Ymeri: Biden në Kosovë të thotë
të vërtetën për kriminelët në politikë

Ymeri: Biden në Kosovë të thotë<br />të vërtetën për kriminelët në politikë
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje duke komentuar vizitën e zëvendës sekretarit amerikan të shtetit Joe Biden në Kosovë ka thënë se shpreson se ky takim do të jetë ndryshe. Ymeri është shprehur se Biden po vjen në kulmin e skandaleve të përgjimeve ndaj dhe duhet të thotë të vërtetën për kriminelët kosovarë me kostum qeveritar e presidencial.
 
"Shpresojmë se ky takim i zëvendëspresidentit amerikan Biden me këta kriminelë kosovarë me kostum presidencial e qeveritar, do të jetë ndryshe prej të tjerëve. Biden po vjen në kulm të skandalit PRONTO 2 për t’u takuar me disa prej protagonistëve kryesorë të mafias në Kosovë. Nuk është problemi se kë po takon e kë nuk po takon Biden. Është e padrejtë dhe e dëmshme nëse Biden nuk e thotë të vërtetën për këta producentë e regjisorë të krimit e korrupsionit në Kosovë. Sepse, para së gjithash, janë fëmijët e uritur e të pashkollë, rinia e gratë e papuna, dhe pleqtë në mjerim që po vuajnë nga seriali PRONTO 2.0”, ka thënë Visar Ymeri.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri