Ylli Pata: Çfarë ka Berisha që nuk i qesh më Ilir Metës?!

Ylli Pata: Çfarë ka Berisha që nuk i qesh më Ilir Metës?!

Ilir Meta, kryetar i PL

Kronikat politike të vizitave të Ilir Metës në zyrën e Sali Berishës nuk kanë qenë asnjëherë të pasura me material të bollshëm për të plotësuar një zhvillim që do të pasurojë jetën politike. Por fakt është, se sa herë ka ndodhur rituali i vizitës së Metës në selinë blu pas 6 marsit, ka pasur shumë dilema dhe pikëpyetje.

Kjo sepse marrëdhënia e dy njerëzve më të pushtetshëm të 30 vjetëve në Shqipëri është konsideruar më shumë se politike, një relacion më shumë afarist, me marrje dhe dhënie pa një termin të caktuar politik.

Ilir Meta, pas ikjes nga Presidenca nuk ka një parti, por ka një ide për të bërë një parti me elektoratin radikal të opozitës. “Populli i 2 Marsit” i Ilir Metës, që e mblodhi në vitin 2020 para Presidencës, ishte i gjithi pjesë e grupseksioneve të Partisë Demokratike berishiane, të cilët në shumicë votuan LSI-në në zgjedhjet e 25 qershorit 2017, me urdhër të doktorit. Urdhër që u projektua pas takimit të famshëm Rama-Basha të 17 majit.

Ilir Meta, nuk e ka thjesht fiksim apo obsesion logjikën e “popullit të 2 marsit”. Ai e bën thjesht sepse populli i LSI-së i ka ikur në “drejtim të paditur” prej kohësh dhe me faza. Kjo, si nga pakënaqësia por edhe nga metodat klienteliste të mazhorancës kundrejt njerëzve të afërt të Ilir Metës.

Pra me fjalë të thjeshta, Ilir Meta, edhe pse hiqet si një i afërt i Sali Berishës, e që në fakt është se kanë kohë dhe mjaft interesa që i bashkojnë, sot është një rival i tij.

Pasi synon të marrë votuesit e opozitës. Natyrisht Meta synon t’i marrë me faza, në mënyra të ndryshme, një herë për këshillat bashkiakë, e më pas për zgjedhjet me deputetë, po në thelb kryetari i Partisë së Lirisë kërkon të mbështetet tek votuesit e doktorit, madje fansat më të zjarrtë të tij. 

Këtë Sali Berisha e ka ditur që ditën e parë, kur Meta është bërë i zjarrtë për “demokratët e Bushatit, Mamurrasit dhe Paskuqanit”, por i është dashur një herë kryetari i Parlamentit, e më pas Presidenti i Republikës. 

Sidomos më 6 mars të vitit të shkuar, kur me një “deux ex machina”, Ilir Meta, i dha një fitore Sali Berishës, Rama-Basha atëherë kur ai ishte si një pulë e lagur me gazin lotësjellës së 8 janarit.

E ky precedent krijoi një model, i cili tani duket se e ka humbur fuqinë si pasojë e kalimit të Agron Çelës, njeriut kyç të 6 marsit në krah të mazhorancës. E parë sot, duket më shumë si një lojë me regji të Edi Ramës, ndoshta edhe me dijeni të Ilir Metës, që Sali Berisha e ka ditur, por ka reflektuar tani.

Përveç firmosjes së marrëveshjes me Partinë e Lirisë, Berisha i shmanget si djallit, fotove publike me komshiun e tij në Gjirin e Lalzit, kur ky i fundit i shkon në zyë. E gjithë kjo nuk se është kot, por është një llogaritje politike. Sali Berisha nuk ka çfarë fiton më prej Ilir Metës, edhe ai basen votash në Shkodër, teorikisht nuk është më. 

Madje realisht doktori ndjehet i rrezikuar nga homologu i tij i Presidencës, sidomos kur edhe kandidatin për bashkinë e Tiranës, e ka katapultuar pikërisht kreu i Partisë së Lirisë. E kumritë në veshët e Sali Berishës gugullojnë non stop, qoftë për efekt kompetiviteti për kandidatin e Tiranës, qoftë për mënjanimin aq pa takt të doktor Ilir Alimehmetit.

Meta, duket ka një strategji edhe pritëse në terrenin “nomad” të foltores, kurse doktori nuk se ka shumë kohë. Meta nuk është “non grata”, të patën tani, por nga ana tjetër nuk se ka ndonjë problem për të humbur, fundja partia e vjetër ka ikur, kërkon të ndërtojë një shtëpi të re, edhe pa letra- nga blloku në territorin e Kamëz-Paskuqanit.

Kurse Berisha, sot, sidomos me hetimet e nisura nga SPAK është më në pozitë të vështirë. E, ka shumë mundësi që të ketë menduar se Meta mund të jetë një aleat më pak komod. Madje shumë më pak komod se Vangjel Dule, i cili përveçse një grup i zëshëm militantësh në Himar, mund të ketë një kontakt edhe në Athinë. 

Mund të jetë edhe një përfundim i ekzagjeruar, por në thelb qëndron si logjikë, pasi sot, më shumë i leverdis Berisha, Metës sesa ky i fundit doktorit. E kreu i foltores, e kupton me maraz se edhe ata që e kanë aleatë në këto ditë jo të mira për të, duan t’i thajnë edhe atë pak lëndë të pare(politike) që i ka mbetur…

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Italisë sfidën e parë në Euro 2024, kush fiton?



×

Lajmi i fundit

Britania e Madhe kthehet në vendstrehim për të arratisurit shqiptarë! 27 shqiptarë u ekstraduan këtë vit për vepra të kryera në Francë, Itali dhe Gjermani

Britania e Madhe kthehet në vendstrehim për të arratisurit shqiptarë! 27 shqiptarë u ekstraduan këtë vit për vepra të kryera në Francë, Itali dhe Gjermani