Ylli Pata: Ora finale dhe fatale e Lulzim Bashës

Ylli Pata: Ora finale dhe fatale e Lulzim Bashës

Lulzim Basha

Ka sjellë shumë meme e romuzë nëpër panele i ashtuquajturi rikthim i Bashës në krye të partisë së çarë Demokratike, ku më shumë se vula legale që mban në xhep kanë rëndësi resurset humane të një organizate që mban lidhjet e opozitarizmit shqiptar.

Por ndërsa këto romuze e tallje, më shumë mbajnë në eter personazhin mjaft fantazmagorik të historisë së PD-së që nga 2005-a, realiteti duket se është tjetër.

Lulzim Basha, nuk erdhi në verën e vitit të shkuar si një riciklim politik, sepse në fund të fundit nuk ishte larguar më 14 mars 2023. Ai thjesht bëri një hap pas, duke mbajtur lidhje me të gjithë strukturat e PD-së që e mbrojtën sukseshshëm partinë nga invazioni i berishjanëve të 8 janarit.

Pra, realisht Basha nuk ishte larguar, e të gjithë në PD e dinin se kemi dy realitete që në thelb janë dy parti politike. E tha Saljanji që në verën e vitit të shkaur që nga PD do të dalin dy parti; një e Berishës e një e Bashës.

Tashmë ky është një realitet jo vetëm i qartë, por ka nisur të bëhet i besdisshëm, jo tjesht për publikun, por për njerëzit e militancës së opozitës.

Përkatësisht ata struktura të PD-së që sakrifikuan shumë për të mbajtur një opozitë properëndimore dhe proeuropiane, e pakontaminuar me hallin e Sali Berishës.

Për një kohë të gjatë, me heshtjen e tij Basha ushqeu mjaft teori konspirative sipas të cilave po gëzonte benefitet me mazhorancën dhe amerikanët, e shumë flisnin për kolltuqe ministrore, madje disa floën edhe për president, qeveri teknike e gjëra të tjera.

Ja ku jemi sot, ku Lulzim Basha dhe opozita që ai ka marrë përsipër të drejtojë është në ditën më të mirë që mund të kërkonte një opozitë.

Përballë ka një qeveri që ndodhet në mandatin e tretë dhe një grup kundërshtar që sapo ka bërë Pazar me të, ku pas një amnistie të diskutueshme, janë falur edhe të arrestuar për korrupsion.

E përpara kësaj situate të lakmuar për të gjithë, Basha, tregon histori të vjetra kur ka qenë në Dardanele, ndërkohë që të gjithë kërkojnë të bëjë publike vetëm një gjë. Kush janë emrat e skuadrës së tij politike të 2025-s. Që realisht është politika e vetme dhe më e mirë që mudnt ë bëjë një shef opozite në këto momente.

Ajo skuadër, vetëm nëse janë njerëz krejt të panjohur dhe të panxjerrë nga grupet qëndrestare në PD, do të pësojë fjasko. Por nëse Basha prezanton së paku kolegjin e kryetarëve të PD-së në bazë, që në fakt janë edhe grupi që Gazmend Bardhi e Sali Berisha nuk i shohin më sy, atëherë nis realisht një fazë e re.

Një ndeshje gladiatorësh politikë në kuptimine  vërtetë të fjalës, pikërisht në vendin e kohën e duhur, me një audiencë të etur ër të marrë vesh realisht se çdo të ndodhë në atë mjedis që dikur ka qenë Partia Demokratike, e që tani është e ndarë dhe e përçarë.Pikërisht ky demonstrim do të bëjë të cilësohen si budallëlliqe reality show grimcat që dalin nga “gladiatorët me taka” apo “akrobatët pa gardë” që mbushin rrjetet sociale.

Çdo vonesë në shpalljen e grupit real politik që e ka mbrojtur PD-në për 2 vjet prej sulmit të Berishës, dhe konceptit properëndimor të grupit politik, thjesht do të rrëzojë e shkatërrojë një përpjekje që ka sjellë kaq stres e probleme tek mijëra opozitarë në Shqipëri.

Basha është realisht përpara orës finale e fatale të tij, që nuk mund ta kompensojë dot asnjë podcast apo simpozium te Hotel Tirana. Pasi të gjithë kanë pyetjen: kë ka në krah Lulzim Basha në përpjekjen e tretë në krye të PD-së?/ Tema 

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër