Yuri Kim nga Fieri: SHBA nuk mbështet asnjë kandidat apo parti politike të caktuar, demokracia shqiptare në rrugën e duhur

‘SHBA nuk mbështet asnjë kandidat apo parti politike të caktuar’, kështu ka deklaruar nga Fieri ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim. Duke ju referuar vetes si një person i drejtpërdrejtë, Kim nënvizoi se e vetmja gjë që mbështet SHBA është e drejta e popullit shqiptar që të mund të shprehë vullnetin e tij përmes votës së tyre.

Po ashtu diplomatja amerikane theksoi se është shumë e rëndësishme që votuesit ta mbajnë mend se ato kanë fuqinë, por gjithashtu edhe përgjegjësinë.

Teksa ka takuar një grup votuesish për herë të parë në Fier, Yuri Kim tha se është impresionuar sesa të informuar ishin në lidhje me të drejtën e tyre për çështjen e votimit. Kim tha në fund të prononcimit për gazetarët se ndihet besimplotë se demokracia shqiptare është në drejtimin e duhur.

‘Kam qenë në Vlorë, dhe sot në Fier. Dhe sigurisht është pjesë e përpjekjeve të mia që të shikoj nga Shqipëria sa më shumë që është e mundur veçanërisht duke pasur parasysh që jemi para zgjedhjeve të 25 prillit. Besoj se ju e keni mësuar tashmë që unë jam një person shumë i drejtë përdrejtë. Unë do t’ju siguroja se nëse do të doja që ju të votonit për dikë, do t'ua thoja këtë gjë dhe nuk do t’ju thoja thjesht një mesazh të fshehur. Dëshiroj që të përsëris se SHBA nuk mbështet asnjë parti të caktuar apo një kandidat të caktuar politik.

E vetmja gjë që mbështesim është e drejta e popullit shqiptar, që të mund të shprehë vullnetin e tij përmes votës së tyre. Paralajmërojmë kundër kujtdo të cilët dëshirojnë që ta mohojnë këtë të drejtë duke shitur votën ose duke blerë votën. Mendoj se është shumë e rëndësishme që votuesit ta mbajnë mend se ato kanë fuqinë, por gjithashtu edhe përgjegjësinë.

Sot ne Vlorë u takova me një grup të shoqërisë civile. Ne e bëmë të qartë se në një demokraci shoqëria civile ka një rol jetik.  Sot takova edhe me votues për herë të parë dhe u impresionova sesa të informuar ishin, sa të qartë ishin për të drejtat e tyre dhe sa të qartë ishin për çështjen e votimit. Patëm një diskutim shumë të mirë mbi atë që ata mendojnë. Ndihem besimplotë se demokracia shqiptare është në drejtimin e duhur. Të rinj të tillë ta ndihmojnë Shqipërinë dhe të shprehin vullnetin me 25 prill.’- tha Yuri Kim.

Ambasadorja Yuri Kim më herët ishte në Vlorë, ku theksoi se ka kërkuar nga përfaqësuesit e shoqërisë civile në Vlorë që të kontribuojnë në forcimin e demokracinë , informimin e votuesit dhe nxitjen e rinisë për të votuar më 25 prill. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmoi Iranin, mediat amerikane: Izraeli e paralajmëroi Uashingtonin

Sulmoi Iranin, mediat amerikane: Izraeli e paralajmëroi Uashingtonin