Ylli Pata: Albini and friends, rrënjët politike të anti-amerikanizmit “shqiptar”

Ylli Pata: Albini and friends, rrënjët politike të anti-amerikanizmit “shqiptar”

Sali Berisha dhe Albin Kurti

Prej të premtes së shkuar, në hapësirën publike shqiptare, pra në panelet televizive e në rrjetet, ka një narracion të deformuar të kronikës së përplasjes së Albin Kurtit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Narracion, i cili ka ardhur padyshim si një fake news, e po sillet i tillë, jo thjesht nga mungesa e argumentit apo qartësisë politike, por synohet qartësisht që të shtrembërohen faktet e ndodhive që kanë sjellë ngricën më të madhe të qeverisë së Kosovës me tërë Perëndimin, jo vetëm me SHBA.

E për të ardhur në një përfundim sa më të arsyetuar, duhet treguar shkaku që solli këtë zhvillim kaq regresiv jo vetëm për Kosovën, por që përfshin realisht e fatkeqësisht edhe një thelë të madhe të opinionit publik në të gjithë trevat, gjë që është parë në debatet dhe diskutimet që kanë vijuar këto ditë.

Të enjten e shkuar, janë betuar zyrtarisht tre kryetarët e rinj të komunave të veriut të Kosovës, që u zgjodhën më 23 prill.

Ceremonitë e betimit u zhvilluan në ndërtesa publike dhe jo në selitë e kuvendeve komunale (siç quhen bashkitë në Kosovë), kaluan pa ndonjë pengesë ndonëse Bashkimi Evropian kishte tërhequr vërejtjen mbi mundësinë e përshkallëzimit të situatës në veri gjatë zbatimit të rezultatit të zgjedhjeve që nxorrën për herë të parë kryetarë shqiptarë në këto komuna.

Në komunën e Leposaviqit, ceremonia e betimit të kryetarit Lulzim Hetemi nga radhët e lëvizjes Vetvendosje u zhvillua në fshatin Bistricë. Zoti Hetemi tha se punën do ta kryejë nga një zyrë në këtë fshat.

"Ne u betuam këtu në zyrën për komunitete në Bistricë dhe u bëjmë thirrje që njerëzit do të reflektojnë dhe do ta lirojnë ndërtesën e komunës. Ne do të shkojmë me qeveri aty ku kemi fituar, sepse nga këtu nuk ushtrohet detyra e kryetarit. Nëse nuk mundemi, do të shkojmë në zgjedhje prapë", tha ai.

Në komunën e Zveqanit, kryetari i ri, Ilir Peci, u betua në një ceremoni që u zhvillua brenda ndërtesës së një shkolle fillore në fshatin Boletin. Pas marrjes së detyrës ai tha se tash për tash do të punojë në ndërtesën e zyrës për komunitete të komunës së Zveqanit, ndërsa theksoi përkushtimin e tij për të punuar për të gjithë qytetarët pa dallim.

“Do të punoj për të gjithë. Do të jem i barabartë për të gjithë qytetarët e Komunës së Zveçanit. Zyrën për momentin e kemi në zyrën e komuniteteve në fshatin Lipë”, tha zoti Peci.

Kryetari i ri i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri nga Partia Demokratike e Kosovës, u betua në ndërtesën e zyrës komunale për komunitete.

“Uroj që tani e tutje të jemi në nivel të përgjegjësisë më të lartë, duke ofruar për qytetarët e komunës së Zubin Potokut, pa asnjë dallim, të gjitha shërbimet", tha ai pas betimit. Ndërkaq, dy javë më parë u betua si kryetar i Mitrovicës së veriut Erden Atiq nga lëvizja Vetvendosje.

Pra deri të premten në mëngjes, gjithçka ishte krejt normale. Askush nga komuniteti ndërkombëtar nuk kontestoi procesin e betimit të kryetarëve të rinj, ku kishte natyrisht përfaqësues e vëzhgues të komunitetit ndërkombëtar. E KFOR, i ka ndjekur proceset në vazhdën e kompetencave të tij për të krijuar një ambjent të sigurtë.

Por, krejt papritur, Albin Kurti, ka inicuar procesin e dërgimit në selitë e komunave të kryetarëve, nën eksportimin e forcave speciale të Kosovës, në orët e para të mëngjesit. Ky vendim, apo akt më mirë të themi shkaktoi e solli atë çka dihet tashmë, një trazirë të madhe në terren, por ajo që është më e rëndësishmja një plagosje e rëndë e relacioneve të Kosovës me SHBA-në.

Gjithë këto ditë, mbështetësit politikë dhe mediatikë të Albin Kurtit, e kanë sjellë fabulën, sikur Albini ishte për të vendosur sovranitetin e Kosovës në veri, e SHBA sipas tyre (për shkak të interesave të saj) ka përkrahur pozicionin serb.

SHBA ka mbështetur qartë zgjedhjet në veri, edhe pse morën pjesë vetëm 3.47 për qind e rreth 45 mijë votuesve të regjistruar. SHBA nuk u shpreh kundër zyrtarizimit të marrjes në detyrë të kryetarëve të rinj. Por Uashingtoni, u befasua nga vendimi i pakonsultuar i Albin Kurtit për të dërguar policinë speciale të premten e 27 majit, e cila ndezi situatën. Pse Albin Kurti nuk u konsultua me aleatët? Çfarë objektivi kishte kryeministri i Kosovës, kur e dinte shumë mirë se ky akt do të sillte trazira dhe reagime politike?

Deri më sot, as Albin Kurti, e as mbështetësit e tij politikë e mediatikë nuk kanë arritur të shpjegojnë si arsyet por edhe qëllimin e këtij akti.

Po le t’i rrijmë kronikës. E premtja e 27 majit solli trazirat e mëdha, sidomos në Zveçan, i cili u kthye në qendrën e revoltës së serbëve, ku natyrisht bërthama ishte nga njerëz të inkriminuar e të lidhur me Beogradin.

Për parantezë, SHBA, pak kohë pasi ndëshkoi me sanksione Sali Berishën në Shqipëri, shpalli Non grata dy nga personazhet më të rëndësishëm të serbëve të veriut të Kosovës, Milan Radojçiq dhe Zvonko Veselinoviq. Të cilët kanë qenë krahu financiar dhe ai i armatosur i grupeve “fashiste”që përmendi Albin Kurti në intervistën për CNN.

Pas trazirave të së premtes, Albin Kurti, së bashku me Vjosa Osmanin i hodhën benzinë zjarrit, i cili pas dy ditëve të pushimit, të shtunës e së djelës, shpërtheu të hënën e 30 majit, si me magji.

Nga e hëna, e deri sot, temperatura e marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Kosovës ka arritur pikën e vlimit, jo vetëm nga mos veprimi i Albin Kurtit e Vjosa Osmanit, por edhe nga provokimi nga ana e kryeministrit të Kosovës dhe mbështetësve të tij të një gjuhe të ashpër konfrontuese me SHBA dhe të gjithë Perëndimin.

Prej dy ditësh, në Kosovë po qarkullon një trakt tipik diversiv nga përkrahësit e Vetëvendosjes. Një trakt që tregon realisht vijën politike të Albin Kurtit, i cili fajëson SHBA se me dashje ka dëmtuar Kosovën. Ja teksti.

Teksti anti SHBA i njerëzve të Vetëvendosjes

"Për miqtë i dorzuam armët pas lufte!

Për miqtë e zhveshem uniformën e UÇK'së, pas lufte!

Për miqtë hjekem dorë nga ushtria jonë, pas lufte!

Për miqtë pranuam qe edhe mos të blejmë asnjë armë!

Për miqtë pranuam edhe 10 deputetë serb në parlament më 30 mijë vota!

Për miqt, pranuam që të shpallëmi Republikë multietnike me 95% shqiptarë!

Për miqtë pranuam ndarjen e Mitrovicës pas lufte!

Për miqtë i humbëm mijëra hektarë tokë me Maqedoninë

Për miqtë i humbëm mijëra hektarë tokë me Malin e Zi!

Për miqtë lejuam edhe targat e Millosheviqit në Kosovë!

Për miqtë pranuam edhe gjuhën serbe si gjuhë zyrtare edhe aty ku nuk ka asnjë Shkja!

Për miqtë i duruam hajnat për 20 vjetë!

Për miqtë mbetëm të bllokuar të vetmit në Ballkan!

Për miqtë edhe zavëndes kryeministrin e parë e pranuam Shkja!

Për miqtë e votuam edhe gjykatën e Hagës!

Për miqtë pranuam edhe krimineli Radojaiç të na poshtëron!

Për miqtë as urën e Ibrit nuk e kalum për 23 vjetë!

Për miqtë pranuam edhe flamurin kombëtar t'a zavendësojmë më flamurin me 6 ylla!

Për miqtë hoqem dorë edhe nga bashkimi kombëtar!

Për miqtë pranuam gjithçka e nuk morëm asgjë!

Tani nuk do pranojmë që për miqtë t'a humbim edhe Trepçën e edhe Ujmanin, dhe gjithë veriun e Kosovës!

Boll është boll!"

Natyrisht që ky lloj pamfleti është një idiotësi që nuk ka asnjë logjike pos propagandës false, Por ai paraqet krejt qartë një qëndrim politik që Albin Kurtid he një grup politik që diku e mbështet, e diku afrohet në pozicione, kanë krijuar atë që quhet “pozicioni antiamerikan i shqiptarëve”.

Ky është një grupim politik, mediatik dhe si një lloj firzamonike është hapur e mbyllur sipas nevojës. Por si bazë të tij ka tre personazhe të njohur politike : Albinin, Sali Berishën e Ilir Metën, si dhe suitën e tyre mediatike e mbështetëse në rrjete.

Prej vitit 2016, si në Tiranë, ashtu edhe në Prishtinë, ky grupim ka pasur herë pas here aksione të përbashkëta sidomos mediatike, por edhe politike. Natyrisht, hapur nuk kanë formësuar një qëndrim të qartë politik anti-amerikan, pasi e dijnë mirë se shumica e shqiptarëve, edhe ata njerëz që janë pro tyre nuk do t’i përkrahnin. Megjithatë, herë pas here, personazhe kryesore por edhe enturazh kanë formësuar qëndrime qartësisht antiamerikane. Që do të thotë, të kundërta me qëndrimet politike të qeverisë së SHBA-së. 

Ja për shembull si Sali Berisha, si Albin Kurti janë dy politikanët e vetëm në skenë sot që kanë kërkuar të mos firmoset Marrëveshja e Rambujesë në vitin 1999. Albin Kurti ka qenë kundër Paktit të Ahtisarit që u kthye në Kushtetutë të Republikës së Kosovës, e të gjitha marrëveshjet rajonale që SHBA ka shtyrë e përkrahur nga Kosova. Ky hyjnë demarkacioni me Malin e Zi, Asocacioni etj etj.

Në gjithë këto vite, në panele, rrjete, media etj, personazhet rreth këtij lobi kanë kundërshtuar, relativizuar e sulmuar, qëndrimet zyrtare të SHBA si në Shqipëri, Kosovë, por edhe në rajon.

Madje disa nga këta personazhe janë lidhur apo afruar me persona e grupe që dukshëm kanë kryer akte e veprime të qarta antiamerikane. Siç ishte ai i vitit 2017 në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, ku u rrahën për vdekje Zijadin Sela e Zoran Zaev nga bandat e Gruevskit të financuar e trajnuar prej GRU-së ruse.

Personazhe të njohura të Tiranës që po mbështesin sot Albin Kurtin në panele, rreth një vit më parë e quanin pushtimin rus të Ukrainës si një “reagim normal politik” e në të shkuarën kanë elozhuar Bashar al Asadin apo politikën e Iranit.

Ajo që është më e rëndësishme, është se ky qëndrim antiamerikan nuk ka ardhur duke u ndryshuar apo evoluar, por ka vijuar me të njëjtin intensitet, pasi është i lidhur me problemin e këtyre politikanëve që shikohen me mosbesim nga Perëndimi. Në vitin 2020, kur Albin Kurti u bë kryeministër dhe u rrëzua më pas, akuzoi Trump dhe administratën e tij se ishte afër Aleksandër Vuçiçit. E kështu u bë politikani i vetëm shqiptar që mbështeti Joe Biden publikisht. Por sot marrëdhëniet e tij me administratën Biden janë në të njëjtin nivel ndoshta edhe më keq se me atë të Donald Trumpit. 

E gjitha kjo nuk se është as rastësi, e as mbivendosje, por një lob i qartë ndër shqiptar, i cili nuk thotë hapur se çfarë orientimi gjeopolitik kërkon, përveçse dërgon mesazhe që prishin relacionet me Perëndimin, i cili është jo vetëm çliruesi i Kosovës nga Serbia, por financuesi, organizuesi dhe mbrojtësi e saj deri në shpalljen e pavarësisë. E më pas përkrahësi më i fortë për tu njohur në arenën ndërkombëtare. Po cili është opsioni politik i antiamerikanëve? Ja këtë se thonë!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vetvendosje: 01/06/2023 13:32

    Prandaj serbet e quajne Kosoven shtet kukull, nje krijese artificiale e Perendimit. Kane te drejte. Kosova nuk eshte aleate e denje e SHBA-ve dhe e BE-se. Eshte shtet vasal. Nje shprehje e vjeter thote "Mos e kafsho doren qe te ushqen, por duhet ta besh kur te pengon te ushqehesh vete". Habitem qe populli i Kosoves nuk del ne protesta. Ky toni ketu ne Shqiperi eshte mpire fare. Mentalitet vasali hesapi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!