Yuri Kim takon Ermira Babaliun dhe tregon historinë e veçantë të njohjes me këngëtaren shqiptare: COVID pengoi takimin tonë për më shumë se një vit

Yuri Kim takon Ermira Babaliun dhe tregon historinë e veçantë të njohjes me këngëtaren shqiptare: COVID pengoi takimin tonë për më shumë se një vit

Këngëtarja Ermira Babaliu dhe Yuri Kim

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim është takuar ditën e sotme në qytetin e Pogradecit me këngëtaren e njohur Ermira Babaliu.

Diplomatja amerikane ke treguar edhe historinë e veçantë të njohjes me këngëtaren shqiptare. Kim ka treguar se ato janë takuar në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani në shkurt të vitit të kaluar dhe kanë mjaftuar vetëm 5 minuta për të kaluar shumë mirë, duke i premtuar njëra-tjetrës se do takoheshin sërish në Pogradec.

Por COVID bllokoi takimin e tyre për më shumë se një vit dhe së fundmi ato janë takuar në Pogradec, duke mbajtur premtimin.

 “Si filloi … si po shkon! Unë dhe Ermira Babaliu u takuam duke ndërruar avionët në aeroportin e Frankfurtit në shkurt të vitit të kaluar. Ne kaluam aq mirë në ato 5 minuta sa premtuam të takoheshim në Pogradec muajin tjetër. Bllokimi i Covid ndaloi takimin tonë, por pas më shumë se një viti, së fundmi jemi së bashku në Pogradec duke mbajtur premtimin. Pas disa orësh, Mira do të këndojë “Kali i Bardhë” dhe hite të tjera, dhe unë do të jem atje për të duartrokitur. Por së pari, Mira më dha një vështrim vjedhurazi buzë liqenit …” shkruan ambasadorja Yuri Kim.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë