Matthew Whitaker, ambasadori i SHBA në NATO ka mbërritur në Shqipëri, në një aktivitet që duket se është përtej atij diplomatik. Ambasada e SHBA në Tiranë, në një informacion të shpërndara në rrjetet e saj sociale thekson: “Duke fluturuar mbi Bazën Ajrore të Kuçovës, e rinovuar përmes fondeve të NATO-s, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker, dhe Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, diskutuan aftësinë e Shqipërisë për t’u bërë një nyje logjistike e NATO-s në rajon përmes investimeve në Korridorin VIII, si dhe mënyrat se si Shqipëria mund ta çojë sigurinë rajonale në nivele më të larta përmes rritjes së shpenzimeve në fushën e mbrojtjes”.

Menjëherë pas këtij postimi, kryeministri Edi Rama ka njoftuar për takimin me ambasadorin Whitaker.

“Në Kryeministri, me Ambasadorin e SHBA në NATO, Matthew Whitaker, folëm për lidhjen e ngushtë mes vendeve tona, partneritetin strategjik mes shteteve tona, marrëdhëniet tona të shkëlqyera diplomatike e ushtarake, forcimi i të cilave është prioritet i përbashkët, si edhe për Samitin e NATO-s vitin e ardhshëm në Tiranë, ku Shqipëria do të bëhet pikëtakimi i aleancës më të madhe ushtarake të botes”.

Vizita e ambasadorit amerikan në NATO vjen në kulmin e një situate të ndezur ndërkombëtare në Gjirin Persik dhe pak a shumë në një kohë kur vetë Trump, si dhe zyrtarë të lartë të administratës së tij, duke nisur nga Marco Rubio kanë shigjetuar NATO-n.

Pikërisht në kulmin e këtyre polemikave, disa media europiane nisën të flasin  atë që e quajtën NATO 2.0, një ide që më shumë se e tillë po bëhet fakt.

Pra një aleancë e re ku SHBA do të ketë rreth vetes partnerë luajalë e jo kundërshtarë. Disa prej këtyre mediave folën për projektin NATO 2.0, duke e vizatuar afërsisht të afërt me Bordin e Paqes. Me një fjalë SHBA, Izraeli, Turqia, Greqia vendet arabe të Gjirit, India e Pakistani e ca shtete kaukazane ku Armenia dhe Azrbaxhani, luftën e të cilëve “e ndali” Trump janë ndër më kryesorët.

Në këtë diskutim ndodhën disa lëvizje në “lagjen tonë”/ Lëvizje që nisi nga turi i ambasadores së SHBA n Greeqi, e cila konsiderohet mjaft e afërt me Shtëpinë e Bardhë. Pastaj ndodh emërimi i ambasadorit të ri të SHBA n Tiranë, i cili është një krye-Rambo-gjeneral i forcave speciale.

Sot, Edi Rama, pa dhënë digjiturë publikon një video të stërvitjes sëë rambove shqiptaret. Më pas, ambasada amerikane në Tiranë poston lajmin e foton e vizitës së ambasadoorit amerikan në NATO. Ku ka një shprehje mjaft të rëndësishme: “Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker, dhe Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, diskutuan aftësinë e Shqipërisë për t’u bërë një nyje logjistike e NATO-s në rajon përmes investimeve në Korridorin VIII”.

Logjistika në termin stategjik e gjeostrategjik ka një sens makro të lëvizjes dhe nuk flet thjesht për një korridor rrugor. Siç mund të jetë Rruga Egnatia e vjetër apo Korridori VIII.

Koridoret sot në logjikën gjeopolitike së paku nga fundi I Luftës së Dytë Botërore,  janë rrugët detare, apo kontrolli i ngushticave, kanaleve dhe gjireve të ndryshme.

Porti i ri i Durrësit është folur prej kohësh që do të jetë edhe port i NATO-s, e cila do të kontrollojë Rrugën e Engatia, së bashku me të gjithë pjesët e saj mbështetëse detare dhe tokësore. Ide që duket qartë se nuk është gjë tjetër veçse projekti alternativ  konkurent i “Rrugës së Mëndafshit” së Kinës.

Të cilat kanë qenë dy nga korridoret tokësore më të rëndësishme histrike të tregtisë së Lindjes me Perëndimin. E q duket kanë marrë një tjetër rëndësi në botën e pasigurisë së rrugëve detare. TAP ishte “dallëndyshja” e parë e thyerjes së shishes së “Tetës”. E cila tani ka marrë tjetër rëndësi. Ku Durrësi është pika nisëse, ç’ka e kthen fiks një nyje stategjike, që përkthyer ekonomikisht është një lloj magazine logjistike. Siç ka qenë pak a shumë  Selaniku, por edhe më shumë se kaq. Selaniku furnizonte Ballkanin, e “Teta”, përkatësisht Egnatia e re ka krejt tjetër hapëisirë, ndaj edhe interesi, lufta e diskutimet për portin e ri të Durrësit ka qenë mjaft i lartë./ Tema