Ylli Pata: ‘Debate e sherre’ Bardhi-Berisha: trillet e një opozite pallati

Ylli Pata: ‘Debate e sherre’ Bardhi-Berisha: trillet e një opozite pallati

Bardhi, Berisha e Noka

Siç dhe pritej, rritja e numrit të deputetëve të foltores, qoftë me ngjizje direkte, ose me anëtarësim të asocuar, pra me një distancim social, nuk do të sillnin atë që pritej. Sepse, një grup parlamentar është një fuqi potenciale, ose nëse bën numrat për të ndryshuar konfigurimet politike në Kuvend, ose me anë të fjalimeve parlamentare, krijon një impakt te publiku për të rritur e ngjizur bazën opozitare.

Një numër i shtuar deputetësh, deri më sot, ka qenë më i zhurmshëm për të pushtuar foltoren apo bërë zhurmë. Përveç ndonjë rasti të veçantë, si për shembull fjalimet e Agron Gjekmarajt, nuk se është parë një rritje e cilësisë së oratorisë qeveritare.

Ndërkaq, një tjetër armë e rëndësishme politike e një opozite apo grupi politik në Parlament, është gjetja e aleancave në legjilativ për të arritur synimet apo krijuar një grup të përbashkët.

Por kjo nuk ka ndodhur, ngase synimi i këtij grupi që tashmë ka marrë emrin 2B, synimin e kanë që të marrin drejtimin e karrikeve apo posteve që opozitës i takojnë në Parlament. Siç dihet, këto vende, i ka Partia Demokratike e Lulzim Bashës, pasi është fakt i ditur se ajo është subjekt juridik që përfaqëson Partinë Demokratike.

Çdo luftë, apo sherr pallati siç bën Bardhi me Berishën, duke lëvizur në boshllëk, veçse humb përditë e më shumë çdo simpati nga mbështetësit e opozitës në publik.

Nëse Bardhi së bashku me Berishën e dinë veten se përfaqësojnë realisht shumicën e anëtarësisë së Partisë Demokratike, ata mund të bashkohen në një grup parlamentar, e të tentojnë të flasin me strukturat e Partisë Demokratike në çdo bashki të vendit. Nëse nuk arrijnë dot të marrin vulën e Bashës, mund edhe të regjistrohen me emër tjetër, që nuk ka shumë rëndësi, e njerëzit i mbështesin njësoj. Nuk është emri e logoja që bën frymën opozitare. Ajo ka vlerën e saj vetëm simbolike, por nëse realisht do të kenë mbështetjen e anëtarëve të PD-së, edhe atë do ta marrin sa më shpejt.

Pastaj, kryetar i kujt grupi kërkon të bëhet Gazmend Bardhi, ku kemi hapur e kjo është vërtetuar edhe më 1 maj, ekzistenca e dy pjesëve antagoniste në PD. Ai i berishjanëve dhe kundërshtarëve të tij. Deri më sot, ky realitet politik në Kuvend, pra një numër i shtuar i deputetëve përreth Berishës, kanë bërë vetëm një takim në bazë. Atë në Kukës, përpara zgjedhjeve të pjesshme për të zëvendësuar Safet Gjicin. Atë betejë e humbën, e kjo është e qartë, vetëm se nuk bashkuan demokratët atje, por imponuan një kandidaturë të sjellë nga lart.

Ishte pikërisht rezultati i Kukësit, që do të bënte të reflektonte këtë grup për rrugët që do të ndjekin. Rrugë që asnjëherë nuk kalojnë nga intrigat e pallateve, por nga organizimi politik kapilar e formësimi i një partie të organizuar. Më pas, me këto struktura mund edhe të bëhen protesta, e të dalin në zgjedhje. Po në fillim, duhet të bëjnë parti dhe aleanca, por edhe fansa. Sot ata janë thjesht parlamentarë të paguar nga shteti dhe që flasin çdo ditë në televizione. Po kujt i flasin?

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sejmeni i sejmenëve: 18/10/2023 18:44

    Mos morre gazetar a opinionist aç'farë je,lo kjo e uruara pozitë nuk ka ndonjë meritë?Ake sy?Besoj sr dhe shkollë sa të dallosh diferencën midis 7000-2000=5000 errumbullakosur apo vetëm për inat se ja çuan nga Tirana.O opi-gaz dilë ndonjë vit dhe merrë ajër të pastër dhe pastaj dotë shohësh më mirë relitetin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Media: Izraeli voton nesër armëpushimin në Liban

Media: Izraeli voton nesër armëpushimin në Liban