Ylli Pata: 'Primaret', çfarë përfaqësojnë 6 kandidatët e Berishës

Ylli Pata: 'Primaret', çfarë përfaqësojnë 6 kandidatët e Berishës

Sali Berisha

Emrat që dolën si frut i një procesi votimi “popullor” si kandidatët e “Komisionit të Themelimit” për 6 bashkitë kur votohen me 6 mars diheshin të gjithë përpara se ata do të dilnin nga “kutitë”.

Ata janë përzgjedhje taktike e njerëzve të Berishës, natyrisht jo për të fituar, por për të ndikuar atë që ata kërkojnë të arrijnë si objektiv: të mundin Lulzim Bashën, duke ulur sa më shumë votat që do të jepen për PD-në zyrtare.

Megjithatë, edhe këtu ka një kleçkë të prodhuar në laboratorin qëndror të “partisë” së Sali Berishës. Janë zgjedhur kandidatë që nuk do të shkaktojnë problem rrugës, e që nuk përfaqësojnë rrezik. Pra janë ato që gëzojnë më shumë besim tek doktori dhe enturazhi i tij politik.

Të marrim Shkodrën. Të gjithë e dinin paraprakisht se do të jetë Bardh Spahia, pas largimit të Voltanës, e cila si një kartë politikisht e djegur nuk kishte mundësi që të shkaktojë ndonjë efekt.

Në Shkodër, Bardh Spahia, nuk se ka një lob politik të qëndrueshëm në strukturat e Partisë Demokratike, edhe pse ka qenë një mandate si deputet i qarkut. i biri i nënkryetarit historik të PD-së dhe kreut të parë të grupit parlamentar, të ndjerit Ali Spahia, ai ka jetuar më shumë jashtë vendit dhe në kryeqytet sesa në Tiranë.

Nëse Berisha do ta kishte seriozisht synimin për të fituar, mund të vendoste nënkryetaren e PD-së që ka kaluar me Foltoren, Irena Shestanin, e cila është një intelektuale e re, e cila mund t’i jepte garës një freski, por edhe risinë dhe ambicjen normale që sjell një përfaqësues i të rinjve që kanë lidhje me mjedisin e qytetit, por edhe me strukturat e PD-së.

Por sipas të gjitha gjasave, Berisha nuk ka besim se SHestani do të qëndrojë në një linjë me të gjatë rrugës dhe ka gjetur një kandidat që e ka më shumë se sa besnik, pjesë të establizhmentit të tij politik.

Në Lushnjë është përzgjedhur Elton Bano, i biri i ish-deputetit dhe udhëheqësit politik të PD-së për Lushnjën për disa vite Ilir Bano. Të cilët edhe ata prej kohësh jetojnë në Tiranë dhe nuk kanë një lidhje kapilare me strukturën e PD-së në qytet dhe rrethinat e Lushnjës.

Ndërkaq, në Peshkopi është përzgjedhur Premtim Kryemadhi, një arsimtar që është pjesë e strukturës së PD-së së Dibrës, e që dikur ka qenë edhe drejtues i arsimit, por që nuk ka marrë pjesë në garat për kreun e partisë apo bashkisë. Me lidhje të largëta me Monika Kryemadhin, pasi janë me origjinë nga një fshat-Greva, Kryemadhi duket se ka mbetur jashtë strukturave që kreu politik i PD-së Dibër, Xhelal Mziu, ka ngritur që me zgjedhjet e 25 prillit.

Kandidati i Durrësit, Ardian Muka, i cili është biznesmen që operon në fushën e ndërtimit, nuk se ka pasur në të shkuarën një veprimtari në strukturat politike të PD-së së Durrësit.

Lulzim Vrana është kryetari i degës 13 të Partisë Demokratike të Tiranës, e një nga “rebelët” që ju bashkuan foltores në pas përjashtimit Non Grata të Berishës.

Ndërkaq, edhe mjeku veteriner Hekuran Xhani në Rrogozhinë, i përcaktuar si kandidat për kryebashkiak, ka qenë kryetar i PD-së në ish-komunën Lekaj, e cila i është bashkuar bashkisë prej 2015-n. Me lëvizjet e reja, duket Xhani nuk ka pasur rol të rëndësishëm në degën e PD-së, edhe për arsye se futja e PDIU-së në këtë zonë që ka pasur bashkinë në 2 mandate ka ndryshuar edhe balancën e grupeve të interesit.

Politikisht thuajse të gjithë emrat që Berisha i ka nxjerrë si garues, nuk duket se arrijnë të thithin rreth vetes magnetin e votave të opozitës. E shumta, ata mund të arrijnë sa më shumë të çajnë nëpërmjet strukturave në vende të caktuara të territorit, ato struktura që kanë administruar e drejtuar. Por ky efekt, mund të prishet në çdo moment, nëse PD arrin të krijojë “valë” politikisht tërheqëse në territor. E natyrisht gjithçka do të varet nga cilësia e kandiatëve që do të nxjerrë Lulzim Basha.

Megjithatë, fakt është se kandidatët që ka nxjerrë Sali Berisha nuk kanë fare lidhje me “koalicionin” që u tha deri tani nga anëtarët e “Komisionit Themelues”. Asnjëri prej kandidatëve nuk është përfaqësues i partive aleate, pra atyre të vogla dhe LSI-së, përveçse ai i Durrësit mund të jetë produkt lobimi, por jo militimi. E mos atashimi me partitë aleate më shumë është zgjedhje e Berishës sesa një mos dashje e partive të vogla. Gjasat janë që kandidatët të regjistrohen si përfaqësues i një koalicioni të krijuar aty për aty me ndonjë parti apo organizatë që ka vetëm emrin. E secili do të cojë sinjale drejt kandidatëve zyrtarë të PD-së për të bërë pazare. Ja ky është realisht synimi politik i këtyre “përfaqësuesve”/ TemA

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë