykim nderkohe qe ka perballe nje padites qe nuk legjitimohen si Alibasha e kompani !!! Thuaj te pakten qe ishin pikerisht kto mbeturina Sorrosjane qe shiten opoziten te Rama duke shkaterruar totalisht kte vend dhe duke forcuar akoma me shume nje monster te tille grabidqar si Rama !!!

    Përgjigju
  • Tane: 13/04/2023 01:09

    Vetem se ka harruar te permende autori tradhetaret hajdute e kusare te ish LSI me Koken e Nacon ne krye, qe na i bleu rendshe super korruptonjesi Rama...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale