Ylli Pata: Pse po sjell tërmet politik hapja e dosjeve për ish-zyrtarët e lartë

Ylli Pata: Pse po sjell tërmet politik hapja e dosjeve për ish-zyrtarët e lartë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Prej 30 vitesh është debatuar e folur shpesh për qënien e bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit në politikën e lartë dhe zyrat e shtetit. Në ambjente kafenesh, apo edhe media të ndryshme kanë dalë lista pseudonimesh, apo akuza të ndryshme. Në luftën politike mes palëve brenda PD-së por edhe partive të tjera të së djathtës ka pasur mjaft akuza e sharje për “spiunët”.

Por gjithmonë, ky debat mbeti në nivelin e thashethemeve të pijetoreve, e kurrë nuk pati të paktën një herë, një hap për të çuar në verifikimin e këtyre “listash me pseudonime”, apo akuza që vinin nga qarqet periferike.

Ekzaktësisht kjo zhurmë vetëm ndihmoi statusquonë që në thelb kishte shantazhin e keqpërdorimin e dosjeve të Sigurimit të Shtetit për të ruajtur pushtetin personal të njeriut që kishte marrë i pari kontrollin mbi këto dosje nga shërbimi sekret. E ky ishte Sali Berisha, i cili pati kontrollin që në fillim nëpërmjet SHIK dhe kreut të tij Bashkim Gazidede, duke krijuar një mekanizëm me distancë sanitare nga çdo ndikim i jashtëm.

E sot, kur Parlamenti miratoi ligjin e hapjes së plotë të dosjeve për politikanët dhe zyrtarëve të lartë, efekti ishte i menjëhershëm.

Në publik kanë nisur të dalin jo thjeshtë emra, por dhe dokumente e faksimile për njerëz shumë shumë të rëndësishëm të kupolës së lartë qeverisëse të Partisë Demokratike.

Nxjerrja e dy emrave të ministrave të qeverisë së parë të PD-së sot në treg, duket se është vetëm fillimi, ngase gjërat mund të percepitojnë.

Kjo qoftë për arsye pragmatike, apo edhe parimore të njerëzve që po bëhen protagonist në këtë kauzë. Megjithatë, nisma e marrë nga gazetari Nebil Çika, i cili drejton një prej shoqatave të të përndjekurve politikë, duket se ka një synim mjaft të qartë politik.

Si në shkrimet e tij, apo edhe në daljet televizive për këtë çështje, Nebil Çika po i mëshon rrëzimit të një fabule që është hapur këto 30 vjet mbi shtresën e ish-të të përndjekurve politikë, që prej kësaj pjese ka më shumë ish-bashkëpunëtorë.

Kjo qasje realisht është e rëndësishme jo vetëm për të pastruar këtë imazh të gënjeshtërt e djallëzor, por edhe për të hapur realisht garën politike brenda PD-së, për atë grup njerëzor që përbën edhe kartën reale morale të së djathtës shqiptare.

Por përveç rolit të kupolës, bomba apo orteku më i madh pritet të shpërthejë në bazën e Partisë Demokratike, pra në strukturat lokale të saj. Ku realisht debate për spiunët dhe dosjet ka 30 vite që bëhet, por asnjëherë zërat nuk kanë marrë të drejtën e qytetarisë që të kenë peshë.

Pasi ndërsa në diktaturë e drejta e fjalës të ndalohej me ligj dhe të dënonin nëse flisje, në 30 vitet e “demokracisë”, nuk u ndalua fjala, por puna është se nuk e merr kush parasysh këtë fjalë, e penalizoheshe në mënyra të ndryshme. Ku kryesorja është largimi nga politika apo nga puna nëse punojë në administratë apo vend të lidhur me politikën.

Ky fenomen natyrisht që nuk është vetëm në PD, porn ë të gjithë politikën shqiptare. Pasi ka shumë që mendojnë ndryshe nga kryetari, por nuk shprehen, sepse e kanë parë që fjala apo mendimi ndryshe nuk i merr kush për bazë. Madj si pasojë mund të kesh gjithnjë e më shumë njerëz që të braktisin për arsye thjesht pragmatiste.

Ndërsa heqja e instrumentit më të frikshëm të pengmarrjes 30 vjeçare në politikë siç janë dosjet, do të sjellë një hapje edhe më të madhe të debatit politik në strukturat e bazës së PD-së, sidomos në bastione të rëndësishme si Shkodra. E ky debat, efektin do ta ketë edhe më të madh jashtë PD-së, pra në shoqëri dhe natyrisht në Partinë Socialiste.

Por nëse mbyllet dhe fillon e komandohen zërat apo aktet mbi spiunët në politikë për motive pragmatiste, atëherë efekti negative do të jetë edhe më i rëndë…

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë