Ymeri: Vdekja e Astrit Deharit
përgjegjësi direkte e shtetit

Ymeri: Vdekja e Astrit Deharit<br />përgjegjësi direkte e shtetit
Prokuroria e Prizrenit ka kërkuar ekspertizë mjeko-ligjore për vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Dehari.
 
Ky i fundit ndërroi jetë ndërsa ndodhej në paraburgim nën akuzën për përfshirje në sulmin me armë zjarri mbi ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.
 
Kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë, se nga hetimet e deritashme, rezulton se Dehari është dërguar në spital pa shenja jete.
 
Sipas tij prokuroria është ende duke mbledhur informacione por më e rëndësishme do të jenë rezultatet e autopsisë që do të bëhet nga ekspertët mjeko-ligjorë. Ndërkohë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me anë të një deklarate për media ka kërkuar që të sqarohet në detaje vdekja e Deharit.
 
Kërkojmë nga institucionet përkatëse të ligjit, që në mënyrë urgjente të sqarojnë në tërësi dhe në detaje këtë rast”, thuhet në deklaratën dërguar mediave.
 
 Ndërkohë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në një konferencë të jashtëzakonshme tha se vdekja e Astrit Deharit është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e shtetit.
 
“68 ditë pas mbajtejes në paraburim dje morëm lajmin e tmerrshëm për vdekjen e antarit të këshsillit të përgjishëm, Astrit Deharit. Ai i kaloi 68 ditë në paraburgim në një vend ku cënohet dinijeti”, ka thënë Ymeri.

“Këto ditë të burgut ia kishte montuar prokuroria me bashkë policinë pa snjë proces. Ai u akuzua për terrorrizëm, por në fakt tërrrorin në këtë shtet po e bëjnë vetëm institucionet e drejtësisë. Vdekja e Astrit pavarësisht mos zbardhjes e të dhënave ëhstë ëprgjithësi vetëm e shtetit”, ka deklaruar kreu i LVV’së.

Ai bëri të ditur se LVV i ka dërguar kërkesë ministres së Drejtësisë, për ti lejuar atij dhe që ti vizitoj aktivistët e tjerë të LVV’së.

Sot i kam shkruar letër ministres së Ministrisë së Drejtësisë që të na lejojë që ti vizitojmë në burg pjestarët e tjetrë aktivistë.Mbështetim plotësisht kërkesëne familjes dehari për angazhimin e mjekëve të pavarur për bërjen e autopsis për Astritin”, ka thënë Ymeri.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Merr fund arratia e Noizyt pas sherrit me tik-tokerin në Kosovë, arrestohet në Shëngjin

Merr fund arratia e Noizyt pas sherrit me tik-tokerin në Kosovë, arrestohet në Shëngjin