Ylli Pata: U sulmua Rama se flet me demokratët? Shkaqet dhe realiteti mbi 20 vjeçar që është anashkaluar

Ylli Pata: U sulmua Rama se flet me demokratët? Shkaqet dhe realiteti mbi 20 vjeçar që është anashkaluar

Prej kohësh po përjetojmë në opinionin publik një realitet më shumë virtual sesa në terren, një polarizim të skajshëm politik.

Ku si argument politik i ditës është “flirtimi” me rivalin apo kundërshtarin politik. Po përdoret morali i rremë i “pastërtisë” që njëra palë nuk duhet të diskutojë e bashkëpunojë, por të sulmojë e rrëzojë kundërshtarin.

E si rasti më i fundit ishte një deklaratë paraprake e Edi Ramës drejtuar mbështetësve të PD-së pas dhunës së 8 janarit, e më pas një bashkëbisedim, me ata që donin një komunikim në rrjetet sociale.

Se sa i vërtetë, e sa i thellë ishte komunikimi i Edi Ramës me anëtarët e PD-së, kjo duhet parë, megjithatë kryeministri e dha një mesazh publik pas tmerrit të 8 janarit në godinën e Partisë Demokratike.

Ishte Mustafa Nano i pari, por edhe të tjerë që sulmuan Ramën, e i bënin thirrje që të mos provokojë e të rrijë larg demokratëve.

Dakord, por i gjithë ky nxitim është më shumë një perceptim së paku semplist, e që nuk ka bazë në realitet.

E para Edi Rama është një aktor politik në fushë, e mund të dërgojë mesazhe publike për këdo. Jo demokratëve? Provokacion në këtë situatë të rëndë? Nuk është ndonjë gjë e re në fakt, pasi edhe Sali Berisha, edhe Lulzim Basha, edhe Ilir Meta e të tjerë, kanë dhënë mesazhe për socialistët në kohë krize, madje kanë bërë manovra për të depërtuar në frontin kundërshtar.

E dyta është realiteti politik që askush nuk e përmend, por që është një fakt dy dekadash. Edi Rama, është një nga, në mos i vetmi lider i së majtës që ka marrë rregullisht vota jashtë “gardhit” politik të së majtës.

E këtë e ka realizuar me anë të një aksioni të gjatë e konsistent që kur i hyri betejës për kreun e bashkisë së Tiranës.

Flitej për 12 mijë deri në 20 mijë vota që Edi Rama i ka marrë në mandatin e parë, të dytin, madje edhe të tretin në përballjen me Sokol Olldashin, në basenin politik të qetë të së djathtës.

E këtë Rama nuk e ka bërë natyrisht jo vetëm me thirrje e diskutime, por edhe afrime të njerëzve, grupeve apo edhe zërave që vijnë jashtë të majtës.

Përfaqësues të lëvizjes së dhjetorit, duke nisur nga Blendi Gonxhe, ish-të përndekur politikë të regjimit komunistë, biznesmenë afër PD-së, apo edhe njerëz që kanë histori në PD e në harkun e së djathtës janë prej vitesh ai që mund të konsiderohet enturazhi i tij i afërt.

Në këtë logjikë, Rama ka pasur një kundërshti mjaft të fortë nga e majta, pasi disa herë socialistë të ndryshëm që e kanë konsideruar këtë si dëshmi e mos alokimit natyral të Edi Ramës në të majtë.

Për të ardhur më pas tek sjellja e eshtrave dhe nderimi shtetëror i Mit’hat Frashrit me një fjalim kryeministror, ç’ka ishte një sinjal i fortë për të djathtën nacionaliste shqiptare.

Mund të ketë realisht mjaft akuza e kritika ndaj Edi Ramës, apo edhe pretendime se ai është provokator në këtë gjendje që ka pllakosur demokratët etj.

Megjithatë, këtu kemi një realitet që nuk është i ri, por që ndodh vazhdimisht, thjesht ajo pjesë e opinionit që ka fetën e Prime Time-s në televizione nuk ka dashur ta analizojë. Është marrë vetëm me kundërthëniet, të cilat janë vetëm një anë e medaljes. Mesazhi politik kur jepet, ka edhe anën racionale të atyre që dëgjojnë; pak, pak por kështu nis gjithçka.

E thelbi i këtij mesazhi meqë ra fjala, ishte për të lënë polarizimin e kthimin në një fazë më të qetë e normale të politikës shqiptare. E këtu, Edi Rama nuk është i vetmi, e kanë thënë shumë zëra të tjerë si; Preç Zogaj apo edhe aktorë të tjerë poublikë, jo vetëm ë paangazhuar por edhe pjesë të grupimeve politike në vend; në një formë apo formë tjetër. Analistët tanë nuk është hera e parë që kapen gafil nga realiteti që thjesht s’duan ta pranojnë…/TemA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie