Ylli Pata: Zbutja e 'tigrave' opozitar që desh bënë namin një vit më parë

Ylli Pata: Zbutja e 'tigrave' opozitar që desh bënë namin një vit më parë

Oerd Bylykbashi dhe Gazment Bardhi

Sot që ka kaluar më shumë se një vit nga 14 maji 2023, kuptohet edhe më shumë gjëma e madhe që Gazmend Bardhi i bëri jo vetëm opozitës, por gjithë jetës politike shqiptare.

Ndalimi për të kandiduar 61 kandidatë të Partisë Demokratike në zgjedhjet vendore, i hoqi shansin publikut, sidomos atë që e quajnë “populli opozitar”, të shohë, e të provojë një “armatë” të re politikanësh që mund të dilnin në pah, në këtë skenë të varfër teatri provincial.

Skërmitja e “tigrave” që bënin të fortin me Lul Bashën e sot janë zbutur me doktorin, nuk është fare drama e opozitës shqiptare. Ajo është thjesht shprehja e vërtetë e karakterit politik dhe personal të këtyre personazheve që kthyen fletën thjesht për të siguruar një vend në listën e doktorit.

Po çfarë do të sillte më 14 maj 2023 që opozita të kishte një ansambël më të gjerë kandidatësh në 61 bashkitë e vendit?

Do të sillte padyshim një risi, një debat plot kolor dhe mund të pasuronte panoramën me protagonist të freskët, të rinj, e natyrisht dinamik.

Edhe në mos të fitonin, skena politike do të kishte një kompetivitet reaktiv për kandidatët e rinj për deputetë. Të cilët nuk do të linin rehat kryetarët e partive për t’i future në listë, por do të bëheshin protagonist për të shkuar zëri i tyre jo vetëm tek demokratët por tek i gjithë elektorati.

Në një panoramë të tillë, ku mazhoranca garon për mandatin e katërt, çdo element, personazh, zë apo zhvillim i ri do të kishte efekt më të madh në publik. Madje një debat i brendshëm brenda opozitës do të përmbyste ndoshta totalisht mënyrën e të bërit debat.

Mjafton ta krahasojmë me rastin “Biden” në SHBA. Vetëm një muaj më parë, situata ishte krejt ndryshe, e qëndrueshme e super frustruese për të gjithë përkrahësit e demokratëve, ndërkohë që republikanët e Trump po projektonin të sigurtë fitoren. Vetëm një debat i brendshëm brenda Partisë Demokratike Amerikane, që në të vërtetë nuk se shkoi larg për të gjetur kandidaten për Presidente, i dha tjetër dinamikë jo vetëm garës, por të gjithë skenës.

Sot opozita nuk ka ç’i ofron popullit të saj, por edhe pjesës gri dhe votuesve të PS-së, përveçse listat që do të prodhojnë Sali Berisha, Lulzim Basha, Dash Shehi, Fatmir Mediu e Agron Duka.

Një fotokopje që e kanë parë e stërparë për 33 vjet. Maksimumi, “tigrat e zbutur” do të bërtasin pas shtatorit, duke kërcënuar se do bëjnë namin deri në zgjedhje. Po janë të njëjtët, ata që i gjithë elektorati ja ka mësuar jo vetëm huqet e veset, por edhe gjuhën e trupit./TemA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë