Ylli Pata: Pse SHBA ndëshkoi sot një president në detyrë në Ballkan?

Ylli Pata: Pse SHBA ndëshkoi sot një president në detyrë në Ballkan?

Alen Sheraniç dhe Marinko Çavara

Sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë ndëshkuar një president në detyrë të një shteti të Ballkanit Perëndimor.

Përkatësisht Departamenti Amerikan i Thesarit, ka sanksionuar duke i ngrirë pasuritë: Marinko Çavara-s, presidenti i Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës.

55 vjeçari kroato-boshnjak, ka marrë detyrën në vitin 2015 dhe aktualisht vijon të mbajë rolin e tij, pasi është zgjedhur në mandatin e dytë presidencial.

Federata e Bosnjë e Hercegovinës, është entiteti i Konfederatës së BeH, që përfshin në gjirin e saj vetëm kroatët dhe muslimanët boshnjakë. Përveç Parlamentit, kjo Federatë ka edhe Presidentin, qeverinë, por edhe Gjykatën Kushtetuese.

Përveç Marinko Çavarës, qeveria e SHBA ndëshkoi duke i bllokuar asetet edhe një politikan të rëndësishëm ser btë Bosnjës, përkatësisht ministrin e Shëndetësisë së Republika Srbska-s, Alen Sheraniç.

Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja në Departamentin e Thesarit tha se Çavara dhe Sheraniç kanë “rrezikuar stabilitetin e rajonit dhe kanë minuar Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit dhe proceset demokratike ose institucionet”.

“Marinko Çavara dhe Alen Sheraniç kanë ndjekur agjenda ento-nacionaliste dhe agjenda në kurriz të institucioneve demokratike të Bosnjë e Hercegovinës dhe qytetarëve”, tha Brian E.Nelson, nënsekretar për kundërterrorizëm dhe inteligjencë në Departamentin amerikan të Thesarit.

“Masat e sotme konfirmojnë zotimin e vërtetë të SHBA-së për stabilitet dhe prosperitet të Bosnjë e Hercegovinës”, u tha në deklaratë.

Masat kanë riafirmuar përkushtimin e SHBA-së për të mbajtur përgjegjës zyrtarët në Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe ata zyrtarë që minojnë proceset demokratike apo institucionet e Ballkanit Perëndimor, dhe në këtë mënyrë kërcënojnë paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e shteteve të tyre.

Po ç’ka bërë Çavara që mori sot ndëshkimin e rëndë të qeverisë së SHBA-së? Ka bërë dy akte të forta: bllokimin dhe mbajtjen peng të emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, si dhe ka bllokuar zgjedhjen e qeverisë së Federatës së Bosnjë-Hercegovinës, duke kapërcyer kompetencat dhe shkelur Kushtetutën.

Akte që janë dënuar ashpër edhe nga komuniteti ndërkombëtar, përkatësisht SHBA dhe BE, vende të cilët janë përgjegjës për Bosnjën, pas mbylljes së luftës gjakatare të fillim viteve 90 dhe firmosjen e paqes së Dejtonit.

Por edhe pse ka pasur kundërshtimin e Komunitetit Ndërkombëtar, politikani i partisë më të rëndësishme kroate të Bosnjës HDZ(Lidhja Demokratike Kroate), Çavara u përplas fort me Perëndimin.

Ndërkaq, sanksionet ndaj politikanit serb, Alen Sheraniç, janë zgjerim i sanksioneve që janë vendosur më herët gjatë këtij viti ndaj liderit të serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, i cili ka udhëhequr një fushatë për shkëputje nga institucionet shtetërore, pavarësisht se Perëndimi ka paralajmëruar kundër veprimeve të tilla.

Sanksionet kundër Sheraniç janë marrë për të “adresuar më tej këtë sjellje destabilizuese”. 

Sheriç ka tentuar që të kryente një projekt pilot për shkëputjen e Republika Srbska-s nga Konfederata, duke krijuar një sistem shëndetësor të pavarur nga Sarajeva. Projekt ky, që shikohet si nisja e një ndarjeje të serbëve të Bosnjës.

 “Sheraniç publikisht ka pranuar se ligji për Shëndetësinë i merr kompetencat enteve të Konfederatës, duke transferuar pushtetin”, bëri të ditur Departamenti Amerikan i Thesarit, i cili shtoi se: “krijimi i një agjencie të re brenda entitetit pengon ose kërcënon zbatimin e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit”.

Qeveria e SHBA bëri të ditur se ka urdhëruar ngrirjen e pronave dhe aseteve që këta dy zyrtarë kanë në SHBA dhe ka ndaluar individët amerikanë që të bëjnë biznes me ta.

Vendimi i sotëm i qeverisë amerikane, është realisht vijimi i sanksionve të ndërmarra prej kohësh, edhe si pasojë e Urdhrit Ekzekutiv të presidentit Biden për  luftën ndaj korrupsionit dhe prishjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Megjithatë, ky është vendimi i parë për një president ende në detyrë, pas sanksioneve ndaj Milorad Dodikut, i cili është anëtar i Presidencës Kolektive të Bosnjë Hercegovinës.

Një zhvillim i rëndësishëm, që nëse shikon veprimet e presidentit boshnjak Marinko Çuvara, gjen ngjarje dhe zhvillime që ngjajnë si dy pika uji me realitetin shqiptar.

Veçse vendimi i sotëm i qeverisë së SHBA, nuk e kishte dokumentin të shoqëruar me fusnotën e famshme të filmave hollywod-ianë: “Ngjarjet dhe personat që kanë ngjashmëri me realitetin, janë krejtësisht të rastësishme”. 

Ndaj dhe duket i kuptueshëm frustrimi dhe stresi që po ndodh në politikën shqiptare që po i mban sytë e veshët nga Uashingtoni…/TemA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja