Ylli Pata: Një grua pas Ilir Metës? Modeli kroat i presidentes që erdhi nga Perëndimi dhe dy emra të ngjashëm shqiptarë

Ylli Pata: Një grua pas Ilir Metës? Modeli kroat i presidentes që erdhi nga Perëndimi dhe dy emra të ngjashëm shqiptarë

Edi Rama dhe Kolinda Grabar Kitaroviç

Kohët e fundit po flitet gjithnjë e më shumë për një president grua, si një thyerje e akullit të presidencave burrërore, që në fund të fundit, nuk se kanë sjellë ndonjë zhvillim impresionant.

Një grua në krye të shtetit, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe vende më të mëdha e të rëndësishme mbetet një finish ende i parealizuar. Që nga SHBA, Frannca Italia, ndërkohë që Britania e Madhe apo edhe Gjermania e kanë kaluar me kohë këtë kufi.

Në rajonin tonë-Ballkanin Perëndimor këtë kufi e ka kaluar vetëm Kroacia, e cila në vitin 2015 zgjodhi Presidente Kolinda Grabar Kitaroviç, e cila ka qenë mjaft popullore në rrjetet sociale shqiptare.

Kroacia, siç shumica e vendeve ish-Jugosllave si Sllovenia, Serbia, Maqedonia e Veriut e Mali i Zi, Presidentin e Republikës e zgjedh nga populli dhe kreu i shtetit ka kompetenca të rëndësishme ekzekutive. Këto vende cilësohen si Republika gjysmëpresidenciale.

Kolinda Grabar Kitaroviç, një diplomate karriere, e cila u bë edhe ministrje e Integrimit Eurpian e vendit të saj, arriti të ngjitet në postin më të lartë të shtetit të saj, pas një ekperience të rëndësishme ndërkombëtare si Zv.Sekretare e përgjithshme e NATO-s, ku drejtoi Drejtorinë e Diplomacisë Publike.

Kitaroviç u vendos në krye të shtetit, pas traumës që shkaktoi në Kroaci deluzioni për elitën e vjetër të politikës, e cila e humbi reputacionin. E që çoi më pas në arrestimin e ish-kryeministrit Ivo Sanader për korrupsion(nga partia e Kitaroviç) por edhe të 250 zyrtarëve të lartë të vendit, nga USOK-homologu i SPAK-ut tonë në Kroaci.

Ardhja e saj në krye të shtetit, u komentua si një ndikim i partnerëve perëndimorë të Kroacisë:SHBA-së dhe BE-së për ta emancipuar dhe rifreskuar poltikën kroate.

Referuar këtij modeli, edhe Shqipëria sot i ka dy precedente që ngjajnë si 2 pika uji me rastin e presidents kroate.

E këto janë dy gra të njohura e me reputacion nga politika shqiptare: Ermelinda Meksi dhe Majlinda Bregu. Të dyja punojnë në poste mjaft të rëndësishme ndërkombëtare. Dhe të dyja janë diskutuar si kandidatura të mundshme si pasuese të Ilir Metës.

Ermelinda Meksi, një ekonomiste me profesion dhe profesoreshë me shumë përvojë e Universitetit të Tiranës, përkatësisht Fakultetit Ekonomik, ka nisur karrierën politike që në vitin 1991, si themeluese e Partisë Socialiste. Një kontribuese e dorës së parë në programin ekonomik të PS-së, deputete e anëtare kryesie, ajo u bë Zv.kryeministre, ministre e Ekonomisë dhe ministre e Integrimit. 

Aktualisht prof Dr.Meksi është zyrtare e lartë në Sekretariatin ekonomik të OSBE-së në Vjenë. Gjatë karrierës së saj politike, ajo ka pasur edhe një reputacion të panjollosur në një ambjent të rëndë e toksik siç është politika shqiptare.

Ndërkaq, Majlinda Bregu, ndryshe nga Meksi vjen nga radhët e së djathtës, pra Partisë Demokratike, deputete e së cilës ka qenë nga viti 2005 deri në vitin 2017.

Bregu, një profesoreshë e sociologjisë në Universitetin e Tiranës, u bë e njohur si gazetare televizive, ku për vite me radhë ishte prezantuesja kryesore e lajmeve të prime time të televizionit publik në Shqipëri RTSH.

Në vitin 2007 emërohet ministre e Integrimit si dhe zëdhënëse e qeverisë së kryesuar nga Sali Berisha, post që e mban deri në vitin 2013.

Në vitin 2017, Majlinda Bregu u zgjodh drejtuese e një organizate shumë presitigjoze Europiane për Europën Juglindore e njohur si Këshillit te Bashkepunimit Rajonal apo RÇ. Ky rol është shumë i rëndësishëm, sa ajo merr pjesë në thuajse të gjitha samitet e BE-së me krerët e Ballkanit Perëndimor.

Si Ermelinda Meksi, ashtu edhe Majlinda Bregu kanë pasur eksperienca jo lineare në partitë e tyre respektive, përkatësisht përplasje me liderët e PS-së dhe PD-së. Meksi me Edi Ramën dhe Bregu me Lulzim Bashën./TemA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem Gahinji: 21/04/2022 16:02

    Propozoj Evi kakapalarit presidente.Ajo vjen nga amerika dhe me pervoje ne politike amerikane ,si bashkepuntore e ngushte e Trapit

    Përgjigju
  • Dukatesia: 20/04/2022 22:33

    Valentina leskaj. Ku e gjeti pasurin e djemve dhe te sajen. Pse nuk ka as nje dukatS pasuri qe Kane gjith ato prona. Sepse i moren deputete e PD ps dhe lsi like lesh dhise. Vendi me ikorruptuar. Vini president prap Z moisiu brilant.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 20/04/2022 22:00

    Te dyja jane copa mishi me dy sy!!!! Sali Berisha do ishte zgjedhje me e mire per popullin shqiptar

    Përgjigju
  • Tobe strafkulla: 20/04/2022 21:11

    Si do rama grate si Valentina leskaj po te shikoj naj tjeter . Kur vjen puna te grate osht shum tekanjoz Rama.. un them majlinda bregu esht nje zoj e nderuar e ka te gjith kapacitetin pertu bo presidente . Se gjithmon ka komunikacjob me europen the parlamentin evropjan.

    Përgjigju
  • Ilir: 20/04/2022 18:52

    Nuk kam asgje me te dy kandidatuarat, por mendoj se me e mire do ishte te zgjidhej nje grua plot dinjitet si Valentina Leskaj. Politikane e rralle dhe qe eshte e pranueshme nga te dyja palet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur