Ylli Pata: Modeli italian që kthen në karikaturë 'primaret' e Berishës

Ylli Pata: Modeli italian që kthen në karikaturë 'primaret' e Berishës

Ish kryeministri, Sali Berisha

Sot Italia u zgjua me një surprizë të rëndësishme politike. Duke thyer të gjitha parashikimet, është zgjedhur lidere e opozitës një grua, një politikane që ka ndryshuar e rinovuar totalisht të gjithë skenën politike të vendit brenda 24 orësh.

Bëhet fjalë për 38 vjeçaren Elly Shclein, e cila u zgjodh kryetare e Partisë Demokratike, që është partia më e madhe e opozitës.

Bie në sy fakti, se nga aleatja natyrale e PDI, Partisë Socialiste Shqiptare, nuk ka asnjë urim publik në këto orë, por në mediat italiane dhe ato europiane, ky eveniment po komentohet si një sinjal i fuqishëm politik.

Sinjal, i cili çon mesazhe në rinovimin e thellë të politikës europiane, e asaj të majtës veçanërisht. Një muaj më parë, në faqet e TemA-s u parashikua fitorja e saj, si një kundërpeshë e Giorgia Melonit si kryeministre e Italisë.

Zgjedhja e Shclein, erdhi si rezultat i një procesi primaresh që zhvillohet nga Partia Demokratike Italiane, e që nuk e praktikon asnjë forcë tjetër politike në Europë. Primaret, zhvillohen sipas modelit amerikan, ku përveç anëtarëve të partisë marrin pjesë edhe votuesit e saj, të cilët regjistrohen si të tillë. Në partitë europiane praktikohet sistemi “Një anëtar, një votë”- pra votojnë vetëm anëtarët e partisë.

Elly Shclein u votua nga mbështetësit, ndërkohë që anëtarët e Partisë Demokratike Italiane, mbështetën rivalin e saj Stefano Bonaccini, i cili ishte edhe shefi i saj, pasi është President i Rajonit të Emilia Romagna-s, e ajo zv.presidente.

Në primare morën pjesë rreth 1 milionë votues që dolën vullnetarisht, e 1ë përfaqësonte numrin më të madh i demokracisë direkte i verifikuar deri tani.

Kjo sa i përket aspektit proceduarial të procesit, pasi mesazhi më i rëndësishëm është ai politik.

Elly Schlein, e cila është një intelektuale e formuar, nuk ka ardhur rastësisht në politikë. Me tre pasaporta në xhep: atë amerikane, zvicerane dhe italiane, Schlein ka dy diploma të standardit të lartë për drejtësi dhe krimologji në Universitetin prestigjoz të Bolognas.

Pak vite më parë ajo ishte asistente e regjizorit shqiptar, Bledar Sejko në filmin dokumentar “Anija”, që i kushtohet eksodit të vitit 1991.

Por hyrja në politikën aktive natyrisht që ka pasur edhe shtysë të rëndësishme, edhe pse vjen nga një CV e pasur dhe një histori familjare mjaft mbresëlënëse: babai- një profesor universitar hebreo-amerikan dhe e ëma juriste nga Siena, pjesë e një familje të njohur antifashiste.

Për hyrjen në politikën e lartë e Elly Schlein, ka pasur një mentor të rangut të lartë, përkatësisht ish-Kryeministrin e Italisë dhe ish-kreun e Komisionit Europian, Romano Prodi. i cili i ka dhënë teserën e pranimit të PD-së në seksionin mitik të Bolognina-s, ku dhe ndodhi transformimi i madh në vitin 1990, nga Parti Komuniste në Partinë Demokratike të së Majtës.

I gjithë ky proces politik që opozita Italiane futi dje, është pikërisht rinovimi e rifreskimi i klasës politike, një proces që ka mërzitur natyrisht atë klasë të vjetër, e cila ka disa mandate nëpër bashki apo parlament.

Kur e shikon këtë apo këto lloj procesesh me “primaret” e Sali Berishës, tregohet se sa karrikaturë është procesi tek ne, i cili ka si synim të riciklojë jo thjesht atë, por të gjithë kastën politike 30 vjeçare duke nisur me Ilir Metën, e gjithë si vëllezërit e tyre jo vetëm në opozitë, por veçanërisht në mazhorancë.

Një proces politik në një vend nuk e trondit qeveria apo shumica parlamentare, e cila përgjithësisht konsumohet e kthehet një forcë amorfe pushteti, por opozita.

E cila aktivizon energji të reja nga shoqëria, nëpërmjet hapjes dhe rritjes së pjesëmarrjes.

Por jo, vijojmë me këtë refren të mërzitshëm të daljes non stop të këtyre figurave që na kanë mbirë në bark për 30 vjet, që flasin e flasin, në një avaz që kanë mërzitur edhe familjarët e tyre.

Po ç’thonë mbështetësit e tyre “teologë” e “filozofë” zombie nëpër panele: S’jemi Danimarkë neve, sjemi, Itali, prandaj të riciklojmë e riciklojmë pa fund Salën, të birin, e gjithëe suitën e tyre klanore.

Nëse do të kishte pak mend në kokë e gjithë kjo suitë, thjeshtë kishin dorëzuar stafetën te personazhe si Giorgia Meloni apo Elly Schlein, e vetë le të bëjnë gallata e të tregojnë barsaleta në telvizione siç bën Silvio Berlusconi. Ndaj dhe nuk i shkojnë kush as në protesta e as në takime. Ndryshimin në një shoqëri në aspektin jo vetëm politik, e jep opozita, me hapjen, pjesëmarrjen dhe mënyrën e debatit publik. 

Tek ne, edhe të rinjtë që delegohen si përfaqësues të foltores apo partisë së Ilir Metës në panele, thjesht recitojnë kundër SHBA, ambasadores Yuri Kim, prokurorëve të SPAK, sepse aty e kanë hallin “fituesit e primareve”, të fresktit fare që konkurrojnë Edi Ramën nëpër televizione e rrjete sociale…

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen