Ylli Pata: Rreziku i reformave si valvulë shkarkuese të tensionit politik

Ylli Pata: Rreziku i reformave si valvulë shkarkuese të tensionit politik

Gazment Bardhi dhe Lulzim Basha

Lulzim Basha realisht kishte kohë që kishte shpallur një vullnet të opozitës për një reform të thellë kushtetuese e institucionale në vend.

Megjithatë, shpallja e tyre në kohën e një përplasje të fortë brenda PD-së, duket se tempizmi “rastësisht” përputhet me gjendjen politike brenda së djathtës.

Dhe u shpallën tre pikat e reformës për vetingun, reformën zgjedhore dhe atë administrative.

E kështu, pas këtij propozime kanë nisur edhe idetë “batare” si një variacion mbi temat e dërguara në Kuvend nga opozita për të ribërë edhe njëherë institucionet e zgjedhjeve, kontrollit apo ndarjen administrative.

Në historinë 30 vjeçare të Republikës post komuniste, ka një përvojë paksa kaotike të reformimit herë pas here të rregullave dhe institucioneve vitale të shtetit.

Institucioni i Zgjedhjeve është dëshmia më autentike e frenezisë së përmbyses së rregullave, pa u kolauduar ajo paraardhëse.

Reforma, apo ndryshime, si “paracetamol” për dhimbjet politike të kokës së aktorëve kryesorë në skenë.

Në vitin 1991, Shqipëria votoi 250 deputetë të zgjedhur në mënyrë mazhoritare me raund të dytë votimi.

Nqë 1992-shin, u votua 100 deputetë direkt e 40 me listë proporcionale. Pas 4 vitesh u votua 100 direkt e 55 me listë proporcionale. Në 2001 u rikthye serish 100 plus 40, ndërsa në 2005 u hoq turi i dytë, çka bënte që deputet zgjidhej kandidati që kishte qoftë edhe një votë më tepër, e jo 50+1% të votave.

Ndërsa në vitin 2009, u përmbys tavolina, duke bërë që të zgjidheshin të 140 deputetët në mënyrë proporcionale në një territor të ndarë në 12 qarqet që u kthyen në 12 zona zgjedhore.

Nga 2009 e sot Shqipëria ka kaluar 4 palë zgjedhje: të 2009-ës, 2013-s, 2017-s dhe të 2021. Në një farë mënyrë “sistemi spanjoll” është kolauduar në territorin politik, e tashmë ka krijuar një realitet, ku lufta reale nuk bëhet për shumë por për pak mandate. Palët marrin përgjithësisht në mënyrë proporcionale deputetët e tyre sipas “fetës së elektoratit” në qarqet respektive.

Nëse i rikthehemi debatit kur OSBE propozoi “spanjollin”, shkaku për implementimin e tij ishte pikërisht ky. Që do të thotë se PD të mos ngelej pa deputetë, pra pa përfaqësim përshembull në Vlorë që është bastion i së majtës, e PS-ja të mos ngelej pa përfaqësim në Shkodër që është “fortesë politike” e së djathtës.

E në fakt, logjika e demokracisë është përfaqësimi i votës në territor, ndërkohë që një sistem i pastër mazhoritar me një tur, dërgon në Kuvend vetëm atë parti që fiton një votë më shumë. Rasti i Durrësit në 2005-n ku PD fitoi 8 me zero, si pasojë e faktorit LSI që mori vota të majta ishte pikërisht shembulli i kësaj anomalie. Ku fituesi i merr të gjitha, si në rastin e SHBA ku në një shtet, kandidati që ka qoftë edhe një votë më shumë merr të gjitha votat e Kolegjit Zgjedhor. Amerika ka një system të vjetër që kritikohet vazhdimisht, ndaj në shumë vende përdoren metoda mikse të shpërndarjes së deputetëve, që t’i përgjigjen vullnetit të zgjedhësve.

Dash Shehi, një politikan me përvojë i së djathtës, propozoi dje logjikën e një zonë zgjedhore në Shqipëri, ku të votohet në një listë unike në të gjithë vendin. Sistem që përdoret në vende të ndryshme, por që cilësohet si “modeli partitokratik”, pasi do të fuqizojë edhe më shumë kryetarët dhe lë në hije logjikën e territorit.

Sisteme mund të ketë shumë, por ndërhyrja herë pas here në sisteme, ende pa u poaliduar, apo kur vendi i thith mirë këto rregulla përmbyset tavolina, vetëm mbillet kaosi dhe nuk konsolidohet republika. E njëjta gjë vlen edhe për reformën territoriale, që po tentohet të shkatërrohet godina e ngritur në 2015-n. Duhen ndërhyrje apo rregullime, pra reforma? OK, port ë mendohen dhe të bëhen të studiuara, e jo sipas momentit, pasi do të ndodhë që pas 4 vjetësh të prishim sërish ndërtesën e të nisë ndërtimi i tjetrës. Që ngjajnë si godina me bukpeshku që kurr nuk hedhin rrënjë apo që të fuqizojnë themelet e shtetit…TemA

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë