Yuri Kim i mbaron mandati, Ministria e Jashtme: Kanë nisur procedurat për zëvendësimin! Emri i rëndësishëm në DASH që flitet si kandidat i mundshëm

Yuri Kim i mbaron mandati, Ministria e Jashtme: Kanë nisur procedurat për zëvendësimin! Emri i rëndësishëm në DASH që flitet si kandidat i mundshëm

Yuri Kim dhe David Kostelanick

TIRANË- Nisin procedurat për zëvendësimin e ambasadores së SHBA në vendin tonë , Yuri Kim. Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, ka konfirmuar në “Tëitter” se procedura për zëvendësimin e Kim ka nisur, teksa nuk mund të flitet për emrin e Ambasdorit të ri, që dot a zëvendësojë.

Burime të “Report Tv”, bënë me dije se në vend të saj, në pozitën e ambasadorit amerikan në Shqipëri, pritet të emërohet David Kostelanick. Ky i fundit njihet si njohës i çështjes Ruse, teksa aktualisht ka pozicionin e drejtorit në Zyrën për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit.

“Në përgjigje të interesimeve të medias gjatë gjithë ditës dhe për të shmangur çdo spekulim mbi ‘heshtjen’ e MEPJ, konfirmojmë se procedura e zëvendësimit të ambasadores Kim ka nisur zyrtarisht, ndërkohë që për emrin e ambasadorit të ri procedura nuk na mundëson të bëjmë komente”, shkruan Ministria e Jashtme.

Të njëjtat burime konfirmojnë se Ambasadorja Kim do të jetë kandidate për t’u bërë diplomate e re amerikane në Korenë e Jugut, pozicion që e pretendon edhe ish-komandanti i Forcave Amerikane të Koresë, Vincent Brooks, janë midis kandidatëve që do të marrin postin e rëndësishëm në Korenë e Jugut. Burimet bëjnë me dije gjithashtu se këtë informacion Kim e ka ndarë edhe me Presidentin, Bajram Begaj, gjatë takimit të zhvlluar të martën.

Yuri Kim mori votëbesimin si ambasadore e SHBA në Tiranë nga senati amerikan në 29 nëntor 2019. Ajo zbriti në Tiranë në 22 janar të 2020. Tashmë ajo është në përfundim të mandatit të saj dhe mesa duket nuk do të ketë shtyrje. Ambasadorja Kim, një diplomate karriere, ka punuar mbi sfida kyçe të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare në mbarë Europën, Azinë dhe Lindjen e Mesme. Ka qenë drejtoreshë e Çështjeve të Europës Jugore dhe ka mbuluar Turqinë, Greqinë, Qipron dhe më gjerë rajonin e Mesdheut Lindor; si drejtoreshë e Zyrës së Çështjeve Europiane të Sigurisë dhe ato Politiko-Ushtarake, ka mbuluar NATO-n dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE).

Më parë ka qenë Shefe e Kabinetit e Zëvendës Sekretarit të Shtetit dhe drejtoreshë e Qendrës për Studimin e Administrimit të Diplomacisë. Më herët në karrierën e saj, ka qenë Ndihmëse e Posaçme e Sekretarit të Shtetit Colin Powell, si dhe Ndihmëse e Posaçme e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit. Mandatet e saj jashtë SHBA përfshijnë Turqinë, Irakun, Republikën e Koresë, Japoninë dhe Kinën.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • MPJ ja: 09/12/2022 08:51

    Do doja qe ministria jashtme te bente pune te tjera ne vend qe te merrej me llafe jo iken jo siken ambasadorja, cpune ka me jashtme,do ishte mire qe tja shtonin mandatin juri kimit qe te ngeleshin si m..keta tanet dhe here tjeter mos flisnin para kohe,ministria e jashtme e ndriti me punet e veta dhe i ngelen llogjet tani

    Përgjigju
  • Qepa: 09/12/2022 08:04

    Mos more amani, po si do ja bejme ne pa ambasadoren? Ajo na ka mbrojtur nga korrupsioni dhe minimi i demokracise. Na ka ndrequr edhe drejtesine. Po tani? Kush do na mbroje nga korrupsioni?

    Përgjigju
  • Dritan: 09/12/2022 07:52

    Ambasadore model, bëri më të mirën për popullin shqiptar. I ectë mbarë!

    Përgjigju
  • Eli: 09/12/2022 07:12

    Cpune ka ministria e jashtme? Pa lidhje idiotesi Diplomatie.....

    Përgjigju
  • soto: 09/12/2022 05:23

    Soro ambasador

    Përgjigju
  • GOLI: 08/12/2022 21:38

    SIÇ SHIKOJME DYKEMBESHJA ESHTE ME SHENDET TE MIRE...TE SHPRESOJME QE QENT I KEMI NE NUMER...

    Përgjigju
  • Bukurie: 08/12/2022 21:04

    Ambasadorja Yuri ka bere detyren Silas lignite American dhe eshte perpjekur per te bere me te miren per popullin shqiptare qe eshte vjedhur dhe masakruar nga keto politikan te felliqur , ambasadores i urojm shendet te plote dhe suksese te meteishme ne karrieren e Saj politike dhe faleminderit per perkushtimin dhe lodhjen qe pati ne Shqiperi bere aq sa munde me kete politik te veshtire. Respect for you and welcome back to Albania . We love US.

    Përgjigju
  • AltinTop: 08/12/2022 20:17

    Sa ishte pa ardhe kjo zonje Saliu ishte ne pension...Tani qe po iken na e la bythes

    Përgjigju
  • Ajo: 08/12/2022 19:18

    Nje Zonje e vertete. Ambasadorja me e mire qe kemi pasur ndonjehere.

    Përgjigju
  • Nasho: 08/12/2022 19:14

    Njerez te tille vetem ambasadore nuk mund te cilesohen, ndonje etiketim tjeter Po, por jo ambasador…

    Përgjigju
  • Beni: 08/12/2022 18:59

    Do na mungoj nje grua e nderuar dhe e respektuar qe u perpoq te bente me te miren per vendin tone,pac fat kudo qe te shkosh zonja Yuri Kim

    Përgjigju
  • Mara emigrante ne Itali: 08/12/2022 18:30

    Shyqyr qe po iken sepse pati dhe nje influence ne percarjen e pd ,i dha dore nje personi te gabuar duke e ditur qe financohej nga rublat po te ishte treguar vertet dipllomate nuk rehabilitohen deshmitaret e penduar .ardhte nje person qe te vendosi pikat mbi i.

    Përgjigju
    • durresi: 08/12/2022 22:13

      i qafaha hallon Lulit ti, se Lulin e kan therritur ne U.S.A qe ta zgjedhi vete amdasadorin tjeter biles biles me gjithe staf

    • Franci: 08/12/2022 19:24

      Mos u merzisni ju “ berishianet” se edhe me ambasadorin e ri ashtu sikurse me gjithe ambasadoret amerikane do te filloni konfliktin e do ti vini epitete sepse nuk e kuptoni qe e keqja nuk eshte amerika por komandanti juaj mashtrues , i korruptuar e qe ka lyer duart me gjak shqiptaresh.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët