Ylli Pata: Kush e shtyu Gert Shehun të gjuajë Berishën me grusht?!

Ylli Pata: Kush e shtyu Gert Shehun të gjuajë Berishën me grusht?!

Gerti Shehu

Duke marrë për bazë moshën e ish-kryeministrit, ai veprim i dhunshëm ndaj tij është i rëndë, madje shumë. Por logjikisht ai është një akt që një politikan e lë pas krahëve, por dhe e heton se pse ndodhi dhe kush e bëri.

Berishjanët e kanë skemën gati: e bëri Edi Rama. Po pse e bëri Edi Rama? Çfarë fitoi ai nga grushti ndaj Berishës? Nëse Saliu nuk do të ishte goditur, nuk do të ishte gjithë ky marketing a thua se në Tiranë është bërë nami. Po përse bodyguardët e doktorit, të cilët mediat pranë tij i kanë përshkruar si të pagabueshëm, e  lanë Gertin që të depërtojë në perimetrin e sigurisë dh eta godasë Berishën në syrin e majtë?

Gabuan? Ok gabuan! Normale është, po si ka mundësi që përveç se e mbytën në dru, atentatorin e Berishës e çuan dhe e morën peng në selinë e PD? Kjo është vepër e pastër penale. E pak momente pasi Gerti kishte qenë në katakombet e SHQUP, Sali Berisha tha se ai është agjent i policisë kriminale, më pas se është kontigjent. Realisht çfarë është njeriu që sulmoi Berishën, agjent apo kontigjent? Pasi një kontigjent, duhet të jetë provuar me vendime gjykate, ndryshe, kush nxjerr një të dhënë ndaj tij shkel ligjin.

Berisha tha se ai është i “manovrueshëm”, Pra logjika ishte se ai ka marrë para për të grushtuar ish-kryeministrin. Ka fakte për këtë?  Se në fillim thanë është nga Tepelena, që ishte një nga ato skandalet e vitit 97. Sepse në fund të fundit nuk ka lidhje origjina. E kapnin, ja dorëzonin policisë dhe kaq. Nëse e merrnin vetë në pyetje nuk se ja njihte njeri. Por edhe pse e grinë në dru live, Gerti nuk vdiq, por i ndoqi truprojat siç donin.

Gjitjsesi dhuna ndaj Berishës është e rëndë, se ai i gjuajti me grusht, e kjo është realisht problem. Pork y është problem i sigurisë së Berishës në radhë të parë i rëndë. Në radhë të dytë duhet pritur rrëfimi i Gerti Shehut. i cili edhe pse është nga Tepelena nuk se përbën krim. E mbajtën në PD, duhet të thonë atë që mëron nga deponimi i njeriut që morën peng. Megjithatë skandali sot është i Policisë së Shtetit, e cila ka toleruar që të mbahet peng një qytetar, thjesht sepse i ka dhënë liri një policie partiake. Si balilat e Musolinit…

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tani: 07/12/2022 10:31

    hajde goment hajde, i del ne mbrojtje nje trushpari te paguar vetem per inat te berishes, nuk jemi shtet ne ore!!!!

    Përgjigju
  • era: 06/12/2022 20:37

    Georges Soros??? Ndoshta Fazllici????

    Përgjigju
    • Anonim: 07/12/2022 08:38

      VET SALI KAFSHA ME LILUSH PLEHREN.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki