Ylli Pata: Mimozat e 'Stalingradit' të Ilir Metës!

Ylli Pata: Mimozat e 'Stalingradit' të Ilir Metës!

Ilir Meta

Ka një frenezi ngjarjesh që kur Ilir Meta ka lënë Presidencën, e ku sasia e informacioneve dhe simbiolikës së retorikës politike nuk i lënë vend njëra-tjetrës t’i mendosh, t’i imagjinosh, e më pas të krijosh një perceptim për ta.

Përveç veljes 30 vjeçare me slloganet e retorikën e “lirisë e demokracisë” apo edhe moralit antikorrupsion nga politikanë që kanë perceptimin e kundërt, kohëve të fundit është përdorur rëndom termi “revolucion”, “përmbysje”, sa është kthyer në një manifest politik të çdo të riu apo edhe personazhi që kërkon të bëjë karrierë në partitë opozitare.

E kësaj atmosfere me “revolucion” e “përmbysje popullore”, i është shtuar në një rrebesh ngjarjesh edhe “Partia e Lirisë”, “referendum” apo edhe “beteja e Staligradit” e “revolucioni i mimozave”.

Janë kaq shumë metafora politike, që natyrisht nuk se kanë asnjë shtrat ideor, apo edhe program politik nga protagonistët e vjetër që kanë 30 vjet në politikën shqiptare që kanë pasur gjithçka, por që duan prapë, thjesht janë gjetje momentale të atypëratyshme për të ilustruar apo justifikuar qëndrimin në politikë të Ilir Metës.

Ja të marrim “Partinë e Referendumit”. Si opozita, apo edhe vetë LSI e Ilir Meta, kanë pasur të gjitha mekanizmat që të çojnë në referendum popullor çështjet e mëdha për të cilat kanë bërë betejë politike, por që nuk e bënë kurrë.

Maqedonia e Veriut, po bën referendumin e dytë popullor në lidhje me çështjen e pranimit në BE apo kompromisit francez, ku pritet të ndryshohet një pjesë e madhe e bazës kulturore dhe ideologjike të identitetit të popullit Maqedonas.

Ndërkohë që në Shqipëri, argumenti më i rëndësishëm ku Ilir Meta dhe Sali Berisha janë përplasur egër me Edi Ramën-mazhorancën pra- është reforma në drejtësi.

Është kjo reformë që jo thjesht ndau palët por krijoi në vend një pol politik anti amerikan, ku me porosi janë sharë e denigruar diplomat e ambasadorë nga më të rëndësishmit të Fuqive të Mëdha botërore e Europiane.

Edhe sot, Ilir Meta e Sali berisha e konsiderojnë drejtësinë si mekanizëm të Ramës, megjithëse kanë dërguar e çojnë denoncime, që janë kthyer disa herë në dosje ndjekjesh penale, madje edhe në “pranga ekselente”.

Ilir Meta e Sali Berisha u përplasën me Ramën, por edhe me SHBA dhe BE-në, për vettingun, por edhe Ooperacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, të cilët i çuan në Kushtetuese dhe Komisionin e Venecias.

Po përse nuk kërkuan të bëhet referendum popullor për atë çështje kardinale, e që në fakt përbën një logjikë tipike për t’i kërkuar popullit qëndrim plebishitar?

Si LSI, ashtu edhe PD-ja i kishte të gjitha mekanizmat ligjor për të kërkuar mbajtjen e referendumit. Por sipas të gjitha gjasave, nuk e hodhën, pasi do të humbnin. Pasi në ka një çështje të qartë që publiku ka përkrahur e përkrah vazhdimisht ka qenë reforma në drejtësi. Pasi e kanë parë si shpresë dhe mekanizëm për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, por edhe për të rrëzuar kastën e vjetër 30 vjeçare që refuzon të hapë krahun për gjeneratet e reja.

Por referendum, Meta mund të kërkonte për shumë çështje të tjera, që i ka bazë të akuzave dhe betejës së përgjithshme politike. Qoftë edhe për çështjen më të fundit që i ka dalë atë të dosjes së Sigurimit të Shtetit.

Le të kërkojë referendum me pyetjen se a duhet amenduar ligji i dosjeve, ku të kontrollohen edhe ato zyrtarë që kanë marrë certefikata nga Komisionet “Mezini” e “Bezhani”.  E meqë ra fjala dhe Meta ka qenë kundër  ndryshimit Kushtetues të vitit 2008. Përse nuk ka kërkuar e kërkon një referendum për këtë çështje.

Në fillim të viteve 90 në Itali, një politikan i rëndësishëm demokristian, Mario Segni, i biri i Presidentit tërepublikës Antonio Segni, ndërmori një nismë shumë të rëndësishme politike disa vjeçare. Ai inicoi një sërë referendumesh për të ndryshuar partitokracinë 50 vjeçare në vend që kishte zënë rrënjë me karakterin proporcional të ligjit zgjedhor në vend. Segni ktheu mazhoritarin, duke ndryshuar totalisht arkitekturën politike, sidomos në zgjedhjet e kryetarëve të bashkive dhe të presidentëve të rajoneve, që janë sot element shumë i rëndësishëm në vend. Por Segni, inicoi edhe shumë referendum të tjera për ligje të arkitekturës politike në vend apo edhe për të drejtat civile. Shumicën e tyre i fitoi, por aid he forca e tij politike nuk se pati sukses të madh. Megjithatë vepra e tij mbeti edhe sot e kësaj dite. i tillë ka qenë edhe Marco Panela, një politikan liberal që ka bërë beteja të mëdha për liritë civile, duke nisur nga e drejta e abordit në një vend konservator e katolik si Italia.

Këta janë realisht liderë të partive të referendumit, e jo një forcë politike që ndryshon fytyrë e lidership brenda 30 minutash, e askush nuk di gjë se kush kuan, kush erdhi dhe çfarë do bëhet.

Pastaj metafora e “Betejës së Stalingradit” në një ditë kur vendi përkujton 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike me SHBA, duket së paku një gjetje e çuditshme. Siç është edhe “revolucioni i Mimozave”, ku nga ana tjetër tallet me Bashën për djegien e kërpurdhës para kryeministrisë. Diskutim i gjatë? Natyrisht se këtu, e gjithë kjo zallamahi bëhet se sit ë sistemohet personalisht Presidenti i sapo ikur. Vetëm kaq!

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez merr nëpër gojë Shqipërinë! Gënjen publikisht për votat e 'Topit të Artë'

VIDEO/ Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez merr nëpër gojë Shqipërinë! Gënjen publikisht për votat e 'Topit të Artë'