Nëse mendoni se keni patur një ditë të lodhshme në punë, ka një zgjidhje që propozohet nga praktikuesit e yogës në Hong Kong, quhet “yoga e qeshjes” dhe besohet se qetëson mendjen, trupin dhe shpirtin nga grumbullimi i stresit të përditshëm. Firma këshilluese ‘Aspiro të Inspirosh” zhvillon leksione yoge për punëtorë të firmave të mëdha dhe mendohet se kjo gjë rrit produktivitetin dhe kreativitetin e tyre.
Trajneri i klasës së yogës Pammani shpjegon se për shak se njerëzit nuk shprehen në ambientet e punës, nëpërmjet atmosferës që krijohet gjatë seancave të qeshjes krijohet afrimitet mes tyre dhe kjo bën që të ndërtohen marrëdhënie të mira bashkëpunimi dhe komunikimi mes punonjësve, çka rrjedhimisht rrit produktivitetin në vendin e punës.
Nuk bëhet fjalë për ushtrime të komplikuara dhe të vështira, si kapja e thembrës apo bërja e urës, kjo yoga ka për qëllim vetëm të të bëjë të qeshësh dhe të ndihesh i lumtur.
Mësuesja tjetër e yogës shpjegon se nuk ka shumë rëndësi nëse është një e qeshur e vërtetë apo fallso, rëndësi ka të nisësh të qeshësh pasi i gjithë trupi përçon energji pozitive dhe bën që zemra dhe organet e tjera të brendshme të punojnë me ritëm tjetër e kjo ndikon drejtpërdrejt dhe në qetësimin e truri.
Humori forcon sistemin imunitar e ul presionin e gjakut dhe sipas Qendrës se Kontrollit të Sëmundjeve, e qeshura për 10 deri në 15 minuta djeg rreth 10-40 kalori.
Nëpërmjet të qeshurës dhe lëvizjeve të pakuptimta të trupit heq vëmëndjen e trurit nga gjëra të rëndësishme apo jo që mendojmë të gjithë gjatë ditës. Shumë kompani e praktikojnë këtë metodë me seanca argëtuese për të qeshur, për t’u qetësuar dhe bashkëpunuar brenda stafeve të ndryshme.
Menaxheri i njërës prej kompanive që kryen rregullisht këto seanca shprehet se seancat e para kanë qenë një sukses i vërtet për të dhe kolegët e tij pasi ata kanë nisur të ndihen ndryshe, me më tepër vetbesim tek vetja dhe bashkëpunëtorët e tyre.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com