Ylli Pata: Federata e opozitës me 'Republika Srbska'

Ylli Pata: Federata e opozitës me 'Republika Srbska'

Duka, Mediu, Ndoka dhe Shehi

Që debati publik në Tiranë  është kthyer në një skenë e një teatri absurd nuk ka ditë e emision që të mos tregohet.

Ku shpallet hartat e Ballkanit dhe Europës pas vitit të ri, luftrat e kataklizmat e reja së bashku me adhamudhët që luftojnë kancerin me spec djegës, avokatë që shpallin jashtë procedurave jo vetëm SPAK, por edhe EUROPOL-in e policinë francize me përgjimet e aplikacionit Sky.

Po ka edhe më; muxhahidinët iranianë të strehuar në Manëz, pas blitzit të verës që u bëri policia janë mbledhur dhe kanë xhiruar një klip “Rrjedh në Këngë e Ligjërime” version Farsi, ku refreni “Po ku ka si ti o Shqipëria Ime” binjakëzohet me “Ohhh, Ohhh Irannn!”.

Po kjo nuk është e gjitha! Ka ditë që po në panele po bëhet një debat i nxjehtë mbi “Federatën e Opozitës” që shpalli Fatmir Mediu.

E kjo ishte një nga ato teoritë konspiracioniste më të mëdha që konkurron fort Rrethin Katror të së djelës, ku thuhen të mëdha pa fund.

E në fakt, e thotë një kryetar i një partie, i cili e mori nga Sabri Godo si një forcë politike në mos kundërshtare, alternative në opozitë, e që prej vitit 2005, e dha me konçension te doctor Berisha me skëmën e Megadushkut. E prej asaj dite, Partia Republikane nuk është më realitet as politik as numerik, madje as publik. 

Si PR-ja e Mediut, edhe partitë e tjera janë thjesht fantazma të së shkuarës së emrit të tyre. PBDNJ-ja tashmë është kthyer në një grupim që kërkon Asocacionin në Himarë me “martirin” Beleri, pasi në zonat ku ka minoritarë grekë nuk merr asnjë kokërr vote.

Partia e Dash Shehit, e cila ka qenë gjithmonë një entitet politik që është e emëruar me kreun e saj, e cila në çdo zgjedhje ku ka konkurruar i ka shkaktuar një humbje të fortë Sali Berishës. Duke treguar sadopak diferencën që një elektorat i moderuar mendon dhe e koncepton krejt ndryshe të djathtën.

Ndërkaq, Partia Agrare e Agron Dukës, nuk ka mundur asnjëherë që të garojë realisht në një palë zgjedhje, pasi është margjinalizuar prej lëvizjeve që kanë ardhur nga SHQUP-i.

Në thelb, siç thotë Aleks Xinxat e filmi Vendimi, këto parti kanë vetëm kryetarët, pasi bazën ua ka marrë “Enver Hoxha” i së djathtës.

Ndërkaq, qëndrimi politik në lidhje me çështjen kryesore që ka opozita sot: ç’do të bëjë me Sali Berishën, ata janë më fluid se Gaz Bardhi.

Sipas tyre ata pranojnë që në federatë të hyjnë të gjithë ata që janë kundër kësaj qeverie dhe janë gati për të luftuar regjimin aktual. Pra, të ketë edhe grekë edhe çamë që kanë inat Edi Ramën.

E krahasuar me një realitet paksa afër nesh, duket si Federata e Bosnjës që ka pranuar me zor nga Fuqitë e Mëdha, një shtet të përbashkët me Republika Srbska të Milorad Dodikut. E cila prej 30 vjetësh duket një realitet që nuk funksionon. Prite këto ditë, kur edhe Gazmend Bardhi të shpallë: “Shtetet e Bashkuara të deputetëve të opozitës”. Tema

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë