Yuri Kim: DASH nis iniciativat për të luftuar korrupsionin! Të mbrojmë zgjedhjet e lira dhe të ndershme
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim
Pas mbajtjes së Samitit për Demokraci, Departamenti Amerikan i Shtetit do të nisë një sërë iniciativash për të luftuar korrupsionin dhe për të forcuar demokracinë. Lajmi bëhet me dije nga Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim nëpërmjet një postimi në Twitter, e cila ka shpërndarë edhe njoftimin e DASH.
"Në vijim të Samitit për Demokraci, Departamenti i Shtetit po fillon iniciativa për të luftuar korrupsionin, të forcojë reformat demokratike dhe mbrojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe proceset politike", shkruan Yuri Kim.
Në njoftimin e DASH thuhet se do të rriten përpjekjet kundër korrupsionit, duke vendosur edhe ekspertë amerikanë me përvojë në vendet partnere për të hetuar.
"Departamenti i Shtetit dhe i Drejtësisë synojnë të vendosin ekspertë me përvojë të qeverisë amerikane kundër korrupsionit për të përmbushur nevojat emergjente dhe për të ndërtuar kapacitete në vendet partnere për të hetuar, ndjekur penalisht dhe gjykuar korrupsionin. Ky fond do të lehtësojë gjithashtu koordinimin midis vendeve për rastet, do të ndihmojë në gjurmimin dhe rikuperimin e të ardhurave të korrupsionit dhe do të mbështesë reformat e mëtejshme ligjore dhe institucionale", thuhet mes të tjerash në njoftimin e DASH.
Me 9 dhe 10 dhjetor, Presidenti amerikan Joe Biden organizoi Samitin për Demokraci dhe bëri bashkë udhëheqësit botërorë, shoqërinë civile dhe sektorin privat, me qëllim forcimin e demokracisë, mbrojtjen kundër autoritarizmit, luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e të drejtave të njeriut.
Sondazhi i ditës:
Si e organizoi Shqipëria finalen e Conference League?
-
Mirë
87.4%
-
Keq
7.4%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 2096
Lajme të tjera
-
Një shqiptar në SHBA shpallet fajtor për mbështetje të ISIS-it
26 Maj, 17:36
-
‘Ndërhynë me vonesë’, prindërit e fëmijëve akuzojnë policinë në sulmin në Teksas
26 Maj, 16:10
-
Dy vjet pas vdekjes së George Floyd SHBA-ja në një udhëkryq
26 Maj, 10:43
-
Kronologji e zymtë e sulmeve masive në Shtetet e Bashkuara
25 Maj, 12:03
-
Frrok Çupi: Edhe kafshët gënjejnë llojin e vet
25 Maj, 11:34
-
'Trafiku i qenieve njerëzore', Meta takohet me ambasadoren Yuri Kim: Po forcojmë bashkëpunimin! Nevojitet trajnim i policisë, prokuroritë të hetojnë me shpejtësi rastet
25 Maj, 10:05
-
Teksas/ 21 të vdekur! Bilanci i ri tragjik nga sulmi me armë në shkollën fillore, 18-vjeçari qëlloi gjyshen e tij para se të vriste fëmijët
25 Maj, 07:47
-
Teksas/ 18-vjeçari futet në shkollën fillore dhe qëllon me armë, 15 viktima, 14 nxënës dhe një mësues
24 Maj, 23:22
-
Çfarë është lija e majmunit dhe ku po përhapet? Gjithçka që duhet të dini
24 Maj, 21:39
-
Mero Baze: Partia e Berishës dhe fjalimi i Edi Ramës janë historia e 32 viteve
24 Maj, 20:31
-
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura: SHBA i jep Shqipërisë 17 milionë dollarë për ushtrinë
24 Maj, 19:47
-
KQZ: Duhet kod zgjedhor për votimet nga jashtë, të përfundojë në vjeshtën e 2023! PS: Të nisim punën! PD-LSI: Diaspora, zonë zgjedhore më vete! Jo votim me postë
24 Maj, 10:47
Tani pas peshkut kjo do.mbroje zgjedhjet. Mi gru ndonje koment per punen e sistemit ilegal te te dhenave te vjedhura personale apo merre me leng.
Përgjigju