Ylli Pata: Ithtarët e Prigozhinit në Shqipëri, pse kërkojnë analogji me Moskën?

Ylli Pata: Ithtarët e Prigozhinit në Shqipëri, pse kërkojnë analogji me Moskën?

Sali Berisha dhe Ilir Meta

Nga disa komentatorë politikë në Tiranë po hidhen tezat e një homologimi shqiptar i luftës për pushtet në Kremlin. “A ka aleatë Prigozhini në Tiranë”?, “Kush është Wagneri shqiptar?, etj etj, kanë qenë disa nga komentet që kanë shoqëruar diskutimet mbi logjikën e ngjarjeve të Rusisë.

Në fakt nuk është gjë e re që homologohen ngjarjet e Rusisë, me atë të Tiranës, por ky homologim nuk ka ndodhur që prej vitit 1993. Kur Boris Jelcin qëlloi me top Shtëpinë e Bardhë-Parlamentin e Rusisë, e që në Tiranë palët u ndanë ca me Jelcinin ca me gjeneralin Lebed.

Por në atë kohë ishte ende e freskët ndarja e Luftës së Ftohtë, e ku te opozita shqiptare nuk ishte e artikuluar mirë vizioni i tyre euroatlantik.

Por sot, duket se logjika e gjetjes së një aleati të Yevgeni Prigozhinit në Tiranë, është mëse e sforcuar.

Gjithsesi, pyetja shtrohet, a ka gjasa vallë që Edi Rama të rrëzohet nga një factor politik, parapolitik apo jashtëpolitik brenda vetes siç shtrojnë disa, që i japin ngjyrat e një atmosphere grushti shteti?

Nuk është aspak çudi që të ketë forca apo faktorë që mund t’i rebelohen qeverisë, Edi Ramës apo mazhorancës. Por nuk mund të ndodhë që në një vend anëtar të NATO-s, sot një grup politik apo criminal të rrëzojë pushtetin në Tiranë përveç zgjedhjeve.

Shqipëria, e ka bërë zgjedhjen qartë si aleat i NATO-s, ku është pranuar pikërisht se nuk mund të sjellë në pushtet banditë si kreu i Wagner. Edhe pse në ndonjë rast, një Prigozhin Shqiptar mund të ecë e të ketë sukses, ai në një moment do të shpallet non grata nga SHBA. Siç edhe ka ndodhur.

Sado të duket si një teori tërheqëse, Shqipëria është një vend që mund të ndryshojë pushtetin vetëm me një alternativë politike, e cila nëse formon një ushtri private, shpallet organizatë terroriste përpara se të avancojë politikisht.

Kaq e thjeshtë është; jemi një vend që nuk kemi lidhje me Moskën. Edhe pse mund të kemi sozie të Prigozhinit, asnjëherë ata nuk vijnë dot në pushtet.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 28/06/2023 20:42

    À ka mbet në këtë vens ndonjë gazetarve normal më , Apo shumica janë shitur për një gross tek armiqët e shqiptarisë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki