Ylli Pata: Pse shkaktoi revoltë zbutja e masës për Malltezin?

Ylli Pata: Pse shkaktoi revoltë zbutja e masës për Malltezin?

Sali Berisha dhe Jamarber Malltezi

Që prej vendimit të dhënë nga Gjykata e Apelit për zbutjen e masës së sigurisë për Jamarbër Malltezit, ka shkaktuar një reagim nervoz në një pjesë të konsiderueshme në rrjet.

Në thelb, zbutja e masës së sigurisë, qoftë për çfarëdo arsye, që do të zbardhet nga dispozita e plotë, nuk ndikon në gjykimin e çështjes së aferës së Klubit Partizani.

Prokurorët që kanë nisur procedimin penal do ta çojnë çështjen në gjykatë, sipas gjasave me një logjikë të njëjtë me atë të njohur tashmë për dy protagonistët: Malltezi dhe Sali Berisha. Ndërkaq, beteja reale do të zhvillohet në gjykatë, kur të zhvillohet hetimi në themel, e do të ketë dëshmitarë, qëndrime, deklarime, ndoshta prova të reja etj etj.

Ndërkaq, nuk ka gjasa se në publik ka një dëshirë apo zell siç e thotë Ylli Manjani: “për gjyq popullor”. Sipas të gjitha sondazheve të zhvilluara, por edhe nga ajo që shikohet në qëndrime e komente, më shumë se burgosja e zyrtarëve, ajo që ka më shumë impakt në public është sekuestrimi e më pas konfiskimi i pasurive që janë përfituar nga korrupsioni. Sekuestron, e kemi, madje të gjerë edhe në rastin “Malltezi-Berisha”.

Ndërkaq, sipas gjasave, çudia e publikut për një rënie të “vendimeve drakoniane” të Gjykatës Speciale, ku për herë të parë jepet një masë më e lehtë nga ajo që kërkon SPAK, ndikohet edhe nga precedentët, por sërish nuk është kjo.

Është e vërtetë se thuajse të gjithë zyrtarët, që nga ajo e arkës së peshkut e më tutje tek kryebashkiakët etj, masa drakoniane e mbajtjes arrest me burg vijon, edhe ku thuajse të gjithë këta të arrestuar nuk janë më në detyrë, vendi i tyre është zënë nga zyrtarë të tjerë të zgjedhur nga votime të përsëritura.

Por, ajo që duket se ushqen më shumë këtë irritim public, është sepse kemi të bëjmë me një fenonem të vazhdueshëm të shantazhit, sulmit, madje agresionit të drejtësisë që i bën Sali Berisha. Agresion, që kur bëhet fjalë për një çështje ku ai është palë, përbën krejt natyrshëm ndërhyrje dhe pengim të hetimit. Ç’ka përbën një krim penal krejt flagrant.

Në Perëndim, politika penale është krejt e qartë ndaj fenomenit apo faktit të shulmit e pengimit të drejtësisë. Ndëshkohet madje më fort dhe më paraprakisht sesa vetë vepra që është nën hetim. Këtu çdo institucion drejtësie është drakonian, për të parandaluar që ky fenomen të prekë vetë procesin.

Ky është çelësi real përse ka një revoltë të përgjithshme, pasi rasti i Berishës është krejt i izoluar nga të gjithë politikanët e tjerë. Madje edhe të opozitës. Askush deri tani nuk ka sulmuar drejtësinë, edhe kur ka pasur raste të mbajtjes gjatë në paraburgim, apo dhënie vendimesh drakoniane.

Ndërkaq, nga ana tjetër, ata që janë mbështetia mediatike e Sali Berishës, për vite me radhë kanë qenë të ashpër, drastikë, madje prokurorë të ashpër për të kërkuar burgim të menjëhershëm të çdo politikani të mazhorancës që kanë akuzuar. Madje edhe me deklarata publike, sidomos kur Kryeprokuror ishte Adriatik Llalla kur kërkohej: “arresto këtë apo atë”. Kur ka pasur raste që politikanë apo zyrtarë të dënuar, që kanë përfituar brenda hapësirës ligjore një liri të përkohshme apo të pjesshme, sërish sulmi ka qenë i egër. 

Madje duke akuzuar hapur SPAK dhe drejtësinë e re. Me një fjalë, kërkojnë burg për kundërshtarin dhe liri për Berishën e Malltezin. Është ky standard që ka shkaktuar këtë reagim revoltues. Që ka gjasa të rritet edhe më nëse Sali Berisha do të vijojë siç pritet, sulmet dhe agresionin ndaj prokurorëve të SPAK dhe të Gjykatës Speciale.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • drejtesi e trembur: 22/11/2023 09:27

    Me se fundi S.Berisha e arriti te fitoj mbi shtetin e trembur.Dhuna e ushtruar ne Kuvend (bashke me mbeshtetesit e tij) beri qe gjykata te terhiqej si lepur.Sa per Saliun do te thosha ,sipas mendimit tim,me protestat penguese ne Kuvend dhe me mosparaqitjen para organeve te drejtesise,Ai e ka vendosur "Shtetin" nen kembet e tij.Sa per Z.Pata do te thosha qe te mos kerkoj tu mbush mendjen njerezve se Ligji vepron.Mbi Saliun dhe shpuren e tij ligji nuk funksionon dhe nuk eshte.Me kete qendrim te gjykates jane dy gjera:1-Veprimi i arestimit te tyre ishte nje shou politik,2-Nuk ka force qe ta ndale "keqberesin"SAli se shteti eshte AI.Mjere populli ne cfar shteti jeton dhe cfar e pret me tej.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë