Një shtetase britanike ia ka dalë të mbijetojë pas 10 orësh në det pasi u rrëzua nga një anije lundrimi.
Kay Longstaff, 46 vjeç, ra në Adriatik nga anije në të cilën lundronte duke qëndruar për 10 orë në det, ku ia doli të shpëtonte vetëm falë yogës dhe këndimit.
Varka nga e cila ra 46-vjeçarja
Rashë nga pjesa e pasme e anijes norvegjeze dhe isha në ujë për rreth 10 orë, këta njerëz të mrekullueshëm më shpëtuan. Sekreti? Më ndihmuan kurset e yogës, pasi jam shumë në formë.
Kay Longstaff
Një nga shpëtuesit e saj tha për mediat e huaja se 46-vjeçarja ishte shprehur se kishte kënduar për të mos ndjerë të ftohtin gjatë natës.
Komento