Ylli Pata: Tragjikomedia e Primareve: Pse PD e ka kaq të vështirë të nxjerrë një kandidat për kryebashkiak

Ylli Pata: Tragjikomedia e Primareve: Pse PD e ka kaq të vështirë të nxjerrë një kandidat për kryebashkiak

Sali Berisha

Kalimi në parodi e asaj që po quhet garë e opozitës për Tiranën nuk është një zhvillim, por një simptomë. E qartë dhe me shumë të dhëna historike të një sëmundje që ka nisur herët, shumë herët, e që përbën thelbin e alternativës politike të së majtës shqiptare, apo asaj që quhet Partia Socialiste.

Prej kohësh, ekzaktësisht pas vitit 2000,  Sali Berisha ka mbushur dynjanë e mjedisit të tij politik se shumica e shqiptarëve është e majtë, e PD nuk fiton pa arritur demonizimin e përçarjen e kundërshtarëve.

Në mënyrë alogjike, opozita u kthye në lob politik që të sjellë ndarje apo të ndikojë në zhvillimet politike të krahut tjetër. E kështu ne shohim sot narrativa krejt jo racionale në vizatimin e kundërshtarit që ata quajnë si rival, si një përbindësh, si një kuçedër që u ka ndërprerë ujin demokratëvee e mbarë atyre njerëzve që votojnë për opozitën shqiptare.

Një narativë, të cilën një përjetues aktual i zhvillimeve politike mund ta marrë edhe të mirqqenë kur dëgjon Sali Berishën e Ilir Metën, e është i pakënaqur me Edi Ramën.

Por dikur, Sali Berisha e Ilir Meta kanë qenë kundërshtarë për vdekje me njëri-tjetrin, madje kanë kryer veprime proceduriale penale ndaj njëri tjetrit. Megjithatë thelbi politik është ndryshe. Partia Demokratike në vitin 1992 erdhi në pushtet si mazhorancë plebishitare e shqiptarëve në qeverisje. Zgjodhi Presidentin, Kryetarin e Parlamentin, Kryeministrin, kreun e shërbimit sekret, zgjodhi krerët e gjykatave, Kryeprokurorin, e mori me një dinakëri politike drejtimin e të gjithë pushtetit vendor në vend. Sali Berisha dhe Partia Demokratike, nga 22 marsi 1992 deri në 26 korrik 1992 kishte në dorë gjithçka në këtë vend.

Partia Socialiste ishte si PD-ja sot, nuk kontrollonte asgjë politikisht në vend, përveç ndonjë komitet ekzekutiv në Skrapar. Por 6 muaj pasi PD-ja fitoi me shifër referendum zgjedhjet parlamentare në vend, arrit të triumfoi në shumicën e bashkive jot ë mëdha në vend.

Tiranën, Durrësin, Elbasanin, Shkodrën. Vlorën, i fitoi Partia Demokratike. PS fitoi Bajram Currin, Kukësin, Peshkopinë, Bulqizën, Lezhën, Gjirokastrën e bashki të tjera ta vogla. PD-ja kishte mudnësinë të krijojë modele ekzelente në qendrat më të mëdha urbane në vend. Por realisht dy nga kryebashkiakët që ranë në sy në katërvjeçarin 1992-1996 ishin ato të Lezhës dhe të Gjirokastrës, dy qytete që nuk e kishin peshën as të Tiranës, Durrësit apo Shkodrës. Por krijuan një model, i cili realisht ndikoi në nivel kombëtar. Ndikoi jo se Bashkim Fino-kryebashkiak i Gjirokastrës apo Agron Dibra-kryebashkiak i Lezhës bënë mrekullira, por sepse ndryshe nga kolegët e tjerë, ata krijuan një model të tyre, pa lidhje me partinë që i kishte propozuar.

PD kishte në Tiranë Sali Këlmendin, por askush nuk e mban mend, pasi realisht në krye të kryqytetit ishte Sali Berisha, në Durrës po ashtu ishte një intelektual i njohur si Tomorr Golemi, por kreu i PD nuk e la që të zgjidhet në mandatin e dytë, por e zëvendësoi për të mos krijuar një politikan të nivelit të lartë. Njëjtë në Shkodër, ku Berisha sulmoi nga brenda PD, Filip Guraziun, një intelektual e sportiest i njohur e pinjoll i familje të njohur në qytet. Në 1996 nuk e rikandidoi, duke nxjerrë një anonim, që kishte qenë economist në polici.

E njëjtë në Vlorë, apo Korçë etj. Kështu Partia Demokratike nuk krijoi një koncept, një model, një emër që të mbahet mend si politikan drejtues në nivel vendor. Është e vërtetë që PS arriti me Edi Ramën një nivel të lartë të përfaqësimit politik në kryeqytet. Por para Ramës, PS nxori Bashkim Finon që u bë kryeministër, nxori Kadri Rrapin-kryebashkiak i Peshkopisë që u bë deputet e ministër, nxori Niko Peleshin që nga kryebashkiak i Korçës sot është një politikan i nivelit përfaqësues etj etj.

Po përse PD nuk e pati realisht një model të tij? Nuk është fare e vërtetë se elektorati shqiptar është vetëm i majtë. Shqiptarët kanë treguar se kanë lëvizur, madje edhe në bastione kur ka pasur lëvizje reale politike. Siç është Shkodra në vitin 1996, kur socialistët votuan për një kandidat për kryetar bashkie të Ballit Kombëtar.

Partia Demokratike, apo çdo parti të tjera në vend mund të nxjerrin kandidatë pa fund, por problemi është a i miraton kupola politike. Kështu që edhe kandidatët që dalin sot në primare, flasim në shumicë janë pjesë e lojës politike të Sali Berishës. i cili e ka ulur nivelin e përballjes politike të Tiranës për të siguruar një mbështetje në një rreth radikal të mbështetësve të tij. Por realisht, ky është edhe koncepti apo ideja e tij për politikën, asnjëherë Sali Berisha nuk e ka mbështetur një figurë politike me plotfuqi. Edhe kur e bëri njëherë në jetën e tij, bëhet fjalë për Lulzim Bashën, e bëri lanet sikur të mos e kishte krijuar vetë in vitro si politikan…

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kulluri ironizon Korreshin: Që të bëhet deputet, duhet të bëjë vertikalen poshtë ballkonit të Berishës

Kulluri ironizon Korreshin: Që të bëhet deputet, duhet të bëjë vertikalen poshtë ballkonit të Berishës