Ylli Pata: Vettingu i Bashës, pse rrezikon të kthehet në tullumbace verore

Ylli Pata: Vettingu i Bashës, pse rrezikon të kthehet në tullumbace verore

Lulzim Basha

Lulzim Basha ka premtuar se në shtator do të shtyjë fort disa nisma të forta politike që i premton para takimeve të mbyllura me anëtarë të PD-së. Dy janë komisionet hetimore për fondet e BE në bujqësi dhe investimet strategjike, vetingu në politikë, por edhe disa ndryshime të tjera kushtetuese.

Komisionet Hetimore Parlamentare, janë një mjet i rëndësishëm politik që ka opozita e një vendi, për të kontrolluar qeverisjen. E natyrisht, nëse ky hetim kryhet në mënyrë serioze, arrihet që në public, por edhe në arkivën parlamentare të shënohen të dhëna e deklatara, që ndihmojnë natyrisht për të vërtetën.

Por në Shqipëri, komisionet hetimore, kanë shërbyer në shumicën e tyre më shumë për të hedhur mjergull, sesa afruar së vërtetës. Gjithmonë relacionet e dy palëve në komision kanë qenë relativisht të kundërta, e në fund janë harruar. Kontributi më i madh i tyre është megjithatë historic, pasi jep mundësinë që studiuesit apo gazetarët të hapin arkivat për të përballur faktet e deklaratat e dala nga këta komisione. Por mundësitë e medias shqiptare për investigime janë super të kufuzuara, e të ashtueuqajturat investigime që përdoren nga palë të interesuara, nuk janë gjë tjetër veçse batare tymuese ose gjobvënie e pastër ku është luajtur me gjysmë të vërteta, pa përballur palët, e pa ndjekur një metodologji profesionale në raportim.

Një nga komisionet hetimore që kanë qenë më të pasur në faktologjinë e mbledhur është ai për katastrofën e vitit 1996, komision që drejtohej nga dy Spartakët: Braho dhe Ngjela. Ai komision arriti të dokumentojë fakte dhe sëshmi tronditëse për abuzimin kriminal të pushtetit politik. Ku brenda kishte aq fakte, sa çdokush që përmendej as nuk mundej që të rrinte asnjë ditë në politikë, por e kishte vendin diku tjetër. Por edhe pse shkoi në prokurori, ai raport sot ka mbetur atje në arkivë duke mos prodhuar asnjë pasojë. Njerzit që akuzoheshin, jo vetëm që s’u morën asnjëherë në pyetje, por edhe u ricikluan sërish në pushtet në vitin 2005. Sali Berisha u bë kryeministër dhe i ndjeri Bashkim Gazidede, ish-kreu i SHIK-ut famëkeq u rikthye si drejtues i kadastrave e dokumenteve pronësore.

Gjithsesi, teza e vettingut në politikë të Lulzim Bashës, e cila po riciklohet pas një përdorimi politik në fushatë, nëse përdoret me efikasitet mund të japë rezultate të rëndësishme. Por nëse vijohet të trajtohet si një retorikë, që e njohim prej vitesh, ajo do të kthehet në një tollumbace verore, e i dëmtuari më i madh këtu do të jetë vetë Lulzim Basha, i cili ndoshta ka shansin e fundit që të provohet, sesa publiku, i cili ja ka pirë lëngun të gjithë përrallat e kësaj klase politike në 33 vjet.

Vettingu në politikë, siç po e deklamon Basha, ka gjasa që të vijë si nismë, duke ja ngarkuar SPAK-pra Prokurorisë Speciale kundër krimit e korrupsionit, që ta kryejë këtë punë.

Por me gjithë atë ngarkesë që SPAK ka me dosje që i dërgohen nga dy në ditë, edhe precedentin që ka vendosur me nisjen e çështjeve jo kryesisht, por me denoncim, rrezikon që kjo nismë të shkojë në kalenda.

ILDKPKI, e cila e ka për detyrë që të bëjë një verifikim të pasurisë së deklaruar nga zyrtarët e politikanët, gjithsesi e kryen këtë në një strukturë burokratike shkresore, që zor se kuptohet, e gjithsesi nuk i hyn në thelb.

Nëse vërtetë Lulzim Basha e ka seriozisht për të bërë transparencën reale të politikanëve të nivelit të lartë, këtë e ka shumë të thjeshtë.

Një parti politike siç është PD-ja, ka të gjitha kapacitetet njerëzore, ekspertizën dhe mundësitë financiare për të kryer një vëzhgim jo shumë të thelluar mbi pasuritë bazë të klasës politike shqiptare.

Mjafton, që të arrihet që të dokumentohen, publikohen e specifikohen pasurite bazike të klasës politike; pasuri të patundshme, e të tundshme. Pra banesat e vilat ku banojnë, verojnë e dimërojnë. Automjetet luksoze, asetet në biznese e llogaritë në banka. Jeta luksoze e familjes bazë të tyre.

Ky vëzhgim, në dukje i thjeshtë kërkon kohë, por edhe mundësi për ta publikuar. Në Shqipëri, këto mundësi i kanë mediat e mëdha në vend, që kanë stafe e mjete financiare të bollshme. Por ata nuk duan, pasi janë në simbiozë me këtë klasë politike. Mediat e vogla, nuk e kanë mundësinë dhe fuqinë për ta bërë këtë.

Basha, pra PD, qoftë edhe duke kërkuar një financim të posaçëm që nuk është i madh nga buxheti i shtetit, qoftë duke kërkuar grant në BE apo SHBA, mund të aktivizojë një ekip juristësh e reporterësh që ta kryejnë këtë hulumtim. E më pas thjesht ta publikojnë në një libërth, natyrisht me fotot përkatëse e shpjegimet e detajuara, ta publikojnë online, por edhe me video e mjete audiovizive.

Ky material që mund të dojë ndoshta vetëm 30 ditë punë, padyshim që kryen në mënyrë bazike atë që Basha kërkon. Pasi, në rrugë zyrtare publikon atë që njerëzit në diskutimet e përditshme i përmendin dhe i dinë se vila e kujt është kjo, e pallati e kulla e kujt është ajo.

Sapo të publikohet ky material, ai do të ishte një bombë që do të sjellë një tronditje tektonike, pasi askush që jeton në luks nuk do të kishte mundësinë të fshihej. Dhe vetë Basha, do të arrinte të fitonte ato pikë që i ka humbur me vetëm retorikë disavjeçare.

Ky material, përveçse dobi për vetë Bashën, pasi tregon se mund të çojë në fund një punë serioze, do të jetë një dokument super i dobishëm për publikun. Edhe mediat e mëdha nuk do ta fshihnin, pasi kanë një referencë që i drejtohet për t’u justifikuar para protektorëve të tyre.

E në fund SPAK, do ta kishte krejt më të lehtë të niste punën ndaj Peshqve të Medhenj. Do ta detyronte menjëherë ILDKPKI të bënte verifikimet, e niste procedimet krejt thjeshtë.

Rrrugët e tjera tangenciale do të prodhojnë vetëm lloqe e diskutime të kota. E Vetingu, nga një “armë” politike serioze do të kthehej në një tollumbace e shfryrë, që do të zhgënjente edhe më publikun se në këtë vend do të bëhet transparenca e politikanëve të pasur që notojnë në luks. E PD, do të humbte edhe besimin e anëtarësisë, jo më të mbështetësve e publikut.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drejtesia: 12/08/2023 20:22

    Kur do vetting ky i vetingosuri qe ka vila,shpija,apartamente,vile ne hollande etj etj...po ku i gjeti ky kelysh kurve gjithe ato leke? Po i vellai i tij pse nuk i ka ato mundesi,eshte budall o si eshte puna? Ti o Lul filloje vettingun nga vetja,dil para gjykates per 230 milionet e vjedhura te rruges kombit,te milionave deme te shkaktuara nga prishja qe i bere mbikalimit te zogu zi,etj etj,shitjen e detit, vrasjet ne bulevard etj,...je nje fytyre e degjeneruar dhe me vjen te ulerij me te madhe....KU ESHTE SPAK?

    Përgjigju
  • XXX: 12/08/2023 19:30

    O Luli ! Po ti o je i marre o shtiresh.Po kush te beson ty ne krye te Partise.FJETE gjume pikerisht kur duhej te ishe ne krye.Ti me te drejte kerkon vetingun,por pergjigju per akuzat qe te jane drejtuar dhe ti i ke kaluar me procedure.Zoti Lulzim Basha,jeni i dhjere nga koka tek kembet,dhe cdo parti qe ka ne krye ty,Berishen,Bardhin,eshte parti e dhjere.Shqiperia ka demokrat te ndershem,dhe i kane mundesite per te krijuar nje P D tamam demokratike sepse deri sot nuk ka qene e tille.

    Përgjigju
  • Mario: 12/08/2023 19:09

    do terhiqet me shpejt se e mendon nga vete Basha sic di te nuhas apo zgjohet sa here ia ndjen rreziku i 94 votave ne kuvend

    Përgjigju
  • Edi: 12/08/2023 19:01

    Ka ardhur koha qe Luli ta laje ate bluzen

    Përgjigju
    • Italia si moter: 12/08/2023 19:54

      Ka ardhur koha qe lulushi te laje gojen perpara se te flasi ,se i vjen era pusete

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren