Ylli Pata: Berisha në ilegalitet si Partia Komuniste pas Luftës së Dytë Botërore

Ylli Pata: Berisha në ilegalitet si Partia Komuniste pas Luftës së Dytë Botërore

Ish-kryeministri Sali Berisha

Konteksti politik i Sali Berishës, ngjan shumë me atë të Enver Hoxhës, pas Luftës së Dytë Botërore, por që natyrisht ka shumë ndryshime garniture.  Megjithatë në thelb, Partia Komuniste e Enver Hoxhës, edhe pse mori pushtetin me largimin e gjermanëve, për ca kohë nuk doli hapur me emrin e saj, po u fsheh tek Fronti Nacional Çlirimtar, si Berisha që kur mori pjesë në zgjedhje u fsheh pas “Shtëpisë së Lirisë” së Ilir Metës.

Enveri nuk doli publikisht me emrin e Partisë Komuniste, ngaqë Stalini u kishte ndaluar të gjithë partive si motra që të dilnin e të ngrefeshin si proletarë. Do të duhej të dukeshin si demokratë deri në një urdhër të dytë. E kështu vepruan thuajse të gjitha Partitë Komuniste të Lindjes aleate të Bashkimit Sovjetik. Madje kështu ndodhi edhe 20 vjet më vonë me Fidel Kastron në Kubë, i cili fillimisht tha se ishte demokrat, por më vonë doli hapur se ishte jo vetëm komunist por aleat i Bashkimit Sovjetik.

Por të kthehemi në Shqipëri. Amerikanët ishin shumë të afërt me komunistët që u përfshinë në rezistencën Antifashiste. Kjo është e treguar në shumë botime e dokumente tashmë. Por libri i Peter Lucasit, gazetarit e shkrimtarit të njohur amerikan me origjinë shqiptare, është ndër më të të qartit në këtë drejtim. Ai shpjegon se misioni amerikan qëndroi shumë afër dy figurave bazike të komunistëve: Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut.

Pranë Hoxhës qëndroi, Tom Stefani, një shqiptaro-amerikan nga Bostoni, që prindërit i kishte me origjinë nga Korça, e pranë Shehut, Nik Kukiç, një toger marins-shef i misionit të OSS(paraardhëses së CIA-s), i cili vinte nga Ohio, e që prindërit e tij, origjinën e kishin nga Jugosllavia e atëhershme. Kukiç, disa herë ka “provokuar” Mehmet Shehun, që në fakt ishte një pyetje e natyrshme: përse se merr ti pushtetin, kur në radhët e partizanëve je më popullor se hoxha. Mehmet Shehu i thotë çdo herë: “unë kam luftën, Hoxha politikën. Niko(s’dihet përse i thërriste me këtë emër) më rri larg”. 

Nga këto pasazhe kuptohet lehtë që amerikanët kërkonin një njeri që të drejtonte një Shqipëri jo sovjetike, pasi Enveri shikohej si një djal i Stalinit. Pas kësaj, SHBA e Perëndimi u larguan e nuk e njohën qeverinë e Enver Hoxhës, deri në vitin 1955, kur Shqipëria u pranua në OKB. Për disa vite Partia e Enver Hoxhës ishte në ilegalitet pikërisht nga ky ngërç që u krijua prej problemeve me dy fuqitë e mëdha fituese të Luftës së Dytë Botërore, njëra nga të cilat-SHBA ishte mbrojtësja dhe protektorja e shtetit shqiptar.

Në vitin 1947, kur Shqipëria hyri përfundimisht në kampin sovjetik, PPSH-ja e Enver Hoxhës doli nga ilegaliteti dhe mbajti Kongresin e parë të saj. Praktikisht deri në 1947, madje deri edhe 10 vjet më pas, Enver Hoxha hëngri dynjanë pikërisht prej mosnjohjes dhe konfliktit me Perëndimin. E kjo edhe pse kishte aleat një nga superfuqitë botërore siç ishte Bashkimi Sovjetik i Stalinit.

Identike është situata e Sali Berishës sot. Ai u shpall non grata nga qeveria e Superfuqisë, e cila është edhe aleate e Shqipërisë. SHBA ka mbështetur fort Partinë Demokratike por pa njeriun që qeveria e saj e ka nën sanksione.

Prej një viti Berisha, po lëviz andej këndej, duke shfrytëzuar hapësirat e pushtetit dhe influencës së tij që ka siguruar për 30 vjet në pushtet, por politikisht ai është illegal. Është illegal në Parlament, është illegal si institucion politik, është ilegal në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. E vetmja mundësi deri tani ka qenë që të fshihet pas “Frontit” të Ilir Metës, që duket si një organizatë –levë e tij, por që nuk mund të rrijë gjatë. 

Ngaqë njerëzit e opozitës nuk e duan “Frontin”. E kështu ka nisur një trazirë të madhe, e cila synon të legalizojë partinë e të mërrë vulën. Por që edhe nëse e merr, do të ngelet prapë në ilegalitet. Sepse nuk e njeh Perëndimi, i cili nuk ka asnjë gjë me njerëzit e tij, madje pret në Uashington edhe Belind Këlliçin, edhe Oerd Bylykbashin, por që i pret si deputetë të Partisë Demokratike, e jo si të zgjedhur të Berishës.

I cili, e di më mirë se të gjithë këtë pozicion, por pret që të mbajë qoshen e tij politike, deri sa të vijë “Stalini” i tij për ta bërë aleat. Por e gjitha kjo është natyrisht një lëvizj bosh, e cila asnjëherë nuk do të prodhojë politikë, pasi vula apo dënimi i madh ka ndodhur në majin e vitit 2021. E që jo vetëm është përfundimtar, por që pritet të rinovohet sërish…

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Pse opozita nuk ka fituar pikë nga hetimet e SPAK?

Ylli Pata: Pse opozita nuk ka fituar pikë nga hetimet e SPAK?