Para tre vitesh, Shqipëria ishte në një situatë me tension më të lartë politik. Bëhet fjalë jo për kohën si muaji aktual, por për pranverën. Në panelet e darkës kishte një tension të madh që vinte nga njerëzit e politikës apo spin-at mediatikë.
Ilir Meta, atë kohë President i Republikës, kishte firmosur një dekret për të anuluar zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019, të cilat po vetë i kishte shpallur.
Tashmë dihet përplasja, sherri, dhuna, gazi e një polarizim i skajshëm në mjedisin politik. Megjithatë, kur mazhoranca refuzoi që të zbatonte dekretin e Presidentit, por shtyu institucionet drejt zhvillimit të zgjedhjeve, në qarqet politike nisën të dalin thashetheme të tmerrshme, që shqiptoheshin nga njerëz që bënin opinion natë për natë në televizione.
Sipas tyre, kjo intransigjencë e mazhorancës do të çojë në acarim të gjendjes, daljen e opozitës nga sistemi dhe në vend do të nisë lufta guerile, atentatet dhe vrasjet politike.
E, si origjinën e kuzhinës ku gatuheshin këto thashethemesh, orientimi vinte nga zyrat ku sot ka selinë një parti tjetër, por që drejtohet nga e njëjta dorë.
Natyrisht që ato zëra u morën si budallallëqe ngaqë nuk kishin as logjikë e as arsye, që në një vend anëtar i NATO-s të ndodhnin ngjarje alla Lindje e Mesme.
Më shumë se politika, largimin e këtyre zërave e bëri tërmeti i 2019-s dhe Pandemia e 2020-s, të cilat ishin forca shumë më potenciale e shkatërruese sesa politikanët.
Por papritur, në vitin 2021, pak para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, Meta-ende President, nisi të zërë me gojë Mujo Ulqinakun, Vojo Kushin, Vasil Laçin, Avni Rustemin. Të cilët më pas i dekoroi të gjithë natyrisht.
Po përse Meta nuk përmend emra të tjerë heronjsh: si përshembull Qemal Stafa, Isa Boletini, Çerçiz Topulli, Manush Alimani apo Pesë Heronjt e Vigut?
Kushdo, e s’ka si të jetë ndryshe xhanëm, i ka marrë përmendjen e këtyre emrave, si një simbol për atentat, pasi të gjithë përveç Mujos kanë qenë atentatorë. Po atentat ndaj kujt? E Meta e tha vetë: “Do i bie më të fortit e do ta thyej në mes që ta marrin vesh të tjerët!” Pra do thyejë në mes Edi Ramën, që ta marrin vesh të tjerët. Po kush janë këto të tjerët? Deputetët që do të votojnë në shtator për ndryshimin e ligjit për bashkëpunëtorët e Sigurimit, apo prokurorët e SPAK-ut. Ketu ka hapësirë të madhe për fantazi, sidomos kur do të nisin panelet e vjeshtës, së bashku me emisionet e satirës.
Sapo shpërtheu lufta në Ukrainë, në Itali, një vend ku Rusia ka influencë të fortë, u risoll në skenë libri “Putin, jeta e një Cari” e Gennaro Sangiuliano, publikuar nga shtëpia botuese “Mondadori”, pronë e familjes Berlusconi, mikut të afërt të Vladimir Putinit.
Në gazeta, emisione televizive politike, apo edhe show të mëdhenj, si me komandë pra njëkohësisht, po citohej një pasazh i librit të Sangiuliano, një gazetari e politikani të njohur, deputet për partinë e Silvio Berlusconit në Napoli.
Pjesa që citohej nga libri, madje edhe u recitua me pathos në disa spektakle, ishte pak a shumë e tillë. “Putin u lind në një lagje të varfër të Leningradit, dhe një shok i tij bullizohej ditë për ditë nga fëmijë të tjerë më të mëdhenj. Pas një kohe, Vladimir Vladimiroviçi i vogël(me një llaf Putini) theu në mes më të fortin e lagjes, e prej asaj dite, askush nuk e ngacmoi shokun e tij”. Natyrisht që askush nuk sillte referencë kush ishte shoku që bullizohej i Vladimir Vladimiroviçit, e as i forti që theu në mes cari i ardhshëm.
Fakt është se kjo fabul doli për të hapur në eter lajmin se Putini nuk pyet, po i bie në ball më të fortit, për ta kuptuar të tjerët. E siç dihet nga kjo fabul jo vetëm që nuk u tremb as Bideni e ndonjë lider tjetër Perëndimor në Europë, por madje as Zelenzky, i cili sado qarqet e Moskës që e nxjerrin në foto me fustan e si gjysëm burrë e gjysëm grua, ai carit po ja bën 8 me 2. Po nejse, muhabet tjetër ky.
Kurse fabula e rrafjes apo heqjes qafe të më të fortit, për të frikësuar të tjerët, nuk se është shpikje e Shik Stërmasit siç tha Ilir Meta, por një koncept klasik që përdoret shumë edhe nga letësia apo kinematografia.
Në sagën “Kumbari” të Mario Puzzo-s, Vito Corleone vret bosin e “Mano Nera”-s Don Fanucci-n, e të nesërmen të gjithë frikësohen prej tij, i puthin dorën, kurse shitësi i fruta perimeve nuk i merra lekë për katër portokallet që zgjodhi Don Corleone me dorën e vet. E njëjta logjikë vjen edhe po të kthehemi në historinë biblike, ku Davidi pasi vrau Goliathin u bë mbret i Izraelit.
Po a e thyen në mes Meta- Ramën? Natyrisht që kjo është “dilemë e vështirë” e duhet ta zgjidhin në shtator mjeshtrat e mëdhenj të paneleve të darkës, por për ta bërë këtë, duhet ta thërrasë në duel njëherë. Megjithatë, pa hyrë në mjeshtrinë e panelistëve, duket se kërcënimi për thyerje në mes, më shumë se për Edi Ramën, është për të tjerët. Po kush janë të tjerët? Ka mundësi që Meta ta thotë vetë në takimin e Durrësit, ku do të jetë “shpërthimi i radhës”…
Mire o mire. Te fal zyra e propogandes. Te gjithe per nje: tematika - IM! Se mos me vune ne krye te SPAK ti kisha mbyllur ne burg te keta bajga. Me Sali, Ilir e Edvin dhe gjithe servile e puthadore te mjere.
PërgjigjuSa mire qe po i vjen koha ktij te diskreditohet perfundimisht ne sy te publikut
PërgjigjuShperthen iliri se e pret qelia e burgut te rrogozhines
Përgjigju