Ylli Pata: Celibashi, garë me Arbana Osmanin? Çfarë do të bëjë në 12 të natës

Ylli Pata: Celibashi, garë me Arbana Osmanin? Çfarë do të bëjë në 12 të natës

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi

Atmosfera e misterit që ka krijuar Ilirjan Celibashi me orën 12 të natës për regjistrimin e PD-së, duket si garë audience me Big Brother Vip, që sonte ka serinë e Prime, ku në mes të natës largon një person me atë atmosferën gjithë xhingla, sikur do të vendoset për të hedhur bombën atomike.

Në fakt, si në 12 të natës, ashtu edhe në 10 të ditës, vendimi që duhet të marrë Celibashi dhe KQZ është thjesht procedurial. Natyrisht sipas ligjit të hartohen letrat për opozitën zyrtare që njihet zyrtarisht edhe nga Gjykata e Apelit.

Sepse nuk ka asnjë enigmë këtu, qoftë edhe në letrat e dorëheqjes së Lulzim Bashës, ai është larguar edhe nuk është krytar. PD-ja drejtohet nga një regjencë e komanduar, ndërkaq, nga ana tjetër Sali Berisha, tentoi e tenton të thotë se ai është Partia Demokratike.

Mblodhi një tubim që e quajti Kuvndi i PD-së, zgjodhi disa struktura të tijat, të cilat i njohu vetëm Agron Zhukri fët e fët pa parë asnjë fakt e document, por askush tjetër. Një parti politike nuk është thjesht një grup që vendos mbi unin e liderit të vet, por një “person juridik”, i cili regjistrohet në bazë të vullnetit të anëtarësisë së saj, statutit që rregullon funksionimin, e vendimeve që marrin forumet. 

Sali Berisha nuk ka ardhur nga një forum i PD-së, përkundrazi është përjashtuar nga grupi parlamentar. Ai ka mbledhur “forume” që nuk kanë lidhje me PD, kanë qenë e janë paralele. Këtë e pranojnë të gjithë, madje ajo që është më e rëndësishme, një gjykatë e Apelit. Atëherë përse Ilirjan Celibashi tha se sipas tij është Sali Berisha lideri real i PD-së, po nuk ka ç’bëjë se nuk i ka letrat? Përse u shbalancua kreu i një institucioni që duhet të jetë i depolitizuar dhe i paanshëm?

Arsyet, natyrisht mund të merren vesh nëse i shpjegon vetë i zoti i deklaratës, por fakt është që qëndrimi i Celibashit ka krijuar një precedent të rrezikshëm në vend, duke rrezikuar regjistrimin e opozitës në zgjedhje. Natyrisht që nuk është Celibashki fjala e fundit, sepse është edhe komisioni i ankesave por edhe gjykata. Që sipas gjasave do të sqarojnë çështjen dhe PD që përfaqësohet nga Alibeaj do të regjistrohet në zgjdhje.

Por këto orë të fundjavës, deri të hëën do të shërbejnë për të “blerë kohën” për negociata të minutës së fundit, që Sali Berisha të gjejë një gremç për tu regjistruar. Ndërkohë, Ilir Meta, deklaroi sot në Kuçovë se jo vetëm Lefter Maliqi, që kandidon për krytar bashkie atje dhe vjen nga Partia e Lirisë, por edhe kandidatët e tjerë të primareve, kanë përfaqësues të Partisë së Lirisë.

Para disa ditësh, në mjediset e PD-së u fol se po punohet për krijimin e një grupi të përbashkët ndërmjet foltores së PD-së, me prezencën e një prej nënkryetarëv, për “bashkimin”. E u fol se një nga negociatorët e krijimit të kësaj “regjence paralele” është Fatmir Mediu, tashmë i stërditur me lidhje familjare me Ilirjan Celibashin. A po përdoret kjo kohë e lënë për të vendosur, si një mundësi për të ndryshuar ekuilibret në PD? Atëherë natyrisht që vendimi i KQZ-së nuk ka lidhje me procdura, është politikë e pastër…

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë