Urrejtja me të cilën, Sali Berisha dhe Ilir Meta, si dhe grupi i mbështetësve të tyre, po e mbushin hapësirën mediatike ndaj Lulzim Bashës, është një tregues mjaft i rëndësishëm. Mllefi që lëshohet pa fre ndaj njeriut që ka qenë bashkëpunëtori më i afërt i tij, është dëshmi i peshës politike që ka marrë ish-kryetari i PD-së pas vendimit të 9 shtatorit 2021.
Lulzim Basha sot nuk është kryetar i PD-së, ai nuk ka asnjë rol direkt apo zyrtar, madje dhe nuk duket fare në publik, megjithatë, sulmi që po i bëhet këto ditë, tregon se për Sali Berishën, Basha është një person i rrezikshëm.
Pasi më vendimin e një viti më parë, ai hapi zyrtarisht për të mos u mbyllur më tanimë “çështjen Sali Berisha” brenda opozitës shqiptare, brenda së djathtës, e natyrisht brenda Partisë Demokratike.
Deri tani kjo çështje diskutohej nga shoqëria, media, mazhoranca e natyrisht qendat më të rëndësishme ndërkombëtare si SHBA, Britania e Madhe apo Bashkimi Europian.
Realisht, Sali Berisha, po tenton të luajë çështjen e parave të rusëve, si një mekanizëm për të ndaluar njerëzit e Lulzim Bashës, apo më mirë ata që Lulzim Basha trimëroi që të mos shkojnë prapa Sali Berishës, për t’ju afruar selisë së PD-së, strukturave të saj, e natyrisht zhvillimeve politike, siç janë kandidimi apo karriera politike brenda opozitës.
Gjithsesi, kjo pritej që të ndodhte e do të zhvillohet ky ballafaqim, pas një situate surreale, ku brenda një shtëpie siç është selia e PD-së, po shtiren të dy palët se do të ketë bashkim apo baashkëjetesë. Në mos tani, apo kur të vijnë zgjedhjet sa më të afërta, do të ketë zhvillime, e varet si do të orientohen ato, duke u ndikuar natyrisht edhe prej sinjaleve politike brenda dhe jashtë vendit.
Por përveç kësaj, qëndrimi i Monika Kryemadhit mbrëmë në lidhje me diegien e mandateve, është një tjetër element i luftës brenda opozitës.
Sipas ish-kreut të LSI-së, djegia e mandateve e bojkoti i zgjedhjeve ka qenë një skenar rus, i ushqyer nga Moska, që sipas saj mbante lidhje vetëm me Lulin.
E ky i fundit, në shkurtin e vitit 2019, i ka bërë “magji të zezë” Monikës, për të pranuar djegien e mandateve. Nuk e tha në fakt, se cila ka qenë formula me të cilën “diaboliku” Lul ka hipnotizuar “naiven” Monikë.
E cila, edhe pse kishte kundërshtim nga brenda grupit të saj, pranoi të djegë të gjitha mandatet siç i tha Luli.
Por duket se ky hipnotizim ka zgjatur shumë, të paktën deri në qershor-pra 4 muaj, ku mund të ndërronin mendje e të merrnin gjërat në dorë.
Ligjërisht, në Kuvend u ulën të gjithë deputetët e PD-së dhe LSI-së që ishin në listat rezervë, të cilat si Lulzim Basha, ashtu dhe Monika Kryemadhi i kishin dorëzuar në KQZ. Por i quajtën tradhëtarë, edhe pse sot një pjesë e konsiderueshme e tyre janë aleatë të Berishës dhe Metës.
E nga inati e mllefi, ju futën protestave të egra, ku tentuan edhe të hynin në selinë e kryeministrisë. Por asnjëherë, as Monika, as Berisha, nuk menduan se janë rusët prapa. Edhe pse ata, pra Moska, ua bëntë të ditura ditë për ditë, pasi i vetmi televizion ndërkombëtar që transmetonte live skenat përpara kryeministrisë ishte RT, televizioni në gjuhën angleze që financohet nga Kremlini.
Ndërkaq, Ilir Meta, i cili vijon me qëndrimin se ka qenë kundër djegies së mandateve dhe bojkotit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, mund ta kishte ndryshuar situatën menjëherë.
Përshembull me dy veprime: Me një deklaratë publike ku t’i bënte thirrje opozitës të kthehej në institucione, e më pas të mos e kishte firmosur dekretin e anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit. Në atë rast, nësë nuk dëgjonte Lulzim Basha të kthehej mbrapsht, thjesht do të kishte probleme brenda PD-së se do t’i dilnin të gjithë kundër, ndërsa Monikën padyshim që do ta kishte më të lehtë ta bindte.
Natyrisht është edhe një mënyrë e tretë, ku Presidenti i atëhershëm, thjesht me një kafe me doktorin, të dilnin përpara mediave e të thonin se diegia e mandateve dhe tentimi i bllokimit të sistemit, nëprmjet mosmarrjes pjesë në zgjedhje, është skenar rus, siç po thonë edhe sot xhanëm.
Se realisht ishte dhe është në interes të Rusisë destabilizimi dhe mosfunksionimi i shteteve anëtarë të NATO-s. Pasi siç e thotë Putin shpesh dhe propaganda e tij: “Perëndimi si vlerë politike është një mashtrim”. Tezë që e përdorin të gjithë mitomanët e teorive konspirative apo ekstremistët në çdo lloji, të cilët siç po del sot janë financuar nga Moska për tu organizuar si qëndrim politik dhe mediatik.
Sali Berisha dhe Ilir Meta, kanë pasur të gjitha mënyrat për të ndikuar që mediat pranë tyre të mos i quanin “terroristë” iranianët e Manzës, duke mos hapur probleme me një grup njerëzish të shkuar në moshë që thjesht duan të ndryshojnë pushtetin në vendin e tyre.
Ilir Meta dhe Sali Berisha, mund të mos binin në “grackën ruse” -siç tha Kryemadhi mbrëmë, duke mos nisur, frymëzuar dhe mbështetur një “kryqëzatë” mediatike ndaj SHBA, zyrtarëve të saj dhe ambasadorëve në Shqipëri, të cilëve nuk i kanë lënë gjë pa thënë me libër shpie. Mjafton të hapësh rrjetet zyrtare të ambasadës së SHBA, ku gjen pasuesit e Berishës dhe Metës që çfarë nuk thonë për SHBA dhe ambasadoren aktuale dhe paraardhësit e saj.
Por për të gjitha, e paska fajin ai “tavarish” Luli, që ju ka paralizuar trurin, e bindur të mendojnë e veprojnë siç donte ai me Ladin e Moskës.
Po e gjitha kjo fabul fantazmagorike, s’mund të lihet kaq thatë. E do një “Tablo Sinoptike për veprimtarinë agjenturore”….
edhe ylli qe ben si 007
Përgjigju