Ylli Pata: Shën Valentini shqiptar i sekretarit amerikan të Shtetit

Ylli Pata: Shën Valentini shqiptar i sekretarit amerikan të Shtetit

Antony Blinken

Një sekretar amerikan i Shtetit, në aspektin e rëndësisë por edhe hierarkike është më shumë se një ministër i Jashtëm. Jo më kot, shpesh në protokollin e Uashingtonit, zyra e DASH është edhe një seli pritjeje e kryeministrave të vendeve jo aq të fuqishme botërore.

Përndryshe, sekretari i DASH është menaxheri i të gjithë politikës së jashtme të një superfuqie si Amerike. Ndaj një vizitë zyrtare e numrit dy të administatës amerikane, është një event politik i dorës së parë.

Përveç Antony Blinken, që pritet të vizitojë Tiranën në ditën e të dashuruarve, Shqipërinë në të shkuarën e kanë vizituar zyrtarisht edhe tre sekretarë Shteti. Madeleine Albright në vitin 2000, Colin Powell në 2003-shin, si dhe John Kerry në vitin 2016. Albright dhe Kerry kanë viztuar Tiranën në të njëjtën kohë që ka zgjedhur edhe Blinken, atë të periudhës së Shën Valentinit. Kurse gjenerali i ndjerë Colin Powell ka ardhur në maj.

Nuk është aspak rastësi ky protokoll shkurti i Departamentit të Shtetit, ku planifikon vizitat zyrtare në vendet aleate. Gjithmonë turi nis nga Munich, ku ndodhet edhe një nga bazat më të rëndësishme amerikane në Europë, e kuptimi politik, është shumë e qartë; vizitë tek aleatët politikë të Uashingtonit. Por çdo vizitë ka pasur kuptimin e saj.

E ndjera sekretarja Albright erdhi në Tiranë pas çlirimit të Kosovës, për të dhënë një mesazh edhe për Tiranën që kishte qenë partner, e për të kërkuar stabilizimin e saj, Powell erdhi për të vulosur Kartën e Adriatikut, apo paradhamën e NATO-s për Shqipërinë, Kroacinë e Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë John Carry erdhi për muxhahidinët iranianë, të cilët po masakroheshin në Irak, e asnjë nga aleatët e mëdhenj europianë nuk po i pranonte.

Po përse vjen Antony Blinken në Tiranë. i cili, është takuar zyrtarisht më shumë se tre herë në 3 vjet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama?

Sipas deklaratës së Departamentit të Shtetit, vizita në Shqipëri, është në qendër të turit europian të numrit dy të Uashingtonit zyrtar. Konfirmim i aleancës së partneritetit strategjik? Nuk ka pse, pasi këtë mund ta bëjë qoftë vetë sekretari Blinken apo një tjetër zyrtar i lartë në një intervistë në Zërin e Amerikës, që është një media prestigjoze e me autoritet të madh

Ndërkaq, vizita nuk bëhet as për muxhahidinë, ujgurë, apo interesa të tjera që kanë lidhur interesat diplomatike mes aleatëve. Gjasat janë që të jetë një vizitë e pastër politike e nivelit të lartë.

Njeriu më i rëndësishëm i politikës së jashtme të SHBA, do të shpalosë në Tiranë qëndrimet politike të vendit të vet. SPAK e mbështetja e hetimeve të tij, dihet se do të jenë baza e qëndrimeve të sekretarit Blinken. Nënvizimi i aleancës së fortë me Shqipërinë është gjithashtu i pritshëm. Ai pritet që të vizitojë edhe Kuçovën, ish-bazën e vjetër të Traktatit të Varshavës që do të kthehet në një nga instalimet më të rëndësishme të NATO-s dhe SHBA në Europë.

Por nga ana tjetër, do të flasë padyshim për politikën shqiptare, ku SHBA ka qenë pjesë e debatit politik që kur ka hyrë në aleancën e ngushtë pas rrëzimit të komunizmit. Blinken do të flasë për qeverinë edhe opozitën, por natyrisht edhe për Non Grata-t. Nuk përjashtohet që para se të vijë mund të ketë ndonjë vendim tjetër, edhe pse ky është spekulim. Por që do të flasë edhe fort as nuk përjashtohet.

Sidomos kur flitet në panelet e darkës për “dështimin amerikan në drejtësi”, kur në fakt nuk ka asnjë fakt të tillë. Drejtësia e vjetër e xhagajdurëve të pushtetit dhe parasë është zhdukur nga gjyqësori. E kjo ka sjellë një “rebelim” për të përmbysur këtë sistem, apo për ta delegjitimuar. Gjasat janë që Blinken të flasë qartë jo vetëm për rastin e Sali Berishës dhe hetimet e SPAK, por edhe luftën që i kanë hapur SHBA-së pikërisht qarqet që mbështesin Berishën. Ka shumë mundësi që jo vetëm të vendosen pikat mbi “i” por të tregojë aksionin real të SHBA kundër korrupsionit. Që sipas perceptimit popullor priten konfiskimet e sekuestrimet e pronave dhe aseteve të fituara në mënyrë të paligjshme.

Vizita e Blinken sipas të gjitha gjasave do të jetë një kufi i ri politik. Që do të tregojë çfarë do të ndodhë nga këtu deri në 2025-n. Ndaj është një vizitë shumë e rëndësishme, madje mund të konsiderohet vizita që do të tregojë se cili do të jetë angazhimi amerikan në kundër të antikorrupsionit. Ku Shqipëria nuk është etalon, por si vend aleat ka një zhvillim ku Uashingtoni është mbështetësi më i madh i këtij orteku të madh. Që pas vizitës së Blinken mund të marrë shumë, po shumë në zbritjen e tij./tema

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë