Ylli Pata: Legjenda e Ramës që nuk rrëzohet dot me votë!

Ylli Pata: Legjenda e Ramës që nuk rrëzohet dot me votë!

Gazetari me origjinë polake, Matthew Kaminski, kryeredaktori i prestigjozes Politico, shkroi një rrëfim mbi historinë e vrasjes së dy opozitarëve më të fortë të Vladimir Putinit.

Boris Nemecovit dhe Aleksej Navalnit. Sipas Kaminskit, i cili i ka ndjekur gjatë në rrugëtimin opozitar që nga viti 2011, si Nemecov, si Navalni, edhe pse ishin personazhe të ndryshme, ata kishin një të përbashkët. Ishin e kundërta e Carit të Kremlinit. 

Dukshëm me një dashuri për miqtë që nuk jetojnë më, Matthew mund të ketë edhe doza shpirtërore, por është brenda së vërtetës kur vizaton realisht thelbin politik të rrezikshmërisë që Borja dhe Aljosha ishin për Vladimir Putin. i cili tek këta djem të pashëm, modernë dhe që duhen nga pjesa gri e Rusisë shikonte rrezikun real të karrierës së tij. i vrau, për t’i thënë elektoratit gri “fu** you”. S’ka më as Aljosha, as Borja, po as çdo idiotësi që mund të keni në mendje. Jam Unë!

E në fakt, as Nemecov, i cili vinte si një drejtues i sukseshsëm lokal, me akuza për korrupsion, apo Navalni që ishte krejt i paakuzuar sepse s’kishte pasur ndonjëherë pishtet, asnjëherë nuk arritën të marrin aq vota sat ë rrezikojnë Putinin. Por ata, me vijimin e tyre në politikë, rrezikonin t’i merrnin, pasi sapo militantët të lëvizin pozitat, mund të votonin Nemecovin e Navalnin. Të cilët i kishin të siguruar votat e pjesës gri në dy metropolet jo vetëm ruse por edhe europiane siç janë Moska dhe Shën Pjetërsburgu.

Siç thotë Kaminski, ata djem kishte lezet ti shikoje, t’i dëgjoje, të pije kafe me ta se ishin jo vetëm të pashëm por edhe të edukuar, të kulturuar, europianë në kuprimin e plotë të fjalës.

Nemecov e dinte se do të vritej nga Putin, e ka thënë non stop në intervista, siç e ka thënë edhe Navalni, i cili u helmua e u sulmua, u burgos pa fund. Derisa e vrau, por buzëqeshjet nuk ja hoqi kurrë. Por asnjë ditë dy opozitarët e Putin nuk kanë menduar se do ta rrëzojnë Vladimir Putinin me rrëmuja, jo se nuk e bëjnë dot, pasi Rusia në histori ka qenë tokë e grushteve të shtetit e revolucioneve. Por në idenë e tyre për të fituar zemrat e njerëzve ata u përqëndruan te zgjedhjet. Pasi në fund të fundit, ky është sistemi që besonin.

Sot në Shqipëri, mbështetësit antiamerikanë të Sali Berishës nuk lodhen së përsërituri se SHBA po mbështet Edi Ramën si version stabilitet versus demokraci. Sipas tyre. SHBA nuk po mbështet demokracinë në vend, por një model stabiliteti. Por nga ana tjetër mbrojnë idenë se Edi Rama nuk rrëzohet me votë. Këtu jemi në një rast hibrid që nuk ka Slavoj Zhizhek që e mbështet, edhe pse është një antiamerikan i deklaruar. 

Madje “zhizhekët” shqiptarë shkojnë më tej kur thonë se nuk na duhen amerikanët, sepse ata janë model stabilokrat. Teori që në fakt ka qarkulluar edhe në Shqipëri sidomos pas 21 janarit kur ambasadori Arvizu e quajti Sali Berishën “burrë shteti”, apo edhe kur Sekretarja Clinton than ë Parlamentin shqiptar që rajoni duhet të marrë shembull nga demokracia shqiptare.

Por pikërisht pas këtyre zhvillimeve ishte Edi Rama që u tërhoq e shkroi “Kurbanin” e braktisi përplasjen për tu përqëndruar te vota. Pra si të gjejë çelësin që të rrëzojë Berishën me votë. Rama e gjeti me Ilir Metën, kur bëri 1 milion votat e famshme, të cilat edhe sot janë objekt debati nëse do të duhej ta kishte bërë apo jo atë aleancë. Që Mustafa Nano e quajti “Aleanca e qelbësirave”. 

OK, por ishte aleancë elektorale, sot që nga viti 2017 të gjithë kundërshtarët që kanë qenë përballë Edi Ramës, janë përpjekur që të ndalojnë votat. Thuhet sot se Rama është i fortë e ka në dorë inxhinierinë elektorale. Po në vitin 2017, pra 4 vjet pasi erdhi në pushtet, pse donin të ndalonin zgjedhjet? 

Shumë e thjeshtë; duan një stabilokraci ta vendosin në tavolinën e tyre, ndryshe, do të gjenin një Nemecov apo Navalni shqiptar që të zgjojë jo vetëm shpresën e zgjedhësve por edhe ndërkombëtarëve…/Tema

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Berti: 21/02/2024 19:47

    Qelbesira, thote autori, por ama elektorale! Ose Qelbesirokracia sic i bie, meqe ka inxhinieri per kete pune, na paska shteruar shpresen e nderkombetare e qe perpara ne tryeze i fusin nje stabilokraci e dopio me raki!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër