Yllka Gashi shfaq 'premierën' e
 barkut tek PriFilmFest

Yllka Gashi shfaq 'premierën' e <br /> barkut tek PriFilmFest
Nuk ka pasur vetëm premiera të filmave në festivalin e fundit të filmit që është mbajtur në Prishtinë këtë javë që kaloi.

Tapeti i kuq po shfrytëzohet nga aktorët, për të promovuar edhe diçka tjetër.

Kështu një nga aktoret më në zë të Kosovës, Yllka Gashi është shfaqur në muajt e fundit të shtatzanisë jo për të promovuar ndonjë film, por si e ftuar speciale me bashkëshortin e saj Albian Gagica.

Ka disa vite që janë të martuar, por këtë vit ajo po shijon shtatzaninë e saj të parë, përderisa këtë ardhje të re ajo e ka festuar me bashkëshortin në bregdetin turk para 2 muajve.

E bukur dhe me plot sharm, ajo i jep hijeshi ekranit kosovar sa herë që shfaqet me projektet filmike. Yllka është pjesë e një prej serialeve më jetëgjatë në Kosovë, ''Familja moderne'' ku luan rolin e Zanës.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)