Mosbindja civile nuk ka funksionuar në armatën e shthurur të Sali Berishës. Për një arsye të thjeshtë sepse as Berisha, as luogotenenti i tij nuk e ka pasur idenë e mosbindjes civile.

Sepse në radhë të parë nuk ka pasur as një manifestim civil, por një ardhje militantësh të cilët në shumicën e tyre nuk kanë ditur çfarë do të ndodhë.

Të vetmit që kanë ditur kanë qenë njerëzit e caktua për të hedhur shishet me benzinë me fitil të ndezur, që quhen bomba molotov. Që u hodhën në kryeministri, selinë e Partisë Socialiste, Ministrinë e Brendshme dhe në selinë e Bashkisë së Tiranës.

Ka qenë një manifestim i komanduar i bombave molotov sipas urdhrit të Flamur Nokës, i cili ishte udhëheqëi organizativ i protestës.

Protestë që nuk dha mesazh, protest që nuk pati ide, por vetëm foli me gjuhën e zjarrtë të benzinës. Një gjuhë e cila nuk ështëa aspak e re, por ndryshe nga protokolli u zgjatua mbi stacionet e reja moderne të autobuzëve urbane, apo edhe disa njësive tregtare.

Më pas ju vërsylën reklamave të qytetit, a thua se ata janë problem politik i opozitës. E gjitha kjo tregon një impotencë të theksuar mendorë, logjike, e ideore të një proteste që na u shit me konspiracion si mosbindje civile.

E para, nuk kishte asnjë mosbindje, sepse gjithçka i bindej urdhërit të Flamur Nokës, e civile nuk kishte asgjë, përveç reagimit të policisë por edhe të qytetarve të Tiranës, të cilët, duke qenë në dijeni të marrisë së doktorit boshatisën ambjentet e kryeqytetit, i lanë në vetminë e tyre një turmë të vogël që në Tiranë treguan se janë gati të djegin gjithçka. Po me urdhër që vjen nga kati i tetë./TemA