Ylli Pata: Pse qëndrimi hibrid i PD ndaj non grata-s së Berishës penalizon opozitën?

Ylli Pata: Pse qëndrimi hibrid i PD ndaj non grata-s së Berishës penalizon opozitën?

Sali Berisha

Ka prej ditësh që prej deputetësh si pjesëtarë të foltores, apo edhe të grupit 35 që i janë afruar asaj, kanë shtuar një qëndrim hibrid në lidhje me vendimin e SHBA për të ndëshkuar Sali Berishën si Non Grata për tre akuza të rënda: Korrupsion të qënësishëm, pengim të drejtësisë dhe minim të demokracisë.

Si deputeti Këlliçi në një intervistë televizive, por edhe parlamentarë të tjerë që dukshëm janë afruar me foltoren, po tregojnë një qëndrim të ri politik nga ana e opozitës.

Qëndrim, i cili deri para pak kohësh ishte më i qartë: PD-ja zyrtare kishte qëndrim të prerë për ndëshkimin e SHBA-së, e sot e gjejmë të prononcuar nga Alibeaj e Bardhi, dhe një grup i vogël skifterësh të doktorit, të cilët nuk donin ta preknin si argument.

Ndërkaq, relativizimi siç e bëri Belind Këlliçi, i cili ka aspirata edhe për karrierë më të lartë politik, është një qëndrim politik që natyrisht mund të krijojë një zbutje me fansat e ethshëm të Berishës, por politikisht ky veprim dëmton, madje dërrmon opozitën si institucion e si koncept.

Përpara se të jepej vendimi për Sali Berishën, kur SHBA kishte ndëshkuar dy zyrtarë të rëndësishëm të PS-së si Vangjush Dako e Tom Doshi, zytarë dhe mbështetës të PD-së, jo vetëm e përsërisnin gjithë ditën këtë gjë, por edhe nuk i linin të flisnin në televizione, duke i përmendur vendimin e qeverisë amerikane.

E relativizimi, apo pranimi për një rikthim si pa teklif të doktorit në politikën aktive, edhe si reagim inati ndaj Amerikës, jo vetëm që i jep të drejtë Dakos e Doshit që të rikthehen në fushë fuqishëm, por krijon precedentë se kështu do të veprohet edhe me vendime të tjera të qeverisë së SHBA-së, që thuhet se janë në process për tu zyrtarizuar.

Ndërkaq, ajo që është më e rëndësishme, squllet, apo relativizohet edhe çdo process apo akuzë e opozitës ndaj mazhorancës për çdo aferë që ajo ka mendimin se ka kryer qeveria.

Në mjaft komente e reagime radikalësh, çdo gazetar që përmend çështjen e Non Grata-s së Sali berishës, përveçse shahet e denogrohet, duke e cilësuar si legen të Ramës, sfidohen se përse nuk merren me Ramën e qeverinë, por me Sali Berishën.

Por është pikërisht ky qëndrim mospranues nga politika e lartë e PD-së për një vendim kaq të rëndësishëm dhe madhor siç është ai i qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që krijon gjasa të menjëhershme për të pasur të njëjtën monedhë në lidhje me akuza, apo edhe procese të organeve shqiptare. Të cilët nuk e kanë as prestigjin, as kompetencën e as fuqinë e institucioneve të një Fuqie Botërore dhe lidere e Botës së Lirë siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Le të rritet sa të duash temperature e polarizimit shqiptar, apo edhe qëndrimet radikale verbale apo edhe aksioneve politike, fakt është se ke këtë qëndrim relativizues rrëzohet e gjithë aksioni dekriminalizim që kjo Parti Demokratike ka kryer sapo erdhi në opozitë në vitin 2013.

Sikur Sali Berisha do të qëndronte në krye të Partisë Demokratike, asnjë mundësi për dekriminalizim nuk do të ishte procesuar në Kuvend.

Krijimi nga spinët e Berishës, i fabulës së përleshjes së Titanëve që doktori do të mundë Ramën, apo siç thotë Lubonja teorinë e tij e “luftës së tre bandave”, është gjithsesi një kronikë e sertë e përplasjes së dinosaurve që e kemi mësuar përmendësh. Po në shoqëri nuk sjell asnjë gjë të re, edhe nëse partia e Sali Berishës do të marrë disa bashki në zgjedhjet e ardhshme vendore të 2023-shit. 

Sheshel pas shizmës që ndodhi në partinë e tij me Aleksandër Vuçicin e Tomoslav Nikoliçin arriti njëherë që të marrë edhe bashkinë e Zemunit në qendër të Beogradit të Vjetët, ndërkohë në 2016-n arriti të bëhet edhe parti e tretë politike në vend.

Por krejt natyrshëm nuk ka sesi, nuk ka mundësi që në një vend alat i ngushtë i SHBA dhe i NATO-s të avancojë në qendër të politikës një politikan që është në luftë me Uashingtonin.

Këtë logjikë e kupton padyshim secili prej spinëve dhe ideologëve të “revolucionit” të ri. Por duket e gjithë kjo maisje ka një tjetër adresë, e që u vu re qartësisht sot në sallën e Kuvendit. Ku Sali Berisha u tha prokurorëve të SPAK: Larg nga vila ime, shkoni te shtëpia e Edi Ramës, ndryshe jeni të kapur. 

E ky është proces që jo vetëm e bllokon opozitën, por shkatërron karrierën e çdokujt që kërkon të bëjë politikë, pikërisht duke qenë në opozitë. Roli që jep modeli aktual i një pjese të PD-së është krejt i kundërtën, atë të ushtarit të Sali Berishës!

 

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave